Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sulmi ndaj vilës së Enver Hoxhës, Rama: Brenda kishte artistë, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

01/03/2026 - 18:51
në Lajme
A A
Rama: Kosova t’i përmbush pikat nga dialogu – Serbia kurrë mos i bëftë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënoi incidentin e ndodhur në rezidencën artistike “Vila 31 x Art Explora” në Tiranë, ku artistë ndërkombëtarë u gjendën nën një sulm me mjete shpërthyese artizanale gjatë protestës së opozitës.

Gjatë një vizitë të zhvilluar në mjediset e ish-rezidencës së diktatorit, Kryeministri bisedoi me drejtoren ekzekutive të programit të Fondacionit Art Explora, Bisej Kapo, e cila ndodhej së bashku me artistët, në rezidencë gjatë kohës së sulmit nga protestuesit.

Kreu i qeverisë tha se ajo situatë mund të kishte sjellë edhe një tragjedi.

“Prej disa kohësh kjo rezidencë e diktatorit dikur, është kthyer në një rezidencë artistësh që vijnë nga gjithë bota këtu në Tiranë, në një destinacion që jep vlerë dhe e bën të çmuar Tiranën dhe Shqipërinë edhe në këtë drejtim dhe erdha për t’u takuar me artistët dhe për t’ju shprehur atyre të gjithë ndjenjën time të keqardhjes, për t’ju kërkuar falje për atë çka ndodhi mbrëmë kur u gjendën nën një sulm bombash artizanale, që largqoftë, mund të kishin sjellë edhe tragjedi këtu dhe ata janë të traumatizuar, nuk janë në gjendje të flasin për publikun. I mirëkuptoj krejtësisht dhe kjo që ka ndodhur është një turp shumë i madh, është një dëm shumë i madh, është një plagë e hapur në atë që është fytyra e Shqipërisë së re dhe të cilën e përfaqëson dhe ko rezidencë, të cilën e mishërojnë dhe këta djem dhe këto vajza të talentuara që vijnë nga të katër anët e botës, këtu”, tha Rama.

Kreu i qeverisë hodhi akuza ndaj organizatorëve të protestës se frymëzojnë akte të tilla.

“Pra, atyre që i simpatizojnë, dua t’i them që nga kjo, nga këto humbasin të tërë ata që duan të bëjnë punë, që duan të kenë turistë, që duan të zhvillojnë ekonominë e tyre të vogël, me biznesin e tyre të vogël apo që duan të rrisin qetësisht fëmijët këtu sepse Shqipëria e hapur nuk mund të mbyllet dhe këto kërcitje thjesht dhe vetëm e çojnë ujin totalisht në mullirin e së shkuarës dhe nuk kanë të bëjnë fare me të ardhmen”, tha Rama.

Ndërsa drejtoresha e programit, Bisej Kapo, tha se situata mund të kishte përshkallëzuar edhe për faktin se vila është e ndërtuar me dru.

“Për mua fakti që nuk e dinin që është rezidenca e arteve, nuk është fare skuzim, madje më duket e turpshme që ta përdorësh si një element që padija të justifikojë veprimin”, tha ajo.

Kujtojmë se në lidhje me këto akte janë arrestua katër protestues. /tvklan.al

JU REKOMANDOJMË

Trump: Irani dëshiron të negociojë, unë kam rënë dakord të bisedojmë

Trump: Irani dëshiron të negociojë, unë kam rënë dakord të bisedojmë
01/03/2026 - 19:47

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se udhëheqësit e rinj të Iranit “duan të flasin” dhe se ai ka rënë dakord për negociata. Trump ia tha këtë gazetarit...

Më shumëDetails

Trump: Liderët e rinj të Iranit duan të flasin

Trump: Liderët e rinj të Iranit duan të flasin
01/03/2026 - 19:20

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një intervistë për “The Atlantic” ka thënë se udhëheqja e re e Iranit dëshiron të flasë me të...

Më shumëDetails

Smakiqi: Taktika e heshtur e zgjedhjes së Presidentit – PDK e LDK po frikësohen, në fund cilido kandidat i LVV-së i siguron 61 vota

Smakiqi: Taktika e heshtur e zgjedhjes së Presidentit – PDK e LDK po frikësohen, në fund cilido kandidat i LVV-së i siguron 61 vota
01/03/2026 - 18:58

Avokati Xhevdet Smakiqi thotë se ka një “taktikë të heshtur” për zgjedhjen e Presidentit. Ai shkroi në Facebook disa pika të një skenari se si do të zgjidhet...

Më shumëDetails

Irani kërcënoi me mbyllje të saj, pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?

Irani kërcënoi me mbyllje të saj, pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?
01/03/2026 - 18:34

Lindja e Mesme është rajoni kryesor prodhues i naftës në botë dhe një qendër e madhe për tregtinë detare. Rrugët e saj ujore janë një rrugë kyçe për...

Më shumëDetails

Mehmetaj: Frika ndaj Vjosa Osmanit e ka bllokuar krejtësisht Kurtin; frikë ta lërë, frikë mos ta lërë presidente

Mehmetaj: Frika ndaj Vjosa Osmanit e ka bllokuar krejtësisht Kurtin; frikë ta lërë, frikë mos ta lërë presidente
01/03/2026 - 18:19

Gazetari Lirim Mehmetaj i ka bërë një analizë mënyrës që, në këndvështrimin e tij, operon Kryeministri Albin Kurti, duke e cilësuar atë si një politikan të udhëhequr vetëm...

Më shumëDetails

Konjufca dënon sulmet e Iranit mbi bazat amerikane dhe Izraelin: Qëndrojmë fuqishëm me aleatët tanë

Konjufca dënon sulmet e Iranit mbi bazat amerikane dhe Izraelin: Qëndrojmë fuqishëm me aleatët tanë
01/03/2026 - 17:30

Glauk Konjufca, ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka reaguar pas sulmeve ajrore të Iranit në bazat ushtarake të ShBA-së dhe mbi caqet në Izrael. Duke shkruar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • CNN: Izraeli ka siguruar fotografi të trupit të pajetë të Ali Khameneit, po përgatitet njoftimi zyrtar

    CNN: Izraeli ka siguruar fotografi të trupit të pajetë të Ali Khameneit, po përgatitet njoftimi zyrtar

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dronë që u përdorën për herë të parë, amerikanët publikojnë pamjet e sulmit mbi Iranin

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Momenti dramatik kur ekipet e shpëtimit nxjerrin Khamenei-n nga rrënojat

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Paga e 13 për punëtorët e sektorit publik ekzekutohet në fund të muajit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Situata në Iran, reagon Erdogan: Ne jemi gati dhe të përgatitur!

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë