Shishe të shumta janë hedhur në drejtim të basketbollistëve të Prishtinës si dhe gjyqtarëve të Federatës së Basketbollit të Kosovës pas përfundimit të ndeshjes në “Minatori”.
Prishtina fitoi “dramën” ndaj Trepçës me vetëm dy pikë dallim, 88:86.
Rashid Mahalbashiq shënoi pikët e fitores për bardhekaltrit pas një topi të kapur në sulm.
Sikurse zakonisht, mitrovicasit nuk u pajtuan me humbjen dhe filluan me hedhjen e gjësendeve të ndryshme në drejtim të gjyqtarëve dhe basketbollistëve të Prishtinës.
Të dyja palët u drejtuan drejt zhveshtoreve, teksa u nevojit edhe ndërhyrja e sigurimit në palestër për të siguruar mbrojtjen e nevojshme.
Kjo është hera e dytë që Prishtina e mposht Trepçën brenda pak ditëve. Fillimisht shënoi fitore në kuadër të Kupës së Kosovës, ndërsa sot e mposhti në kuadër të Superligës.