Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sulmohet dhe ndiqet me armë një qytetar në Vushtrri – Policia në kërkim të të dyshuarëve

07/07/2025 - 08:08
në Lajme
A A
Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një 22-vjeçar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një incident i rëndë është raportuar më 5 korrik 2025, rreth orës 21:30, në rrugën “Bahri Kuqi” në Vushtrri, ku një qytetar është sulmuar fizikisht dhe më pas ndjekur nga dy persona, njëri prej të cilëve dyshohet se ka përdorur armë zjarri.

Gazeta Sinjali mëson se viktima e këtij rasti është G.SH, 31 vjeçar, i cili ka raportuar se derisa po qarkullonte me veturën e tij në qendër të qytetit, një veturë Mercedes ngjyrë gri (me targa të panjohura), i është futur në mënyrë të parregullt në rrugë duke e rrezikuar. Pas një konflikti verbal, i dyshuari ka dalë nga vetura dhe e ka goditur me shqelm në mjekër.

Pas incidentit fillestar, G.SH është larguar me veturën e tij në drejtim të fshatit Gojbulë, por është vërejtur se po ndiqej nga i njëjti person, i cili ishte i shoqëruar me një tjetër. Pasi ka arritur në Gojbulë, viktima është futur në një rrugicë dhe është fshehur në shkurre, ku ka dëgjuar të shtëna me armë, për të cilat dyshon se janë kryer nga të njëjtit persona.

Ai ka qëndruar i fshehur deri në mbërritjen e njësive policore, të cilat kanë kërkuar në zonë për të dyshuarit dhe për gëzhoja, por fillimisht nuk kanë gjetur asnjë provë materiale.

Fillimisht, prokurori kujdestar kishte udhëzuar që rasti të mos iniciohet, por më 06.07.2025, pas rishikimit të informacionit, është dhënë udhëzimi që rasti të procedohet si:

“Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Sulm”.

Rasti është aktualisht nën hetim nga njësia përkatëse e hetimeve në Vushtrri, ndërsa identiteti i personave të dyshuar mbetet ende i panjohur.

JU REKOMANDOJMË

BE paralajmëroi shpalljen e masave ndaj Kosovës, reagon Kusari: Hera e parë në histori, arsyet s’po mund t’i artikulojnë
Lajme

Kusari- Lila: Një nga pasojat e moskonstituimit të kuvendit deri më 26 korrik mund të jetë marrja e mandateve

07/07/2025 - 11:04
Bekë Berisha me ironi: Po më gëzoni se i paskeni ndreq mikrofonat pas Urës së Saradranit!
Lajme

Bekë Berisha përsërit qëndrimin për ta votuar këdo nga LVV për kryeparlamentar/e: Të gjithë të njëjtë janë

07/07/2025 - 10:52
“Nëse nuk konstituohet Kuvendi, pasojat më të mëdha i bartin qytetarët”, thotë Qalaj
Lajme

Kërcënimi më bombë i së shtunës, Qalaj kërkon nga policia t’i rrisp masat e sigurisë në kuvend

07/07/2025 - 10:44
Trump pret Netanyahun për të biseduar për armëpushimin në Gaza
Lajme

Trump pret Netanyahun për të biseduar për armëpushimin në Gaza

07/07/2025 - 10:31
Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK’së në Hagë
Kryesore

Gjykimi i krerëve të UÇK-së drejt fundit: Këto janë të gjitha afatet dhe datat e rëndësishme

07/07/2025 - 10:15
Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në SHBA
Lajme

Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në SHBA

07/07/2025 - 10:08

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “U gjet bomba e vërtetë”, Duda Balje flet për komentet që merr rreth fizikut të saj

    “U gjet bomba e vërtetë”, Duda Balje flet për komentet që merr rreth fizikut të saj

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Mark Rutte : Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi dhe Putin

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Faton Peci “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Sulmohet dhe ndiqet me armë një qytetar në Vushtrri – Policia në kërkim të të dyshuarëve

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Nuk ta çoj grurin në mulli se ka tollovi” – Ky është i dyshuari që përfundoi në pranga për rrahje dhe të shtëna me armë në Vushtrri

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë