Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Superliga e Evropës nuk është shuar, tre klubet zgjedhin një gjerman si kreun e projektit

19/10/2022 - 16:00
në Sport
A A
Superliga e Evropës nuk është shuar, tre klubet zgjedhin një gjerman si kreun e projektit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Superliga Evropiane nuk është shuar. Gjyqi është mes dhjetorit në Gjykata Evropiane të Drejtësisë për çështjen e monopolit të pretenduar të paligjshëm të UEFA-s dhe FIFA-s.

Aktualisht është presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, më aktivi për të mbajtur gjallë manifestin programatik të turneut alternativ të Ligës së Kampionëve, i cili pa dritën në prill të vitit 2021, por që tashmë mbështetet vetëm nga tre klube, Blaugranët, Real Madrid dhe Juventus.

Lajmi është se projekti jo vetëm që po ecën përpara nën rrogoz, por po pajiset edhe me profesionistë të rinj, të thirrur për të vënë në dispozicion përvojën e tyre dhe përmirësuar më tej idenë origjinale të rinovimit të organizimit të garave evropiane.

Në fakt, që nga 19 tetori, Bernd Reichart është CEO i ri i grupit të punës. Gjermani 48-vjeçar ka një karrierë të gjatë si drejtues sportiv dhe deri vonë ka mbajtur pozicionin e CEO të “RTL Deutschland Group”, një nga kompanitë kryesore mediatike në Evropë.

Në planet e “A22 Sports Management”, kompanisë tregtare evropiane të zhvillimit të sporteve, mbi të cilën bazohet Superliga, detyra e Reichart fillimisht do të jetë të fillojë një dialog me ato pjesë të botës së futbollit që për momentin nuk përfshihen në projekt.

Më pas, ndër të tjera, edhe lojtarë, trajnerë, tifozë e media në përgjithësi, për të përfshirë një komunitet gjithnjë e më të gjerë rreth synimeve të Superligës. Këto janë fjalët e “hyrjes” që përdor Reichart:

“Presidentët e Real Madrid, Barcelonës dhe Juventus kanë paraqitur këndvështrimin e tyre për problemet e këtij sporti. Mendoj se po bëjnë pyetjet e duhura dhe personalisht do të doja të dëgjoja shumë zëra të ndryshëm në mënyrë që komuniteti evropian i futbollit të mund të gjejë së bashku përgjigjet e duhura.

Sporti që të gjithë e duam do të përfitojë nga një dialog i sinqertë dhe i hapur, do të ketë një të ardhme më të ndritshme falë reformës sonë të thellë”.

Laporta, në margjinat e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve kundër Interit, parashikoi përmirësime të mundshme në projektin e Superligës, duke premtuar lidhje me kampionatet kombëtare:

“Do të ishte gabim nëse Superliga priret të zëvendësojë kampionatet. Nuk mund të luhet gjithmonë vetëm mes klubeve të mëdha, do të lodheshim. Është gjithmonë mirë dhe e shëndetshme kur një skuadër më e vogël mund atë më të madhe. Kur hyra në këtë projekt mendoja për një turne të mbyllur, tani mendoj se Superliga duhet të lidhet me kampionatet e çdo vendi”.

A do të jetë vërtet kështu? Gjithçka do të varet nga vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, që pritet të dalë në fillim të vitit 2023 për gjoja monopolin e UEFA-s dhe FIFA-s, nga i cili varet fati i Ligës së Kampionëve dhe Superligës, por edhe i gjithë futbollit evropian e botëror.

JU REKOMANDOJMË

Spalletti bën sikur po ia vjedh veturën Zhegrovës

Spalletti bën sikur po ia vjedh veturën Zhegrovës
13/04/2026 - 13:54

Luciano Spalletti nuk po i jep hapësira Edon Zhegrovës në fushën e gjelbër, por kjo nuk do të thotë se dyshja e Juventusit ka probleme. Përkundrazi, trajneri italian...

Më shumëDetails

Harry Kane synon ta ndjekë Ronaldon edhe në të 40-at

Harry Kane synon ta ndjekë Ronaldon edhe në të 40-at
13/04/2026 - 13:52

Harry Kane vazhdon të vendosë standarde të larta dhe nuk ka ndërmend të ndalet. Sulmuesi i Kombëtares angleze dhe i Bayern Munichut synon ta zgjasë karrierën e tij...

Më shumëDetails

Tronditet Barcelona, ylli spanjoll kërkon largimin

Tronditet Barcelona, ylli spanjoll kërkon largimin
13/04/2026 - 13:51

Barcelona po përgatitet për një verë të ngarkuar në merkato, por për të realizuar dy transferime të mëdha, klubi katulanas duhet fillimisht të sigurojë të ardhura dhe hapësirë...

Më shumëDetails

Muriqi hyn në histori me Mallorcan, dopietë dhe në sfidë me Mbappen për këpucën e artë

Vedat Muriqi reagon pasi e mbylli sezonin me Mallorcan
12/04/2026 - 19:49

Vedat Muriqi vazhdon të shkruajë histori me RCD Mallorca në La Liga, duke u konfirmuar si një nga figurat më të mëdha në historinë e klubit ishullor. Sulmuesi...

Më shumëDetails

DY GOLAAAAAA: Vedat Muriqi hynë në histori të Mallorcas, e kalon Samuel Eto’n, bëhet golashënuesi më i mirë në histori të klubit

DY GOLAAAAAA: Vedat Muriqi hynë në histori të Mallorcas, e kalon Samuel Eto’n, bëhet golashënuesi më i mirë në histori të klubit
12/04/2026 - 17:06

Vedat Muriqi ka hyrë në histori me fanellën e Mallorcas, duke shkruar një kapitull të ri në La Liga. Sulmuesi kosovar realizoi dy gola ndaj Rayo Vallecanos në...

Më shumëDetails

Talenti shqiptar ia mohon fitoren Inter Miamit të Lionel Messit (VIDEO)

Talenti shqiptar ia mohon fitoren Inter Miamit të Lionel Messit (VIDEO)
12/04/2026 - 13:45

Adri Mehmeti, është protagonisti kryesor i New York Red Bulls. 17 vjeçari shqiptar me golin e tij e privoi nga fitorja Inter Miamin e Lionel Messit. Ndeshja e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deputeti i VV-së zbulon një “skenar” se po zgjidhet çështja e Presidentit: Jemi në rrugë të mbarë!

    Deputeti i VV-së zbulon një “skenar” se po zgjidhet çështja e Presidentit: Jemi në rrugë të mbarë!

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Punime të rrezikshme për punëtorët, gjobiten kompanitë e Astrit Çitakut e Arben Çitakut dhe u ndalohet puna në objekt banesor në Skenderaj

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Toka qëndronte pezull, më tronditi”, astronautja e NASA-s rrëfen eksperiencën historike në hapësirë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

    213 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë