Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Supremja anulon vendimin për shkarkimin e Besim Kelmendit nga posti i U.D. të kryeprokurorit

17/12/2025 - 11:29
në Kryesore, Lajme
A A
Supremja anulon vendimin për shkarkimin e Besim Kelmendit nga posti i U.D. të kryeprokurorit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Supreme ka njoftuar se ka anuluar vendimin për shkarkimin e U.D. të kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Në komunikatë thuhet se vendimi është i kundërligjshëm dhe lënda i është kthyer KPK’së në rishqyrtim dhe rivendosje.

Pas shkarkimit, Kelmendi është ankuar në Supreme, ankesë e cila sipas kësaj gjykate është e bazuar.

Supremja thotë se përfundimi juridik i Këshillit Prokurorial të Kosovës nuk është i drejtë dhe i ligjshëm.

Tutje thuhet se vendimi për shkarkimin e Kelmendit është i kundërligjshëm, arbitrat dhe i pa bazë.

“Sipas Gjykatës Supreme vendimi i atakuar është i kundërligjshëm, arbitrar dhe i pa bazë, sepse është kontradiktor në vetvete nga fakti se ku mbështetet një vendim i tillë (baza ligjore), dhe kjo krijon pasiguri se si ka mundësi një organ i tillë të merr vendime pa bazë ligjore specifike dhe referuar në dispozita që nuk i japin autorizime të veprojë në formën dhe mënyrën se si ka vepruar. Pra është procedurë e pa mbështetur në ligj dhe atë që nga fakti i rendit të ditës, caktimit të të njëjtit, ndryshimit të rendit të ditës, votimit, procedimit, përfundimit, rihapjes apo takimit të ri deri te vendimi i atakuar për shkarkim.”

Komunikata e plotë:

Aprovohet ankesa e U.D. Kryeprokuorit Besim Kelmendi, anulohet vendimi për shkarkim si i kundërligjshëm

Prishtinë, 17 dhjetor 2025 – Gjykata Supreme e ka aprovuar si të bazuar ankesën e paraqitur nga Besim Kelmendi, U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe ka anuluar vendimin KPK.nr.1056/2025, të datës 20 nëntor 2025, si të kundërligjshëm. Lënda i është kthyer Këshillit Prokurorial të Kosovës në rishqyrtim dhe rivendosje.

Gjykata Supreme e Kosovës, pas vlerësimit të pretendimeve ankimore lidhur me vendimin e atakuar, në mbështetje të nenit 15, të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ka gjetur se ankesa është e bazuar.

Meqenëse vendimi mbi shkarkim është marrë bazuar në pretendimet se U.D i kryeprokurorit të shtetit, përmes deklarimeve në Këshill dhe media ka shprehur qëndrim të njëanshëm, të cilat qëndrime dhe deklarime kanë denigruar pozitën e tij dhe kanë cenuar besimin e sistemit prokurorial dhe të publikut, janë elemente të përgjegjësisë disiplinore që përfshihen në kuadër të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Gjykata Supreme e Kosovës nisur nga kjo gjendje e çështjes, vlerëson se qëndrimi dhe përfundimi juridik i Këshillit Prokurorial të Kosovës nuk është i drejtë dhe i ligjshëm. Kjo, pasi që vendimi i atakuar është i përfshirë në shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, dhe Kodit të Etikës Profesionale për Prokurorë.

Sipas Gjykatës Supreme vendimi i atakuar është i kundërligjshëm, arbitrar dhe i pa bazë, sepse është kontradiktor në vetvete nga fakti se ku mbështetet një vendim i tillë (baza ligjore), dhe kjo krijon pasiguri se si ka mundësi një organ i tillë të merr vendime pa bazë ligjore specifike dhe referuar në dispozita që nuk i japin autorizime të veprojë në formën dhe mënyrën se si ka vepruar. Pra është procedurë e pa mbështetur në ligj dhe atë që nga fakti i rendit të ditës, caktimit të të njëjtit, ndryshimit të rendit të ditës, votimit, procedimit, përfundimit, rihapjes apo takimit të ri deri te vendimi i atakuar për shkarkim.

JU REKOMANDOJMË

Hargreaves te Kurti me qëndrime: “Fushatë e qetë”, “formim i shpejtë i qeverisë”, “integrim i pakicave”, “progres në dialog”
Lajme

Hargreaves te Kurti me qëndrime: “Fushatë e qetë”, “formim i shpejtë i qeverisë”, “integrim i pakicave”, “progres në dialog”

17/12/2025 - 13:26
“Zbulova miqtë e vërtetë”- Erion Veliaj reagon nga qelia në 46-vjetorin e lindjes!
Lajme

“Zbulova miqtë e vërtetë”- Erion Veliaj reagon nga qelia në 46-vjetorin e lindjes!

17/12/2025 - 13:23
Osmani: Vlerësojmë kontributin e Trump për paqen në rajon!
Lajme

Osmani: Vlerësojmë kontributin e Trump për paqen në rajon!

17/12/2025 - 13:17
Pensionet sot procesohen me rritje, Murati: Asnjë qeveri nuk i ka rritur pensionet sikurse Qeveria Kurti!
Lajme

Murati: BE hoqi masat ndaj Kosovës, të vetmet që kanë mbetur janë ato të opozitës

17/12/2025 - 12:55
Në një autosallon në Lipjan sekuestrohen armë e municion
Kryesore

Policia e Kosovës me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit

17/12/2025 - 12:47
Përurimi në Onkologji të QKUK-Kurti pyetet pse në ditën e parë të fushatës, shmang gazetaren dhe largohet
Kryesore

Përurimi në Onkologji të QKUK-Kurti pyetet pse në ditën e parë të fushatës, shmang gazetaren dhe largohet

17/12/2025 - 12:33

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ndahen paratë për këto kategori të pensioneve

    Ndahen paratë për këto kategori të pensioneve

    310 Shpërndaje
    Shpërndaje 124 Tweet 78
  • Faton Peci merr vendimin e parë si kryetar i Mitrovicës

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Faton Peci njofton për vendimin e dytë si kryetar i Mitrovicës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Duda Balje përdor gjuhë ofenduese gjatë një debati televiziv

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Familja e Edit i reagon Dolces pas dramës mbrëmë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë