Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Supremja e pranon ankesën e AAK-së dhe e kthen çështjen në PZAP – mund të ketë rivotim në Junik

22/10/2025 - 14:10
në Kryesore, Lajme
A A
OEK dhe ZRRE-së do të përballen në gjykatë më 5 nëntor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Supreme e ka kthyer në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa çështjen e ankesës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka kërkuar që “të shpallen të paligjshme zgjedhjet komunale dhe Komuna e Junikut të shkojë në rivotim për shkak të shkeljeve të cekura në ankesë, të cilat kanë ndikuar në rezultatin zgjedhor”.

Supremja e ka pranuar si të bazuar ankesën e AAK-së dhe e ka prishur vendimin e 15 tetorit të PZAP-së, duke e kthyer çështjen në rivendosje.

“Gjykata Supreme e Kosovës, pasi e vlerësoi ligjshmërinë e vendimit të kontestuar në kuptim të pretendimeve ankimore, përgjigjes në ankesë dhe pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se: Ankesa është e bazuar”, thuhet në vendim.

PZAP e kishte hedhur si të palejuar ankesën e AAK-së, e cila ka propozuar shkuarjen në rivotim në Komunën e Junikut.

Supremja tha se “ankesa është dashtë të trajtohet në bazë të meritave dhe jo të hedhet poshtë si e palejuar”.

Tash, Supremja ka kërkuar nga PZAP që në rivendosje, t’i evitojë shkeljet e evidentuara ligjore dhe të vendos në mënyrë meritore lidhur me këtë ankesë.

“Gjykata Supreme e Kosovës, duke u nisur nga një gjendje e tillë e çështjes, nuk e pranon si të drejtë dhe të ligjshëm qëndrimin e PZAP-it lidhur me hedhjen poshtë si të palejuar të ankesës së parashtruar nga subjekti politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me seli në Junik. Në rivendosje, PZAP-i udhëzohet që fillimisht të evitojë shkeljet e theksuara më sipër, në veçanti sa i përket shkeljeve të dispozitave të LZP-së dhe të Rregullores Nr. 01/2025, dhe më pas të vendosë në mënyrë meritore lidhur me ankesën e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), me seli në Junik, duke nxjerrë një vendim të drejtë dhe të ligjshëm”, thuhet në vendim.

AAK-ja në Junik ka pretenduar se në zgjedhjet lokale atje pati shumë “parregullsi dhe manipulime që kanë cenuar rëndë integritetin e zgjedhjeve dhe vullnetin e lirë të qytetarëve”.

Në Junik, në rundin e parë të zgjedhjeve lokale më 12 tetor, sipas AAK-së, kishin votuar edhe qytetarë të komunave tjera.

AAK-ja foli për “skemë kriminale” votimin në të cilin pretendon se morën pjesë edhe njerëzit me mbiemra që më herët s’kishin ekzistuar atje.

JU REKOMANDOJMË

Irani paralajmëron sulme në të gjithë botën

Irani paralajmëron sulme në të gjithë botën
20/03/2026 - 16:33

Zëdhënësi më i lartë ushtarak i Iranit ka paralajmëruar se Teherani mund të planifikojë sulme në vende civile në të gjithë botën. “Që tani e tutje, bazuar në...

Më shumëDetails

Flet Enver Idrizi, shqiptari që ka rrahur 2 herë Chuck Norris

Flet Enver Idrizi, shqiptari që ka rrahur 2 herë Chuck Norris
20/03/2026 - 16:23

Chuck Norris, artisti i famshëm i arteve marciale, është ndarë nga jeta. Norris vdiq në moshën 86-vjeçare, një ditë pasi u dërgua me urgjencë në spitalin e Hawaiit....

Më shumëDetails

Trump i quan anëtarët e NATO-s “frikacakë” që s’i ndihmuan për hapjen e Hormuzit: Do ta mbajmë mend

Trump i quan anëtarët e NATO-s “frikacakë” që s’i ndihmuan për hapjen e Hormuzit: Do ta mbajmë mend
20/03/2026 - 16:20

Presidenti amerikan, Donald Trump, goditi sërish NATO-n, duke dënuar anëtarët e aleancës për refuzimin e tyre për të “ndihmuar në hapjen” e Ngushticës së Hormuzit. Irani ka mbyllur...

Më shumëDetails

“Dissi” i gruas së Hysen Durmishit për Kurtin e Bashën: Vështirë me përfundu, se me pre shiritin është leht

“Dissi” i gruas së Hysen Durmishit për Kurtin e Bashën: Vështirë me përfundu, se me pre shiritin është leht
20/03/2026 - 16:18

Gruaja e Hysen Durmishit, Mirjeta Durmishi ka publikuar fotografinë ku shihet Kryeministri Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Infrastrukturës, Dimal Basha, tek sa prejnë shiritin e një...

Më shumëDetails

‘Nata e Kadrit është si me jetu 84 vite’ , Sopjani flet për muajin e Ramazanit dhe Fitër Bajramin

‘Nata e Kadrit është si me jetu 84 vite’ , Sopjani flet për muajin e Ramazanit dhe Fitër Bajramin
20/03/2026 - 15:10

Hetem Sopjani, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë ka folur muajin e Ramazanit dhe festën e Fitër Bajramit e cila festohet nga besimtarët myslimanë kudo në...

Më shumëDetails

Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?
20/03/2026 - 14:32

Mbrëmë ka ndodhur një aksident me fatalitet në rrugën magjitrale Vushtrri – Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Pestovë, ku për pasojë ka humbur jetën 27 vjeçari Driton...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë