Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Surroi propozon “zgjidhje të mesme” për draft-statutin e Asociacionit: Presidentja ka të drejtë dhe obligim ta çojë në Gjykatë

01/05/2024 - 11:27
në Kryesore, Lajme
A A
Surroi propozon “zgjidhje të mesme” për draft-statutin e Asociacionit: Presidentja ka të drejtë dhe obligim ta çojë në Gjykatë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Publicisti Veton Surroi ka thënë se muaji maj do të jetë muaji përcaktues nëse Kosova bëhet anëtare e Këshillit të Europës ose jo.

Ai tha se ka brenga në rritje që skenarë të tillë si shtyrja e shqyrtimit të rekomandimit të Asamblesë së Përgjithshme të KiE të shtyhet për vitin e ardhshëm ose hedhja në votim dhe mosarritje e votave të nevojshme mund të ndodhin.

“Prej sot jemi në muajin kur do vendosur a po bëhet sivjet Kosova anëtare e Këshillit të Evropës apo rekomandimi i Asamblesë parlamentare për anëtarësim shtyhet për shqyrtim vitin e ardhshëm; edhe më keq, vihet në votim e nuk arrin dy të tretat e nevojshme të votave për. Numri i njerëzve që janë të brengosur që kjo çështje të mos kalojë sivjet është në rritje dhe brenga është me vend: anëtarësimi në Këshill të Evropës e vë Kosovën institucionalisht në binarët e vet të natyrshëm evropianë. Për më tepër, ndihmon më tej në kulturën e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe – ndonëse bëhet për një organizatë që nuk merret me çështje të sigurisë – është një sinjal i duhur që tensionet e krijuara me vite brenda vendit kanë një kornizë më të mirë zgjidhjeje sesa barrikadat apo prania e përhershme e forcave speciale si garantues të mirëqenies së qytetarëve”.

Surroi thotë se shtyrja e anëtarësimit është një goditje ndaj identitetit ndërkombëtar të vendit, përkatësisë natyrore evropiane të tij dhe ngritjes së tij si shtet me evoluim shembullor demokratik në regjion.

“Dhe shtyrja e anëtarësimit largon nga ne pikën e parë të synuar në Dialog: barazinë. Anëtarësimi në KiE i jep mundësinë Kosovës që të bëhet anëtare e mbi 220 konventave që hyjnë nën ambrellën e saj. Kosova me automatizëm po përfiton nga e drejta barazisë që parashikon neni 1 i Marrëveshjes Bazike. Kosova barazohet me Serbinë dhe fiton të drejtën që ta raportojë atë për çdo shkelje të këtyre konventave në raport me Kosovën. Shembulli imediat: Konventa Evropiane për Trashëgimi Arkeologjike do të na mundësonte të kthejmë artefaktet Muzeut të Kosovës që sot janë ende të mbajtura kundërligjshëm në Beograd”.

Ai përmendi që Kosovës po i kërkohet prej përkrahësve të saj më të mëdhenj – vendeve të Quintit dhe shteteve të tjera tradicionalisht përkrahëse që të “shënohet veprim përpara dhe i pakthyeshëm drejt Asociacionit të Komunave me Shumicës Serbe”.

Ai tha se Kosova ka obligim që të bëjë dakordimin e veprimeve të veta negociatore me kornizën ligjore.

“Procesi i dakordimit, në Marrëveshjet e 2013 e 2015 nuk është i natyrës së verifikimit të akteve të kryera ligjore. Kështu, Kosova nuk duhet të presë që të arrihet një marrëveshje e përmbyllur ligjore (si p.sh. Ligji për Asociacion, Statut i Asociacionit a diçka të ngjashme), në mënyrë që të bëjë verifikimin se a i përshtatet kornizës juridike të vendit. Këtë e ka dëshmuar më 2015 kur objekt i verifikimit në Gjykatën Kushtetuese nuk ishte një draftstatut të Asociacionit, por një sërë parimesh që do ta ndërtonin atë”.

Surroi shton se Kosova ka të drejtë që pa pritur ndonjë marrëveshje përfundimtare në procesin negociator të Brukselit që do të përshkruajë se si mund të bashkëpunojnë komunat mes vete të bëjë verifikimin e rezultatit të deritanishëm të procesit negociator.

“Ai rezultat i deritanishëm, në besimin e vendeve të Quintit, është draftstatuti për Asociacionin, si një dokument zyrtar i ndërmjetësimit të BE-së. Dhe, kështu mbërrijmë te pika ku Kosova , duke u larguar prej dy mureve arrin një zgjidhje të mesme: vendi ka obligim që të hartojë një kornizë shtesë për lirinë e bashkëpunimit ndërkomunal dhe ka të drejtën që gjatë rrugëtimit për hartimin e kësaj kornize shtesë të verifikojë a është ligjshmërisht në kahe të duhur apo jo. Meqë kemi të bëjmë me një gjendje të papërmbyllur ligjore (dekret, ligj, marrëveshje) institucioni i vetëm i cili mund të ecë tutje në zgjidhjen e mesme është Presidentja e vendit. Ajo ka të drejtë që ta dërgojë Draftin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Madje, nuk është vetëm e drejtë e saj, por është pjesë e një obligimi. Më 2015, me aktgjykimin e vet Gjykata Kushtetuese e Kosovës u shpreh qartazi për obligimin e vendit rreth hartimit të kornizës shtesë ligjore për të drejtën e bashkëpunimit komunal. Përgjatë nëntë vjetëve të kaluara institucionet e vendit nuk e kanë zbatuar aktgjykimin e Kushtetueses. Ekziston obligimi i Presidentes së vendit që të informojë rreth zbatimit të aktgjykimit të Kushtetueses së vitit 2015 dhe si pjesë e këtij informimi të dorëzimit të dokumentit i cili i është ofruar Kosovës si mundësi zbatimi të aktgjykimit. Pyetja e cila do të ngrihej në këtë proces informimi do të ishte se a mund të konsiderohej Draftstatuti i ofruar përmbushës i udhëzimeve të aktgjykimit të vitit 2015”.

Surroi në fund thotë se presidentja Vjosa Osmani bëri një hap të mirë drejt konsensusit kur i bëri thirrje BE-së që zyrtarisht t’ua dorëzojnë dokumentin e draft-statutit udhëheqësve të opozitës në Kosovë.

Hapi i ardhshëm, thotë Surroi, mbase mund të ishte që t’i ftonte, “t’i dëgjonte vërejtjet e tyre rreth Draftit dhe që së bashku me kryetarin e partisë në pushtet e njëherësh kryeministrin, ta dërgojë informatën konsensuale në Gjykatën Kushtetuese me kërkesë për udhëzime të mëtejme juridike nga instanca më e lartë për mbrojtjen e kushtetutshmërisë”.

JU REKOMANDOJMË

Kusari-Lila mbështet Bekim Sejdiun për president: Zgjedhja duhet të jetë për Republikën

Kusari: Mesazhet e SHBA-së duhet të merren shumë seriozisht
31/08/2026 - 15:07

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka shprehur mbështetjen për kandidaturën e profesor doktor Bekim Sejdiut për president të Kosovës. Kusari-Lila ka thënë se kandidatura e Sejdiut meriton mbështetje,...

Më shumëDetails

Avdullah Hoti deklaron votën e vet kundër Bekim Sejdiut, “Jo.”

LDK pajtohet me Kurtin që President konsensual të jetë njeriu që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit
31/08/2026 - 14:52

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti i tha Gazetës Express ne nuk do ta votojë Bekim Sejdiun për President të vendit. I pyetur nëse do ta...

Më shumëDetails

Haxhiu për marrëveshjen VV-LDK për Presidentin: Një hap shumë i rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit

Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë pas vendimit të KPK’së
31/08/2026 - 14:47

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur dakordimin mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kandidatin për President të Kosovës, Bekim Sejdiun. Përmes...

Më shumëDetails

Osmani për Bekim Sejdiun: Profesionist i dëshmuar njeri me integritet dhe figurë që e njeh nga afër shtetin

Osmani për Bekim Sejdiun: Profesionist i dëshmuar njeri me integritet dhe figurë që e njeh nga afër shtetin
31/08/2026 - 14:23

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për postin e Presidentit të Republikës. Osmani ka...

Më shumëDetails

LDK pajtohet me Kurtin që President konsensual të jetë njeriu që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit

LDK pajtohet me Kurtin që President konsensual të jetë njeriu që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit
31/08/2026 - 14:15

Lidhja Demokratike e Kosovës është pajtuar me Vetëvendosjen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat konsensual për President të Kosovës. Si pjesë e Gjykatës Kushtetuese, Sejdiu në vitin 2020...

Më shumëDetails

Abdixhiku e falënderon Kurtin dhe LVV-në për “kontruktivitetin” në bisedime pasi u morën vesh për kandidatin për president

LDK-ja dhe VV-ja arrijnë marrëveshje për presidentin, Abdixhiku: Kandidati do të jetë Bekim Sejdiu
31/08/2026 - 14:00

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e falënderoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje për “konstruktivitetin” që tha se e treguan...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Pas Edit vjen edhe reagimi i Jozit, ja çka ndodhi mbrëmë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Spitali i Mitrovicës ka një njoftim të rëndësishëm për pacientët me kancer

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ky është çmimi i naftës sot në Kosovë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë