Analisti Valon Syla ka komentuar situatën politike në Drenas, ku PDK e ka lënë jashtë gare Ramiz Lladrovcin, kryetarin aktual, për të rikandiduar për këtë komunë.
Ai ka shtuar se lufta brenda PDK është një betejë për pushtet dhe arrogancë politike, ku komandantët si Ramiz Lladrovci, pas shumë vitesh në pushtet, duan të mbeten ende aty.
Syla e krahasoi këtë me situatën në Shqipëri, ku Sali Berisha, pas 30 vitesh, ende nuk ka pranuar të tërhiqet nga politika.
Ai theksoi se gara në Drenas nuk është mes grupeve pro ose kundër UÇK-së, por mes atyre që kërkojnë ndryshim dhe atyre që refuzojnë ta pranojnë këtë ndryshim.
Sipas tij, opozita e vërtetë për shqiptarët e Kosovës është kundër Albin Kurtit, që, sipas tij, është një qeveri korruptive dhe e dëmshme për demokracinë./GazetaBlic