Ish diplomati, Donat Syla, ka thënë se politikanë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, po tentojnë t’ia bëjnë VV-së votat për krijim të institucioneve, më saktë të qeverisë Kurti 3.
Ai përmes një postimi ka thënë se Izet Mexhidi i ka premtuar deputetes Duda Balje që t’ia sigurojë një vend si ligjëruese në Universitetin Nënë Tereza në Shkup, nëse voton për Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit, ndërsa kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashit, ka provuar ta joshë deputetin goran, Adem Hoxha, që të votojë pro Haxhiut.
Postimi i tij i plotë:
Ekskluzive:
Kasta politike shqiptare ne pushtet ne Maqedonine e Veriut eshte duke provu me cdo kusht qe t’ia bej votat Vetevendosjes per qeverine Kurti 3.
Perderisa gjendja e shqiptareve ne Maqedonine te Veriut sa shkon e rendohet me shume, hic me pak se zv. Kryeministri shqiptar ne kete shtet,
– IZET MEXHIDI i premton deputetes boshnjake te Kuvendit te Kosoves, DUDA BALJE, se do t’i siguroje nje vend pune si LIGJERUESE ne UNIVERSITETIN NENE TEREZA ne Shkup, ne rast se voton pro kandidatures se ALBULENA HAXHIUT per kryetare kuvendi.
– nderkaq, Kryetari i Kuvendit te RMV’se, AFRIM GASHI ka provuar te joshe deputetin goran ADEM HOXHA qe te votoje pro kandidates se VV’se.
– perndryshe ky i fundit kur i erdhi homologia e tij nga Shqiperia, nuk guxonte me fol ne gjuhen amtare ne konference per media! Cfare mjeranash!