Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sylejman Meholli më 2021: Xhafer Tahiri … sa i paftyrë duhet jesh të shpifësh në këtë nivel! TURP!

21/10/2025 - 14:06
në Kryesore, Lajme
A A
Sylejman Meholli më 2021: Xhafer Tahiri … sa i paftyrë duhet jesh të shpifësh në këtë nivel! TURP!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dje, nënshkruan marrëveshje koalicioni mes tyre, por raportet mes Sylejman Mehollit të VV-së dhe Xhafer Tahirit të LDK-së, ndër vite kanë patur baticat dhe zbaticat e tyre.

Më 2017 ishte lidhur marrëveshja e koalicionit mes LDK-së dhe VV-së në Vushtrri, si rezultat i së cilës Xhafer Tahiri kishte fituar zgjedhjet, ndërsa drejtor të Shëndetësisë e kishte emëruar Sylejman Mehollin, raporton Veriu.info

Tre vite e pak muaj pas, ky koalicion ishte prishur dhe për pasojë ish kryetari Xhafer Tahiri kishte shkarkuar të emëruarit politik të VV-së, përfshirë edhe drejtorin Sylejman Meholli. Është fjala për fundin e muajit janar të vitit 2021.

Kur gara ishte nxehur për zgjedhjet lokale të vitit 2021, në të cilat VV garonte me Arsim Rexhepin për kryetar, Sylejman Meholli kishte lëshuar akuza të rënda ndaj ish shefit të tij, Xhafer Tahirit, kryesisht për çështje të menaxhimit të shëndetësisë në nivel lokal.

“Xhafer Tahiri kërkon publikim të kerkesave nga emailet zyrtare të cilat i mbyllen po atë ditë që u larguam nga drejtorit, sa i paftyrë duhet jesh të shpifës në këtë nivel! TURP!”, me këtë fjali kishte përfunduar reagimi i Sylejman Mehollit.

Por siç ndodh zakonisht në politikë, akuzat ndërmjet akterëve politik harrohen kur vijnë gara ose interesa të reja, ‘harresë’ e cila dje u kurorëzua me një koalicion, të cilin niveli qendror i LDK-së e kundërshtoi ashpër dhe e cilësoi si marrëveshje individuale.

Postimi i Sylejman Meholli më 6 tetor 2021

Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, politikani ditor dhe kopjuesi i dobët Xhafer Tahiri në mungesë absolute të sukseseve të drejtorive të drejtuara nga partia e ti (Drejtoria e Financave, Drejtoria e Prokurimi, Drejtoria e Kadastrit, Urbanizmit, Arsimit dhe Inspeksionit) po mundohet të marrë meritat e punëve të drejtorive të drejtuara nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

Sa i takon shëndetësisë meqenëse kërkoj sfidim publik po ja numroj disa fakte dhe nga këtu njëkohësisht t’i bëjë ftesë publike për një debat televiziv për shëndetësinë nese e ka guximin për ta bërë dhe unë Dr. Sylejman Meholli jam GATI!

  1. Xhafer Tahiri ka qenë kundër largimit të kufizimit për numrin e analizave në laborator, ka qenë vendimi im që akoma është i vendosur me nënshkrimin tim në laboratorin e QMF1!
  2. Xhafer Tahiri ka qenë kundër vendimit për ndalimin e reklamimit të barnave në QKMF, por vendosmëria ime ka qenë që ta bëjë atë vendim dhe ai vendim është bërë shkoni në QKMF e gjeni me nënshkrim timin.
  3. Xhafer Tahiri ka qenë kundër shqiptimit të masave disiplinore kur ato kanë qenë të domsdoshme, kurse ka insistu për t’i shqiptuar ato ndaj stafit mjekësor kur ka qenë e panevojshme si p.sh. me arsyetimin pse janë infektuar me Covid 19 stafi mjekesorë derisa janë përballur me pandeminë?!
  4. Xhafer Tahiri ka qenë kundër shërbimit tim humanitar dhe ekipes së Kujdesit Parësor Shëndetësor me rastin e termetit në Durrës, kemi shkuar me vendim të Kuvendit Komunal dhe kjo është publike.
  5. Xhafer Tahiri ka refuzuar propozimin tim për ndarjen e titullit Nderi i Qytetit për mjekun e pashembullt të luftës dhe paqes, të profesorit universitar të Kirurgjisë Prof. Dr. Ismet Shaqiri, ndihem keq dhe sot që një margaritar si profa Komuna e Vushtrrisë tash e 22 vite se ka nderuar me këtë titull!
  6. Xhafer Tahiri nuk i kanë mjaftu plotë 3 muaj në mes të pandemisë për të gjetur zavendsim për mua në drejtori. Nuk gjente dot zavendsuesin, mbase e kishte të vështirë ta gjente zavendsimin për një drejtor të “pazakonshëm” punën e të cilit e debatojnë në çdo debat televiziv në garën për kryetar komune. A thua sa i “pazakontë” dhe sa ndryshe punova unë që vazhimisht përmendem kur ka drejtor të Xhafes që as mahalla e vet si njeh!
  7. Xhafer Tahiri ka shkarkuar kunderligjshëm drejtoreshën e Qendrës për Punë Sociale për qëllime puru politike dhe të njejtën e ka kthyer Këshilli i Pavarur Mbikqyrës!
  8. Xhafer Tahiri pas largimit tim si drejtor nuk i ka vazhduar mandatin Dr.spec. Luljeta Zahiti si drejtoreshë e QKMF-së për qëllime puro politike! Nëse shëndetësia qenka mirë, pse u dasht me ndrru drejtoreshën e QKMF-së!
  9. Xhafer Tahiri pas largimit tim nga drejtoria ka shuar vendin e mjekut përgjegjës të shëndetit publik në kohë pandemie, IMAGJINONI, për poziten e panevojshme të shpikur të juristes së dytë që nuk e parashe Rregullorja për Sistematizimin e Vendeve të punës në QKMF Vushtrri!
  10. Xhafer Tahiri ju ka hakmarrur 2 doktorëve më dalluar të QKMF Vushtrri duke ju pamundësuar vazhdimin e specializimit përmes ndikimit politik tek bordi i specializimeve në Ministrinë e Shëndetësisë në kohen e ministrit Zemaj, vetem e vetem pse këta 2 doktorë kanë qenë përkrahës të reformës në shëndetësi të drejtuar nga unë!
  11. Xhafer Tahiri ka qenë kundër taskë forcës për cilësi në kuadër të QKMF-së!
  12. Xhafer Tahiri pas largimit tim si drejtor ka larguar mjekun në gatishmëri për verifikim të vdekjes e në ndër kohë na flet për mshefjen e vdekjeve në një emision publik teliviziv (rast për prokurorin). Infermierët jasht kompetencave ligjore e profesionale “detyrohen të verifikojnë vdekjet” në Komunën e Vushtrrisë pas orës 20:00!
  13. Xhafer Tahirin ka qenë kundër shteses prej 120 Euro për fëmijët e posalindur, ai synonte një tender me pampersa dhe djepa e keni argument video seancen e Kuvendit Komunal kur u miratua propozimi i grupit kuvendar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për shumën 120 euro.
  14. Xhafer Tahiri i keni në email tuajin dhe i keni publike vlerësimet e IKSHPK dhe Prof. Dr. Naser Ramadanit, Prof. Dr. Isuf Dedushaj, Prof. Dr. Lul Raka, Prof. Dr. Bekim Baliqi etj etj për punën time dhe vlerësimin publik. Nuk më duhet vlerësimi i një injoranti të thellë të kësaj fushe siç jeni ju!
  15. Xhafer Tahiri ti që respiratorit i thoje aspirator, QMF-së i thoje AMF, pandeminë e përfundove para OBSH, SHBA-së e Kinës, që e studiove efektin e pandemisë akoma pa e arrit pikun me 140 000 mije Euro etj, merre guximin të Ftojë Publikisht e dil në Debat Televiziv me mua për Shëndetësinë, politikën shendetësore, menaxhmentin shëndetësor, reformat në shëndetësi dhe gjithcka tjetër që ndërlidhet me shëndetin publik, merre kend të duash nga partiqka jote këtu në Vushtrri apo niveli qëndror dhe unë do të jem vetëm pa as një letër me vehte ju mbajë leksion dhe shkollë për politika shendetësore.

P.S. Xhafer Tahiri kërkon publikim të kerkesave nga emailet zyrtare të cilat i mbyllen po atë ditë që u larguam nga drejtorit, sa i paftyrë duhet jesh të shpifës në këtë nivel! TURP!

#Guxo_dil_në_debat!

JU REKOMANDOJMË

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë në mesantë, bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore
Lajme

Dallavere me tenderë me mbi 8 milionë euro, arrestohet zyrtari i lartë shtetëror

21/10/2025 - 18:08
Numërimi i votave për asamble në Mitrovicë drejt fundit, VV e Guxo mbeten larg nga Arian Tahiri
Kryesore

Mbyllet rinumërimi i dy vendvotimeve në Mitrovicë, Arian Tahiri para Faton Pecit

21/10/2025 - 17:47
Dyshi i UNMIK-ut në KS të OKB-së: Përçarjet mes partive nuk kanë lejuar konstituimin e Kuvendit
Lajme

Dyshi i UNMIK-ut në KS të OKB-së: Përçarjet mes partive nuk kanë lejuar konstituimin e Kuvendit

21/10/2025 - 17:39
Rama: Kosova Republikë, nuk ka probleme territoriale me asnjë vend
Lajme

Rama: Kosova Republikë, nuk ka probleme territoriale me asnjë vend

21/10/2025 - 17:19
Serbia shpenzon më së shumti në rajon për armatim, Gjuriq ankohet që FSK po forcohet me dronë nga Turqia
Lajme

Serbia shpenzon më së shumti në rajon për armatim, Gjuriq ankohet që FSK po forcohet me dronë nga Turqia

21/10/2025 - 17:10
Gërvalla në OKB: Kosova është ekonomi e fortë, Banka Botërore na ka ranguar top-lider në botë për rritje ekonomike
Kryesore

Gërvalla në OKB: Kosova është ekonomi e fortë, Banka Botërore na ka ranguar top-lider në botë për rritje ekonomike

21/10/2025 - 16:49

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)

    Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)

    903 Shpërndaje
    Shpërndaje 361 Tweet 226
  • Sylejman Meholli më 2021: Xhafer Tahiri … sa i paftyrë duhet jesh të shpifësh në këtë nivel! TURP!

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Mbyllet rinumërimi i dy vendvotimeve në Mitrovicë, Arian Tahiri para Faton Pecit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Më pak ulëse sivjet, si përcaktohet numri i Asamblistëve nëpër Kuvendet Komunale

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Abazi: VV-ja i trokiti në derë AAK-së

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë