Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Ta shti bom’bën në gojë…”, kallëzimi penal kundër Jeton Buqukut për kër’cënimin e personave që i ak’uzoi

27/11/2024 - 20:24
në Kryesore, Lajme
A A
“Ta shti bom’bën në gojë…”, kallëzimi penal kundër Jeton Buqukut për kër’cënimin e personave që i ak’uzoi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rasti i kanosjes ku është përfshirë biznesmeni nga Peja, Jeton Buquku, pronar i fabrikës “Buquku”, për të cilin Sinjali raportoi para disa javësh është konfirmuar nga Policia dhe Prokuroria Themelore në Pejë. Përveç këtij rasti që u denoncua në qershor, Jeton Buquku, u raportua edhe për kanosjen e djalit të viktimës në atë rast – për çka ekziston një kallëzim penal, raporton Gazeta Sinjali.

Në audio incizimin e publikuar nga Gazeta Sinjali, Buquku e kishte konfirmuar vet përfshirjen e tij në rastin e parë, pasi biseda ishte realizuar disa ditë pas denoncimit në kanosjes.

Personi që dëgjohej duke folur me Jeton Buqukun është djali i viktimës që e ka raportuar rastin në Polici dhe të dy janë pjesë e katërshes së akuzuar nga familja Buquku për incidentet te bizneset e tyre.

Kallëzimi penal ndaj tij ishte dorëzuar më 30 korrik në Polici, ku propozohej që të nxirret aktvendim për nisjen e hetimeve ndaj tij, në drejtim të veprës penale ‘Kanosja’.

Siç ka marrë vesh Sinjali, djali i viktimës fillimisht ia ka lënë disa mesazhe Jeton Buqukut për kërcënimin ndaj babait të tij dhe më pas kanë folur në telefon.

Në mesazhet që ka siguruar redaksia, i riu pretendon se Jeton Buquku ka tentuar t’i bindë atë dhe babanë e tij për të dëshmuar rrejshëm për rastet që kanë ndodhur. Sipas tyre, qëllimi i vetëm i tij ka qenë që ata të përmendin emrin e një personi – të cilit dyshohet se Jeton Buquku ia ka borxh një shumë të majme parash.

Por, ndonëse Jeton Buquku nuk i është përgjigjur me mesazhe personit në fjalë, ky i fundit e ka telefonuar dhe kanë zhvilluar një bisedë me të shara, ku mes tjerash Buquku e konfirmon rastin e 8 qershorit.

Djali i viktimës në fillim e pyet pse e ka ndalur babanë e vet dhe e ka sharë, ndërsa kur Jeton Buquku ia kthen “s’pe din ti çka o në pyetje a?”, nisin të sharat me njëri tjetrin dhe kërcënimet.

Përveç sharjeve, Buquku e kanos personin në fjalë se “unë ta shti bombën në gojë” e më pas thotë se “ta kom rreh shuplaka babën” – duke iu referuar rastit të 8 qershorit.

Ai madje dëgjohet duke u tallur për denoncimin e rastit, ku thotë “ish shku n’Polici t’u kajtë”.

“Aty a, se s’pe din ti çka o n’pytje a? Unë vi ta q* edhe nanën. Ku je o burrë… n’fyt kom me ta pre. Ty kom me ta q* edhe nanën edhe babën… Ku jeni mësu me gjujtë msheftë? Une ta shti bombën në gojë..Tash e di me kond kom punë e tash t’kallxoj. Ku t’ju nxo, ju rrehi…Ta kom rreh shuplaka babën..Ish shku n’Polici t’u kajtë. Prej sotit e sheh ku t’nxo…“ – thotë Jeton Buquku.

Nga Policia Rajonale në Pejë kanë bërë të ditur shkurt se në koordinim me Prokurorinë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe janë intervistuar palët.

Ndërsa nga prokuroria kanë njoftuar se Prokurori i Shtetit ka dhënë autorizimet e nevojshme për zbardhjen e rastit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Sot nisi punën edhe zyrtarisht stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj, me kushte moderne

Sot nisi punën edhe zyrtarisht stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj, me kushte moderne
24/03/2026 - 16:39

Me një pamje dhe arkitekturë moderne, sot edhe zyrtarisht ka nisur punën stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj, raporton Gazeta Online Veriu.info. Ky stacion modern u përurua...

Më shumëDetails

Ngritja e çmimeve, analisti i ashpër me Qeverinë Kurti: Po sillen sikur të ishin një qeveri okupatore

24/03/2026 - 16:28

Analisti Shenoll Muharremi e ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për mosndërmarrjen e veprimeve ndaj ngritjes së çmimeve. Ai ka bërë me dije se derisa vendet e rajonit dhe...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Presidentja Vjosa Osmani dërgon lëndë në Kushtetuese për këtë çështje

Osmani kritikon BE-në që s’po e vlerëson punën e Kosovës : Aplikimi ynë në vitin 2022 ndodhet në sirtarët e tyre, as s’është shqyrtuar
24/03/2026 - 16:11

Presidentja Vjosa Osmani i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të Kosovës sqarime lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi partia në pushtet e kryeministrit Albin...

Më shumëDetails

Çmimi i naftës, qytetarët: I papërballueshëm për kushtet në Kosovë

Shteti shpërblen me kontratë ‘Petrol Companyn’, që para 4 muajsh ia hoqi licencën
24/03/2026 - 16:06

Rritja e çmimeve të derivateve të naftës po ndryshon nga momenti në moment. Kjo rritje po ndodhë si pasojë e luftës që po zhvillohet ën Lindjen e Mesme....

Më shumëDetails

Kurti vlerëson rolin e ShBA-së dhe NATO-s në çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës

Kurti pas takimit me Sorensenin: Zbatimi i ligjeve për të huajt dhe automjetet në koordinim me BE-në dhe serbët lokalë
24/03/2026 - 15:34

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar 27-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi më 24 mars 1999, për të ndalur gjenocidin dhe spastrimin etnik ndaj shqiptarëve në...

Më shumëDetails

Pakistani ofrohet të jetë nikoqir i bisedimeve të paqes mes SHBA-së dhe Iranit

Pakistani ofrohet të jetë nikoqir i bisedimeve të paqes mes SHBA-së dhe Iranit
24/03/2026 - 15:12

Kryeministri i Pakistanit ka thënë se vendi është i gatshëm të jetë nikoqire i çdo bisedimi për paqe midis SHBA-së dhe Iranit. “Me kusht që SHBA-ja dhe Irani...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    “Helena Aesthetic” kapet duke aplikuar botox e filler pa licencë – Fjolla Rafuna nuk i jep ‘pesë pare’ për shtet, vazhdon ilegalisht aktivitetin edhe pse ka ndalesë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Ky është inspektori i IPK-së që u plagos në Breg të Diellit –  jashtë rrezikut për jetë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    248 Shpërndaje
    Shpërndaje 99 Tweet 62
  • Osmani thumbon Abdixhikun nga çajtorja e Llapit: Duhet me ia marrë xhygymat

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë