Labinot Tahiri, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës dhe këngëtar i njohur, ka shkruar një status, në të cilin ka lavdëruar dy ish-udhëheqësit e Kosovës, presidentin historik Ibrahim Rugovën dhe ish-presidentin Hashim Thaçi.
Të parin, pra Rugovën e ka quajtur “babë”, ndërsa Thaçin “legjendë”.
Në këtë shkrim, Tahiri ka pasur shumë kritika ndaj politikës aktuale për raportet me miqtë e Kosovës.
“Faleminderit, legjenda e shqiptarisë dhe udhëheqësi më paqësor në botë,
Ibrahim Rugova, që na i rregullove marrëdhëniet me Amerikën dhe botën ndërkombëtare deri te Pavarësia e Kosovës, në kohët dhe ditët më të vështira për popullin shqiptar të Kosovës.
Ruani raportet me miqtë tanë, ashtu siç na i la baba Rugovë e që më pastaj, Legjenda Hashim Thaqi i ruajti raportet me nderkombetar pavaresisht fushatave dhe qeverisjes se brendshme që ai bente në Kosovë, ai i rujti teper mirë ato raporte sepse pa miq shteti nuk mbahet dhe nuk perparon.
Politikën në Kosovë jeni duke e bërë vetëm për 5 minuta ditore dhe, pa dyshim, ajo po del shumë e dështuar” – ka shkruar ai.