Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë, të cilët dje e kanë kërkuar formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ai ka bërë me dije se diplomatët perëndimorë duhet të kërkojnë që Serbia ta heq Kosovën nga kushtetuta e saj.
Në profilin e saj në “Facebook”, ka shkruar se BE-ja nuk duhet të jetë e njëanshme në procesin e dialogut.
“Dy ambasadore, i Gjermanise dhe Frances po kerkojne asociacionin nga Kosova – ata duhet te kerkojne qe Serbia ta heq Kosoven nga kushtetuta e saj – me diplomaci te njeanshme..nuk ec para dialogu – ndersa diplomacia jone ka qene ne gjum gjithe kohes sa ishte kjo qeveri qe shkoi..”, ka shkruar Tahiri.