Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Takime në SHBA, pjesë e Marshit të 17 shkurtit, afërsi me Ramën- A po e bindë kë Osmani me ‘’fushatën’’ e saj për një mandat të dytë

22/02/2026 - 08:51
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani: Kuvendi është i konstituuar plotësisht, shpresoj të kemi sa më parë një qeveri me mandat të plotë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pasur angazhime të shumta gjatë këtyre ditëve. Duke filluar nga pjesëmarrja e saj në marshin e 17 shkurtit në përkrahje të ish-krerëve të UÇK’së në Hagë, e deri të pjesëmarrja në Bordin e Paqes, që u përcoll me disa takime, kanë qenë aktivitet e Osmanit në pak ditë, e që së cilës, i kanë mbetur edhe pak javë mandat në krye të shtetit.

Osmani që synon edhe mandatin e dytë në krye të shtetit, mori vëmendjen e gjerë kur u shfaq në marshin për ish-krerët e UÇK’së në Hagë, që u mbajt me 17 shkurt. Kjo duke pasur parasysh që, diçka e tillë s’kishte ndodhur në protestat e mëparshme, dhe se, në të kaluarën, Osmani s’ështe treguar aq empatike për zhvillimet në Hagë.

Porse, kjo pjesëmarrje e Osmanit, u pa si tentim përafrimi me Partinë Demokratike të Kosovës, për t’i marrë votat e deputetëve të saj.

Osmani po ashtu iu bashkua Edi Ramës të hënën që shkoi në Prishtinë, një promovim libri për krerët e UÇK’s.

Porse, ‘’fushata’’ e Osmanit s’përfundon këtu. Të paktën kështu vlerëson veprimtari në SHBA Uk Lushi.

Sipas këtij të fundit, Osmani ka vazhduar ‘’fushatën’’ e saj për një mandat të dytë edhe në SHBA, atje ku së fundi u mbajt takimi i Bordit të Paqes. Lushi, për këtë, tha se ‘’nuk është i ndershëm keqpërdorimi i Amerikës nga’’ Osmani në ‘’fushatën e saj’’ për një mandat të dytë në krye të shtetit.

‘‘Nuk është i ndershëm keqpërdorimi i Amerikës nga Vjosa Osmani Sadriu në fushatën e saj edhe për një mandat presidencial. Zgjidhe cilindo qytetar që kualifikohet për President/e të Kosovës dhe ai apo ajo do të bënte çka kërkon Amerika dhe nuk shkel interesat e Kosovës. Gjithashtu Amerika punon me këdo që e vendos Kosova në krye të shtetit. Presidenti apo Presidentja e Kosovës duhet të pasqyrojë arealin dhe konzensusin politik në Kosovë, jo ambiciet personale të dikujt. Partitë në Kosovë nuk duhet të bien pré e pretendimit se Amerika e do një kandidat/e kukull.’’, shkroi sot mes tjerash Lushi.

Pos këtyre, është edhe afrimi me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili po komentohet mjaftë. Edhe kjo bëhet duke pasur parasysh se gjatë viteve të fundit, Rama ‘’nuk ka gëzuar’’ raporte të mira me liderët kryesor institucional të vendit. Megjithatë, një raport më i ngrohtë është shfaqur mes tij dhe Osmanit gjatë muajve të fundit.

Ndryshe, qëndrime të qarta për një emër ende nuk ka nga partitë politike. Por, nga to, dëgjohen kryesisht thirrje për ‘’konsensus’’, ‘’marrëveshje politike’’, e ‘’alternativën më të mirë’’ në zgjidhjen e çështjes së presidentit. Për zgjedhjen e së cilës, duhet shumica absolute e deputetëve. Java e ardhshme sipas të gjitha gjasave do të jetë e bisedave të Kurtit me presidenten e partitë rreth kandidatit për President. Secili që garon duhet t’i ketë 30 nënshkrime të deputetëve./GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Penguan zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës, arrestohen dy persona në Podujevë

Kreu tri vjedhje- Bie në duart e policisë hajni (A.B)
22/02/2026 - 09:46

Dy persona, një burrë dhe një grua janë arrestuar në Podujevë, pasi kanë penguar në mënyrë aktive zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Ata kanë kundërshtuar kontrollin...

Më shumëDetails

FSK-ja në “Dynamic Front” në Gjermani, pjesë e ushtrimit edhe forcat amerikane dhe të NATO-s

FSK-ja në “Dynamic Front” në Gjermani, pjesë e ushtrimit edhe forcat amerikane dhe të NATO-s
22/02/2026 - 08:58

Anëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë stërvitur në Gjermani në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front’’, pjesë e së cilit ishin edhe forcat amerikane dhe të NATO-s Në...

Më shumëDetails

“Gjykimi i dytë”- Zhvillimet e ardhshme në Speciale (VIDEO)

Drejtësia për çlirimtarët: Pas tri protestave në Prishtinë, Hagë e Tiranë – gjyqi në nëntor
22/02/2026 - 08:27

Më 27 shkurt, të premten e ardhshme, do të nisë gjykimi i dytë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni...

Më shumëDetails

Krakit i bie në mendje një ide: Ta ndryshojmë Kushtetutën – ta zgjedhim Presidentin direkt

Kraki optimist: Pres të kemi më shumë se 50 deputetë në Kuvend
22/02/2026 - 08:12

Nezir Kraki, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një postimi të bërë në Facebook, është shprehur me ‘’bindje të hekurt’’ se, Kosova nuk do të ketë stabilitet politik afatgjatë,...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim
22/02/2026 - 08:00

Sot moti do të jetë kryesisht i vranët me intervale me diell. Vranësirat do të sjellin riga shiu të përkohshme në disa zona. Sipas IHMK, temperaturat minimale do...

Më shumëDetails

Marrëveshja që Komuna e Skenderajt i ‘mundësoj’ përfitim milionësh shoqëruesit të Sami Lushtakut, pak muaj me parë prokuroria i ngriti aktakuze për “Ndërtim pa leje”

Marrëveshja që Komuna e Skenderajt i ‘mundësoj’ përfitim milionësh shoqëruesit të Sami Lushtakut, pak muaj me parë prokuroria i ngriti aktakuze për “Ndërtim pa leje”
21/02/2026 - 23:11

Komuna e Skenderajt ka lidhur marrëveshje të bonus zonimit me operatorin ekonomik “Andrra Invest”, shkruan rajoni.org. Në marrëveshjen të cilen ekskluzivisht e ka siguruar rajoni.org del së kompanisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

    Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

    637 Shpërndaje
    Shpërndaje 255 Tweet 159
  • Ua shisnin veturat me çmime të larta dhe i riblenin menjëherë shumë lirë – si dyshohet se funksiononte skema e fajdes nga Fadil, Egzon dhe Besnik Salihu, sipas aktakuzës

    381 Shpërndaje
    Shpërndaje 152 Tweet 95
  • Ekskluzive/Aktakuza për miliona euro fajde ndaj Shefik Rexhepi dhe Bashkim Osmanit: Biznesmeni Naim Berisha ishte zhytur në 943 mijë euro borxh nga kamatat e fajdes te pronari i “Dona Laberion”

    667 Shpërndaje
    Shpërndaje 267 Tweet 167
  • Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

    735 Shpërndaje
    Shpërndaje 294 Tweet 184
  • Reagojnë familjarët e Benitës ashpër: Kjo është marri, kishim informacione të sigurta që Klodi …

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë