Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Takime në SHBA, pjesë e Marshit të 17 shkurtit, afërsi me Ramën- A po e bindë kë Osmani me ‘’fushatën’’ e saj për një mandat të dytë

22/02/2026 - 08:51
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani: Kuvendi është i konstituuar plotësisht, shpresoj të kemi sa më parë një qeveri me mandat të plotë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pasur angazhime të shumta gjatë këtyre ditëve. Duke filluar nga pjesëmarrja e saj në marshin e 17 shkurtit në përkrahje të ish-krerëve të UÇK’së në Hagë, e deri të pjesëmarrja në Bordin e Paqes, që u përcoll me disa takime, kanë qenë aktivitet e Osmanit në pak ditë, e që së cilës, i kanë mbetur edhe pak javë mandat në krye të shtetit.

Osmani që synon edhe mandatin e dytë në krye të shtetit, mori vëmendjen e gjerë kur u shfaq në marshin për ish-krerët e UÇK’së në Hagë, që u mbajt me 17 shkurt. Kjo duke pasur parasysh që, diçka e tillë s’kishte ndodhur në protestat e mëparshme, dhe se, në të kaluarën, Osmani s’ështe treguar aq empatike për zhvillimet në Hagë.

Porse, kjo pjesëmarrje e Osmanit, u pa si tentim përafrimi me Partinë Demokratike të Kosovës, për t’i marrë votat e deputetëve të saj.

Osmani po ashtu iu bashkua Edi Ramës të hënën që shkoi në Prishtinë, një promovim libri për krerët e UÇK’s.

Porse, ‘’fushata’’ e Osmanit s’përfundon këtu. Të paktën kështu vlerëson veprimtari në SHBA Uk Lushi.

Sipas këtij të fundit, Osmani ka vazhduar ‘’fushatën’’ e saj për një mandat të dytë edhe në SHBA, atje ku së fundi u mbajt takimi i Bordit të Paqes. Lushi, për këtë, tha se ‘’nuk është i ndershëm keqpërdorimi i Amerikës nga’’ Osmani në ‘’fushatën e saj’’ për një mandat të dytë në krye të shtetit.

‘‘Nuk është i ndershëm keqpërdorimi i Amerikës nga Vjosa Osmani Sadriu në fushatën e saj edhe për një mandat presidencial. Zgjidhe cilindo qytetar që kualifikohet për President/e të Kosovës dhe ai apo ajo do të bënte çka kërkon Amerika dhe nuk shkel interesat e Kosovës. Gjithashtu Amerika punon me këdo që e vendos Kosova në krye të shtetit. Presidenti apo Presidentja e Kosovës duhet të pasqyrojë arealin dhe konzensusin politik në Kosovë, jo ambiciet personale të dikujt. Partitë në Kosovë nuk duhet të bien pré e pretendimit se Amerika e do një kandidat/e kukull.’’, shkroi sot mes tjerash Lushi.

Pos këtyre, është edhe afrimi me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili po komentohet mjaftë. Edhe kjo bëhet duke pasur parasysh se gjatë viteve të fundit, Rama ‘’nuk ka gëzuar’’ raporte të mira me liderët kryesor institucional të vendit. Megjithatë, një raport më i ngrohtë është shfaqur mes tij dhe Osmanit gjatë muajve të fundit.

Ndryshe, qëndrime të qarta për një emër ende nuk ka nga partitë politike. Por, nga to, dëgjohen kryesisht thirrje për ‘’konsensus’’, ‘’marrëveshje politike’’, e ‘’alternativën më të mirë’’ në zgjidhjen e çështjes së presidentit. Për zgjedhjen e së cilës, duhet shumica absolute e deputetëve. Java e ardhshme sipas të gjitha gjasave do të jetë e bisedave të Kurtit me presidenten e partitë rreth kandidatit për President. Secili që garon duhet t’i ketë 30 nënshkrime të deputetëve./GazetaExpress

JU REKOMANDOJMË

Mushkolaj kritikon fushatën zgjedhore: Gara po bëhet jo kush e ka programin më të mirë, por kush është “ma i poshtër”, kush është “me Serbinë”

PDK s`e përkrahu në skandalin e këmbimit të pronave”, Mushkolaj kritikon Ramën për shkarkimin e Musliut
24/05/2026 - 12:42

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar në lidhje me fushtat zgjedhore të akterëve politik për zgjedhjet e 7 qershorit, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Mushkolaj ka thënë se askush nuk...

Më shumëDetails

Bashkëshortet e ish-krerëve të UÇK-së shijojnë kafen bashkë

Bashkëshortet e ish-krerëve të UÇK-së shijojnë kafen bashkë
24/05/2026 - 12:16

Një fotografi e veçantë ka mbërritur në redaksinë e Prive Klan Kosova. Në foto janë parë teksa rrijnë bashkë në një kafene Anita Haradinaj, bashkëshortja e Ramush Haradinaj,...

Më shumëDetails

Zgjedhjet e 7 qershorit, ja kush mund të votojë përmes ekipeve mobile

KQZ: Votuesi mund të votojë vetëm një kandidat për Kuvend Komunal – nëse zgjedhë më shumë llogaritet vetëm vota për subjektin politik
24/05/2026 - 12:04

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se dje ka nis periudha për regjistrimin dhe evidentimin e votuesve me nevoja të veçanta për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin...

Më shumëDetails

Kthehet nga Gjermania dhe e gjen shtëpinë e thyer – i zhduket pushka e gjuetisë

Vidhen pajisje teknologjike në Prishtinë
24/05/2026 - 11:28

Një 82-vjeçar nga Peja ka raportuar në Polici se shtëpia e tij është thyer dhe nga aty i është vjedhur një armë gjuetie me leje valide. Burime të...

Më shumëDetails

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu merr mbeshtetje në Greme të Ferizajt: Bashkëbisedimet me qytetarët dhe bizneset e kësaj ane na japin besim se ndryshimi që i duhet Kosovës është i domosdoshëm

35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu merr mbeshtetje në Greme të Ferizajt: Bashkëbisedimet me qytetarët dhe bizneset e kësaj ane na japin besim se ndryshimi që i duhet Kosovës është i domosdoshëm
24/05/2026 - 11:14

Kandidati për deputet Lulzim Aliu nga PDK po vazhdon të merr mbështetje të fuqishme për zgjedhjet e 7 qershorit, transmeton Gazeta Online Veriu.info. “Në Greme të Ferizajt, në...

Më shumëDetails

Bajrami kritikon Qeverinë Kurti: Krejt paguajmë taksa, Albini i përdor paratë tona për të blerë vota

Bajrami demanton Kurtin: Kosova mbijeton falë remitancave, ne i “eksportojmë të rinjtë në Evropë”
24/05/2026 - 10:53

Kandidatja për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kritikuar qeverisjen aktuale. Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha se qytetarët e kanë kuptuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    Kryeziu i VV-së i ndërhyn, Musliu nervozohet: Mbylle gojen derisa ta kryj unë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Bëhu me këtë super banesë te Dijari Park Residence në Vushtrri

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Bashkëshortet e ish-krerëve të UÇK-së shijojnë kafen bashkë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • ‘VV’ja e ka ble PSD’në’’, Paris Guri publikon një dokument: Hysen Durmishi e Nol Nushi janë në marrëdhënie kontraktuale

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Fc Vushtrria në superligë, ardhja e Rrahman Ramës në krye të klubit solli suksesin kulmor

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë