Takimi i radhës mes kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi pritet të mbahet më 17 dhjetor.
Qe takimi do të mbahet gjatë muajit dhjetor e ka konfirmuar para një ditë më parë edhe Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” tha se dy javët e fundit kanë qenë produktive dhe me vizita.
Sipas Lajçak, palët janë angazhuar në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara.
Ndërkaq, takimi i fundit mes palëve në kuadër të dialogut për përmirësim të marrëdhënieve mes dy vendeve u mbajt në fund të muajit që lamë pas.