I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, ka njoftuar rreth takimit që ka pasur me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, gjatë në Pragë të dielën e ku kanë diskutuar lidhur me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Sørensen theksoi se nuk do të ketë bilateralizim të dialogut, duke nënvizuar se ai mbetet një proces i lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve është i domosdoshëm për të dyja palët në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.
“Me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, bisedova për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Theksova se nuk do të ketë bilateralizim të dialogut. Ai mbetet një proces i lehtësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë. Të dyja palët kanë nevojë për normalizim për të përparuar në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian”, ka deklaruar ai. /Gazeta Express.












