Takimi midis presidentit rus Vladimir Putinit dhe të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Steve Witkoff zgjati tre orë dhe ishte konstruktiv
Kështu deklaroi këshilltari i Putinit Yuri Ushakov, i cili mori pjesë në takim.
Ndër çështje të tjera, ata diskutuan mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës, deklaroi ai, raporton BBC.
Bisedimet kanë afruar qëndrimet e Rusisë dhe SHBA-së jo vetëm për Ukrainën, por edhe për çështje të tjera, theksoi Ukashov, duke shtuar se dialogu produktiv midis Rusisë dhe SHBA-së do të vazhdojë në nivele të ndryshme.