Së fundmi është propozuar që qytetarët të mund t’i tërheqin deri në 30% të kursimeve pensionale nga Trusti.
Mirëpo Qeveria e Kosovës nuk po e përkrah nismën e Kuvendit të Kosovës për tërheqjen e mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Për këtë është organizuar protestë të enjten në orën 12:00 në Prishtinë.
Me moton “Dil protesto për paratë e tua” qytetarët do të kërkojnë lejimin e tërheqjes së 30% të kursimeve nga Trusti.
Qytetarët e Kosovës kanë pasur të drejtë që të tërhiqnin kursimet e tyre nga Trusti pas një vendimi të marrë më 2020. Ky vendim ishte marr për shkak të përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve në Kosovë për shkak të pandemisë.