Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Të gjithë ata që tentojnë ta baltosin UÇK-në e ushtarët do t’i baltosin duart e tyre” – Flet ish ushtarja Velvetie Zogaj

28/11/2025 - 22:51
në Lajme
A A
“Të gjithë ata që tentojnë ta baltosin UÇK-në e ushtarët do t’i baltosin duart e tyre” – Flet ish ushtarja Velvetie Zogaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në emisionin Pressing, ku po rrëfehen tri ushtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Shyhrete Kastrati, Velvetie Zogaj dhe Demrije Salihaj – është shpalosur një panoramë e sinqertë e përjetimeve të luftës, sakrificave dhe barrës që kanë mbajtur gratë luftëtare.

Velvetie Zogaj ka dhënë një prej deklaratave më të drejtpërdrejta të mbrëmjes, duke folur për krenarinë e brezit që iu bashkua UÇK-së dhe sfidat që kanë përballuar si gra në luftë dhe pas saj.

“Jemi brezi që kemi kaluar nëpër shumë sfida e vështirësi, por kemi qenë brezi më me fat që i takojmë UÇK-së, projektit më të madh shqiptar të fundshekullit të kaluar. Nuk e di si do të isha sot po të mos isha pjesë e luftës, nuk e di si do ndihesha po të mos i kisha njohur gjithë ata heronj. Lufta është krenaria jonë më e madhe. Askush s’e do luftën, por kush e do lirinë duhet të jetë i përgatitur për luftë – dhe ne e deshëm lirinë,” tha ajo.

Zogaj theksoi se gratë e UÇK-së kanë mbajtur një barrë të dyfishtë, duke u përpjekur të jenë shembull për brezat që vinin. Ajo tregoi se edhe pas luftës çdo veprim i saj ka qenë i peshësuar me faktin se ka qenë ushtare e UÇK-së, një përgjegjësi që e shoqëron edhe sot.

“Kemi mjaft shumë të flasim e të kujtojmë për luftën, ne si luftëtare të lirisë, gratë, kanë bartë një barrë, edhe më të madhe se meshkujt, sepse jemi munduar të jemi shembull për brezat e rinj. Gjithë vitet e pasluftës, as veprimin më të vogël nuk kam arrit ta bëj e të mos mendoj që unë jam ushtare e UCK dhe a më takon ta bëjë këtë, kjo do të na shoqërojë gjithë jetës”, tha Zogaj.

Sipas saj, sulmet dhe ofendimet ndaj UÇK-së shpesh kanë qenë më të rënda se plagët e luftës. E prej studios ajo dha një mesazh të prerë:

“Të gjithë ata që tentojnë të hedhin baltë mbi UÇK dhe ushtarët e UÇK-së, ata vetëm duart e tyre do t’i baltosin. UÇK nuk pranon asnjë njollë, asnjë baltë. Është një diamant që balta nuk i ngjitet,” u shpreh Velvetie Zogaj.

JU REKOMANDOJMË

“Ramush Haradinajt duhet t’ia dijë për nder krejt Kosova”, Lekaj thotë se telefonoi Mustafën pas asaj deklarate: Ja çka biseduan
Lajme

“Ramush Haradinajt duhet t’ia dijë për nder krejt Kosova”, Lekaj thotë se telefonoi Mustafën pas asaj deklarate: Ja çka biseduan

28/11/2025 - 22:21
Policia e Kosovës paralajmëron për e-maile të rreme: Dokumentet janë të falsifikuara, jo nga PK
Lajme

Policia e Kosovës paralajmëron për e-maile të rreme: Dokumentet janë të falsifikuara, jo nga PK

28/11/2025 - 22:15
Begaj nikoqir i darkës për festën e pavarësisë, Osmani: Atmosfera mbante peshën e historisë dhe fuqinë e bashkimit
Kryesore

Begaj nikoqir i darkës për festën e pavarësisë, Osmani: Atmosfera mbante peshën e historisë dhe fuqinë e bashkimit

28/11/2025 - 22:01
NYT: Trumpi dhe Maduroja kanë biseduar, diskutuan për një takim të mundshëm
Lajme

NYT: Trumpi dhe Maduroja kanë biseduar, diskutuan për një takim të mundshëm

28/11/2025 - 21:50
Lekaj: Tronditëse të shohim se si veprimet e pamatura të Albin Kurtit e kanë shtyrë aleatin tonë të reagojë kaq ashpër!
Lajme

‘Zgjedhjet me 28 dhjetor’, Lekaj: Mërgata jonë është tepër e zhgënjyer, s’do të votojnë pro Qeverisë ‘Kurti 3’!

28/11/2025 - 21:23
Kurti kthehet në Kosovë, merr pjesë në këtë ngjarje
Lajme

Kurti s’u pa as në Prekaz e as në Shqipëri, festën e flamurit e shënoi me një postim në ‘facebook’

28/11/2025 - 21:10

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Plagoset 17 vjeçja E.V. në Vushtrri

    Plagoset 17 vjeçja E.V. në Vushtrri

    339 Shpërndaje
    Shpërndaje 136 Tweet 85
  • I dyshuari për plagosjen e 17 vjeçares vushtrriase në arrati, policia i gjen armë e fishekë në shtëpi

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Dolce ‘çmend’ Edin me vallëzimin e saj (VIDEO)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • “Simboli i rezistencës shqiptare është kthyer në simbol të turpit shtetëror”- Ish-komandanti i UÇK-së kritikon qeverisjen e Kurtit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Ramush Haradinajt duhet t’ia dijë për nder krejt Kosova”, Lekaj thotë se telefonoi Mustafën pas asaj deklarate: Ja çka biseduan

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë