Pak minuta më parë ka ndodhur një gjuatje me armë në Prishtinë, me ç’rast një person është plagosur.
Detaje për këtë kanë dhënë nga policia e Kosovës.
“Rreth orës 21:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë zëdhënësi i policisë së Kosovës për kryeqytet, Enis Pllana./IndeksOnline












