65 zyrtarëve policorë u është paguar rrezikshmëria në punë, ndonëse ishin të suspenduar nga Policia e Kosovës.Këtë e zbuloi raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit, ku thuhet se veç 50% të pagës bazë, të njëjtit kanë gëzuar edhe shtesa të tjera në vlerë prej 55 mijë e 500 euro.
Policia e Kosovës për këtë gabim ishte arsyetuar të ketë ndodhur si rezultat i kohës së shkurtër për dërgimin e listave me personat e kualifikuar për shtesën për kushte specifike. Por, pavarësisht të gjeturave të auditorit policia nuk kishte ndërmarrë asgjë, njofton Klan Kosova.Marrja e shtesave gjatë kohës së suspendimit juristët po e konsiderojnë si shkelje ligjore për të cilën duhet ndjekur penalisht.
Në lidhje me dëmin ekonomik që këta zyrtarë të rendit ia kanë shkaktuar shtetit, policia nuk ka kthyer përgjigje për Klan Kosovën ende.Ndërkohë, Inspektorati Policor ka rekomanduar edhe 13 suspendime të tjera bazuar në raportin e muajit qershor, e që nuk dihet nëse kjo praktikë po vazhdon sërish në këtë Institucion.