Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Telefona, USB, dronë, vetura e kamera – PSRK zbulon krejt çka u sekuestrua në aksionin e sotëm në veri

29/09/2023 - 15:24
në Pa kategori
A A
Telefona, USB, dronë, vetura e kamera – PSRK zbulon krejt çka u sekuestrua në aksionin e sotëm në veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksionin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës të cilët mëngjesin e sotëm kanë kryer bastisje në pesë lokacione të ndryshme në veri të vendit, përfshirë pronat e Milan Radoiçiqit.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria Speciale njofton se operacioni policor ndërlidhet me sulmin terrorist të datës 24.9.2023, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, si dhe urdhër kontrolli është zhvilluar në pronat e të dyshuarve M.R dhe V.R. dhe në hapësirën e një objekti ndihmës të Spitalit Rajonal në Mitrovicë-Veri.

“Pas realizimit të urdhër kontrollit në pronat e të dyshuarve janë sekuestruar në cilësi të provave materiale:

2 Automjete Mercedes
Argjend 4.84 Kg
2 Motor 4X4
1 Barkë-Anije
7 DVR
2 Pllaka antiplumb me dy mbrojtës
3 Thika
2 Rutera
2 Çelësa të veturave
5 Gëzhoja
1 Dronë
5 USB
1 Kamera GoPro- SSD
1 Video kamerë me kartelë
1 Shënjestër optike
1 Spray
7 telefona celular”, thuhet në komunikatë
Po ashtu, PSRK do të parashtrojë urdhrin ndalues në Gjykatën kompetente për sekuestrim të një vile buzë liqenit të Ujmanit, një penthouse dhe një lokali që janë në pronësi të Radoiçiqit.

Prokuroria Speciale njofton se Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhimet e saja në realizimin e

Ndryshe, Milan Radoiçiq, e ka pranuar se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku një grup i armatosur serb ka kryer sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës, duke lënë të vrarë rreshterin policor, Afrim Bunjaku.

Ai e ka bërë këtë deklaratë përmes një letre të lexuar nga avokati i tij, Goran Petronijeviq, për publikun nga Beogradi. Radoiçiq e ka pranuar se i ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike për ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë.

Radoiçiq i ka akuzuar autoritetet në Prishtinë, të udhëhequra nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, për “pushtim të paligjshëm të veriut të Kosovës”.

Ai ka vlerësuar se sulmuesit nuk janë “terroristë”, por “luftëtarë për lirinë e popullit të tyre”.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamjet nga pronat e Radoiçiqit, duke thënë se nuk bëhet fjalë për luftëtar lirie, por për një Pablo Escobar të rajonit.

JU REKOMANDOJMË

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
Lajme

Vajza që ishte shpallur e zhdukur gjendet në një banesë me dy persona, rasti po hetohet!

13/07/2025 - 09:36
I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi
Pa kategori

I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

13/07/2025 - 00:15
Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifa 30% ndaj produkteve të BE-së
Pa kategori

Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifa 30% ndaj produkteve të BE-së

12/07/2025 - 15:27
Tollovi në Merdare, Ambasada e Gjermanisë: Do të dëshironim që mallrat të lëviznin më shpejt
Lajme

Ndalim i plotë i qarkullimit për automjete të rënda transportuese në pikën kufitare të Bllacës

08/07/2025 - 08:51
Kushtet për Serbinë/ A mund të anëtarësohet Serbia në BE pa njohjen e Kosovës?
Pa kategori

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

07/07/2025 - 22:49
Osmani: Loxha ishte më shumë se fushëbetejë, simbol i rezistencës për të mos u kthyer kurrë në robëri
Pa kategori

Osmani: Loxha ishte më shumë se fushëbetejë, simbol i rezistencës për të mos u kthyer kurrë në robëri

06/07/2025 - 17:33

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    239 Shpërndaje
    Shpërndaje 96 Tweet 60
  • I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

    215 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Policia në kërkim të Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, dyshohen për përfshirje në një vepër të rëndë penale

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Pla’goset një person me armë zjarri në Vushtrri

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë