Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Temperaturat e larta në Kosovë, mjekët: Të shmanget piku i ditës, dieta shumë e rëndësishme

15/06/2025 - 09:43
në Lajme
A A
Vala e të nxehtit ‘godet’ Evropën dhe Ballkanin – lëshohen paralajmërimet në disa shtete
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në këto ditë vape, mjekët u sugjerojnë qytetarëve kujdes të shtuar, sidomos në pikun e ditës.

Specialisti në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QKMF), në Prishtinë, Rushit Ismajli, në intervistë për Ekonomia Online, vuri në dukje se pas një maji të ftohtë, ngritja e menjëhershme e temperaturave në qershor ka shkaktuar vështirësi në përshtatjen e qytetarëve.

“Kaluam prej një periudhe që e kishim me temperatura shumë të ulëta. Maji ka qenë me temperatura të ulëta, pastaj në qershor përnjëherë temperaturat u ngritën. Ka pasur vështirësi në përshtatjen e njerëzve me këto temperatura dhe menjëherë shohim se disa persona vetëm se janë djegur. Ajo çka duhet të bëjnë kujdes është që në radhë të parë të shmangin pikun e ditës nga ora 10:00 deri 17:00, sepse në këtë kohë temperaturat janë të larta,. Mund të shkaktohet dehidrim, djegie e lëkurës, që është rrezik për kancerin e lëkurës”, tha Ismajli.

Ismajli rekomandon konsumimin e të së paku dy litrave ujë në ditë dhe një dietë të shëndetshme me pemë dhe perime të freskëta.

“Ajo çka do t’i këshilloj qytetarët, të gjitha grupmoshat, veçanërisht gratë shtatzëna, fëmijët e vegjël dhe të moshuarit, që përpos të mos dalin në mesin e ditës, të konsumojnë sasinë e mjaftueshme të ujit, së paku dy litra në ditë Pritet që temperaturat të rriten. Ajo çka ne rekomandojmë është që të kujdesen që të shmangin temperaturat e larta. Kemi pasur raste, por i kemi menaxhuar dhe i kemi këshilluar të mbajnë veshje me ngjyra të të çelëta dhe të lehtë si dhe të mbajnë kapela”, shtoi ai.

Mjeku Ismajli vë theksin edhe te dieta.

“Dieta është shumë e rëndësishme. Kryesisht duhet të jetë një dietë e shëndetshme dhe të hanë ushqime të freskëta: pemë dhe perime. Perimet të lahen në ujë të rrjedhshëm. E njëjta gjë edhe me pemët. Të mos konsumojnë sasi të tepërta të kripës, të yndyrës, sheqerit, po ashtu edhe brumërat. Të mos hanë aty ku ka ushqime të shpejta, sandviça, hamburgerë, qebapa etj”, tha për EO, Ismajli.

JU REKOMANDOJMË

Dëbohen nga Kosova dy pjesëtarë të MPB-së së Serbisë
Kryesore

Dëbohen nga Kosova dy pjesëtarë të MPB-së së Serbisë

15/06/2025 - 19:26
Ayatollah Ali Khamenei & Donald Trump
Kryesore

Trump i vuri veton planit izraelit për të vrarë udhëheqësin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei

15/06/2025 - 18:54
Izraeli sulmon me raketa Iranin, godet objektivin më të largët deri më tani
Kryesore

Izraeli sulmon me raketa Iranin, godet objektivin më të largët deri më tani

15/06/2025 - 18:31
“Lufta i shkon në oborr”, Netanyahu kapet duke dalë nga bunkeri
Lajme

“Lufta i shkon në oborr”, Netanyahu kapet duke dalë nga bunkeri

15/06/2025 - 18:10
Irani lëshon raketa balistike në rezidencën e Netanyahut
Lajme

Irani lëshon raketa balistike në rezidencën e Netanyahut

15/06/2025 - 17:45
Konflikti Izrael – Iran: Rebelët Huthi sulmojnë Izraelin
Lajme

Konflikti Izrael – Iran: Rebelët Huthi sulmojnë Izraelin

15/06/2025 - 17:23

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Raketa balistike iraniane godet Izraelin qendror (Video)

    Raketa balistike iraniane godet Izraelin qendror (Video)

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Trump paralajmëron se do t’i kthehet Kosovës dhe Serbisë: Biden i mori disa vendime të marra, unë do t’i rregullojë përsëri

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Dalin detaje të reja nga festa, vuloset gjithçka nga Sara e Eriku

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ambasadorja shqiptare në Izrael: Situata është në tensione të larta, shqiptarët në Izrael në gatishmëri të plotë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Mbrojtja nuk është hermetike, hyni nëpër bunkerë”, Izraeli përballet me sulme të reja nga Irani

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë