Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tenderi 18-milionësh i Alban Hysenit për bulevardin shkel ligjin, detaje

19/03/2025 - 15:18
në Kryesore, Lajme
A A
Tenderi 18-milionësh i Alban Hysenit për bulevardin shkel ligjin, detaje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Gjilanit ka hapur kontratën për ”Ndërtimi i projektit të integruar të Bulevardit të qytetit Gjilan”. Projekt që nuk ishte votuar nga opozita për buxhetin e vitit 2025. Komuna si duket tashmë ka gjetur një rrugë dhe ka hapur tenderin. Por, qysh në fillim ka bërë shkelje të ligjit. Nga 40 ditë sa është i paraparë afati i garës për operatorët ekonomikë, është shkurtuar në 20 ditë.

18 milionë euro janë paraparë nga Komuna e Gjilanit për ‘Ndërtimi i projektit të integruar të Bulevardit të qytetit Gjilan”.

Por, qysh në fillim të këtij procesi janë vërejtur parregullsi.

Tenderi është hapur më 18 mars, dhe afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 7 prill.

Pra, Komuna ka lënë vetëm 20 ditë kohë për kompanitë që dëshirojnë të ofertojnë në këtë tender.

Dyshimet për shkelje të ligjit

Komuna me tenderin 18 milionësh ka ngritur dyshimet për shkelje të ligjit.

Sipas ligjit kontratat e mëdha duhet të kenë afat minimal 40-ditor për pranimin e ofertave dhe afati kohor i caktuar nga autoriteti kontraktues për pranimin e tenderëve, ose kërkesave për pjesëmarrje duhet të jetë i mjaftueshëm për t’iu dhënë operatorëve të interesuar ekonomik, kohë të mjaftueshme për të përgatitur dhe dorëzuar dokumentet në fjalë.

Neni 44 Rregullat e Përgjithshme për Caktimin e Afateve Kohore për pranimin e Tenderëve ose Kërkesave për Pjesëmarrje Gjatë një prokurimi që zbaton procedurën e hapur, autoriteti kontraktues do të caktojë një afat kohor për pranimin e tenderëve që është:

“Kur kontrata përkatëse është kontratë publike me vlerë të madhe, jo më pak se dyzet (40) ditë; dhe Kur kontrata përkatëse nuk është kontratë publike me vlerë të madhe, jo më pak se njëzet (20) ditë”, thuhet në ligj.

Pra, edhe pse tenderi kap një shifër të lart, komuna dha një afat kohor prej 20 ditësh.

Lidhur me këtë Komuna u arsyetua se po bëhet për të shmangur vonesat për shkak të dimrit.

“Meqënëse ky projekt është një nga projektet më të mëdha për regjenerimin urban të qendrës së qytetit dhe objektin e ri të administratës, kërkojmë që ky aktivitet të publikohet me afat të shkurtër kohor, për të shmangur vonesat për shkak të dimrit”,  thuhet në arsyetimin e Komunës.

Në anën tjetër, afati prej 20 ditësh nuk i lë kohë kompanive për t’u përgatitur ofertat e tyre në bazë të kërkesave që ka Komuna.

Heqja e projektit të Bulevardit të qytetit të Gjilanit nga opozita

Kryetari Alban Hyseni pas votimit të buxhetit komunal për vitin 2025, kishte deklaruar se propozimi për heqjen e projektit të Bulevardit të qytetit të Gjilanit nga partia opozitare LDK-dega në Gjilan, është në dëm të qytetarëve.

“Heqja e projektit të Bulevardit të qytetit të Gjilanit në vlerë prej 800 mijë euro është një lajm jo i mirë për qytetarët dhe për buxhetin komunal. Ky do ishte ndryshimi më i madh urbanistik në histori të qytetit të Gjilanit”, ka thënë tutje Hyseni.

Sipas opozitës, u tha se ky projekt është jashtë planit zhvillimor komunal.

Në ndërkohë në kontratën e publikuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, thuhet se pagesat lidhur me këtë aktivitet të prokurimit bazohen në Marrëveshjen për bashkëpunim të lidhur mes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësior dhe Infrastrukturës dhe Komunës së Gjilanit. /Insajderi.org/

JU REKOMANDOJMË

Tahiri: Kemi fituar grant për ambient të pastërt
Lajme

Tahiri: Kemi fituar grant për ambient të pastërt

17/09/2025 - 23:28
Kryetari i Vushtrrisë për ndarjen buxhetore: Qytetarët që e kanë votuar VV-në duhet të vetëdijesohen e ta ndëshkojnë padrejtësinë
Lajme

Idrizi: Askush s’mund të ma sfidojë guximin, rininë ia kam kushtuar arsimit shqip nëpër bodrume

17/09/2025 - 23:10
Ish-diplomati amerikan Jonathan Moore godet Kurtin: Punoi kundër interesave të SHBA-së dhe të vetvetes
Lajme

Moore kritikon qeverinë: Mos prisni dhurata nga Uashingtoni, dëshmojeni se jeni vend demokratik

17/09/2025 - 23:00
Fotot që demantojnë Sylejman Mehollin: Drejtori i Urbanizmit i Ferit Idrizit është VV, ai shihet me Dejona Mihailin e Arsim Rexhepin
Kryesore

Fotot që demantojnë Sylejman Mehollin: Drejtori i Urbanizmit i Ferit Idrizit është VV, ai shihet me Dejona Mihailin e Arsim Rexhepin

17/09/2025 - 22:58
Idrizi demaskon Tahirin për karriget e vendosura në shesh, thotë se është paguar 950 euro e jo 5 mijë euro
Lajme

Idrizi i përgjigjet ironisë së Tahirit për bizneset në sheshin e Vushtrrisë: Janë ardhë edhe brendet, që ti i hanë në Prishtinë. Ti s’rrin në Vushtrri hiq

17/09/2025 - 22:57
“M’u duk i mirë për defator” – Haradinaj godet Bashën: S’e kom ditë që ka shkru për UÇK-në
Lajme

“M’u duk i mirë për defator” – Haradinaj godet Bashën: S’e kom ditë që ka shkru për UÇK-në

17/09/2025 - 22:56

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • “Me përjashtim të njërit, kam punuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës”, kush nuk bashkëpunoi me Williams?

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • “Kurti i rekrutuar nga Serbia” – Haradinaj nxjerr dokumente: Ja suksesi i Serbisë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • 7 premtime të pambajtura të Fadil Nurës – qytetarët e Skenderajt në pritje të nënkalimit që s’filloi kurrë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë