“Kam raporte normale”, u përgjigj deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, kur u pyet se çfarë raportesh ka me kolegen e saj Doarsa Kica Xhelili.
Kjo pyetje iu shtrua pasi u tha se në zgjedhjet e dhjetorit Bajrami mori numrin e Kicës në listën e deputetëve.
“Unë nuk e kam marrë numrin e saj, është komplet keqinterpretim. Nëse e kam marrë unë numrin e saj, ajo me 9 shkurt e paska marrë numrin e dikujna. Numrat nuk janë pronë e askujt”, tha Bajrami.












