Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tërheqja e Osmanit s’ka kurrfarë efekti, Gjykata e ka në dorë se çfarë bëhet me kërkesën e saj, e thotë edhe Ligji

06/08/2025 - 15:20
në Lajme
A A
Tërheqja e Osmanit s’ka kurrfarë efekti, Gjykata e ka në dorë se çfarë bëhet me kërkesën e saj, e thotë edhe Ligji
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Republikës së Kosovës gjatë qëndrimit të saj në SHBA, kishte paralajmëruar se do t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese sapo të kthehej në Kosovë, për ta pyetur se çfarë ndodh pas afatit 30 ditor për krijim të institucioneve dhe se cilat janë pasojat legale për mosrespektimin e afatit kushtetues, shkruan Gazeta Express.

Pas kthimit në Prishtinë nga një vizitë disa ditore jashtë vendit, Osmani i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për sqarime të mëtejshme se çfarë do të ndodh me konstituimin e institucioneve.

Megjithatë, me 5 gusht, në një konferencë për media, Osmani ka dalë dhe ka njoftuar se e ka tërhequr kërkesën e saj të deponuar në Kushtetuese, meqë gjyqtar raportues për këtë rast është caktuar Radomir Llaban, shkruan Gazeta Express.

Sipas Osmanit, s’mund t’i lihet në dorë një gjë kaq e rëndësishme një gjyqtari që është “kërcënim për sigurinë kombëtare” të vendit.

Por, sipas Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, konkretisht Neni 23 që flet për tërheqjen e palës, njofton se Gjykata Kushtetuese do të vendos për çështje që iu janë referuar në mënyrë ligjore nga ana e palëve të autorizuara pavarësisht tërheqjes së palës nga procedura. Pra, është në diskrecionin e plotë të Gjykatës Kushtetuese se çfarë ndodh me kërkesën e parashtruar ditë më parë nga presidentja Vjosa Osmani.

Në bazë të këtij Ligji, Gjykata Kushtetuese do të marrë vendim për kërkesën e presidentes Vjosa Osmani, pavarësisht faktit që Osmani ka deklaruar se po e tërheq kërkesën e saj dhe se shumë çështje do të mbesin të pasqaruara.

“Gjykata Kushtetuese do të vendosë për çështjet që i’u janë referuar në mënyrë ligjore nga ana e palëve të autorizuara pavarësisht tërheqjes së palës nga procedura”, thuhet në Nenin 23 të Ligjit Nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese.

Neni 23 i Ligjit për Gjykatën Kushtetuese

Osmani ditën kur kishte dorëzuar kërkesën në Gjykatë Kushtetuese, kishte thënë se duhet të ketë pasoja juridike për mosrespektimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Sot në përmbushje të përgjegjësisë sime kushtetuese, për të garantuar funksionimin demokratik dhe kushtetues të vendit kam paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të shqyrtuar konfliktin e kompetencave kushtetuese të krijuar nga mungesa e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Kjo është një kërkesë që paraqitet pas një situate të paprecedent në jetën institucionale të vendit tonë, ku përkundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese i cili ka paraqitur afatin kushtetues të detyrueshëm kanë mbetur vetëm pak ditë, mirëpo nuk shihet në horizont as konsensusi e as kompromisi për konstituimin Kuvendit brenda këtij afati kushtetues. Duke qenë se çdo afat i detyrueshëm kushtetues dhe çdo moszbatim i aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese duhet të ketë edhe pasoja juridike, por ato nuk janë sqaruar në aktgjykimin paraprak kërkesa jonë sot në esencë është kërkesë për qartësimin e pasojave juridike të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh”, kishte deklaruar Osmani më 22 korrik./GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Ambasada Amerikane: Bllokimi politik po i kushton Kosovës – SHBA kërkon partnerë të besueshëm
Lajme

Ambasada Amerikane: Bllokimi politik po i kushton Kosovës – SHBA kërkon partnerë të besueshëm

08/08/2025 - 11:22
Shërbimi i Hemodializës, për herë të parë në Podujevë, Kurti dhe Bulliqi presin shiritin
Lajme

Shërbimi i Hemodializës, për herë të parë në Podujevë, Kurti dhe Bulliqi presin shiritin

08/08/2025 - 11:04
Koci kërkon ndryshime në strukturën e Gjykatës Speciale
Lajme

Koci kërkon ndryshime në strukturën e Gjykatës Speciale

08/08/2025 - 11:00
Kurti: Tash kam shumë më shumë punë- unë shkrova edhe letra për takim e bashkëpunim, por s’pati sukses
Lajme

Kurti: Tash kam shumë më shumë punë- unë shkrova edhe letra për takim e bashkëpunim, por s’pati sukses

08/08/2025 - 10:53
Vendimi i Gjykatës për krizën institucionale, flet Kurti
Lajme

Vendimi i Gjykatës për krizën institucionale, flet Kurti

08/08/2025 - 10:43
Vendimi për Igor Popoviq do të merret pasdite
Lajme

Vendimi për Igor Popoviq do të merret pasdite

08/08/2025 - 10:34

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Paralajmërimi i “frikshëm”: Dënimi i Thaçit sjell “Sërpskan” në Kosovë

    Paralajmërimi i “frikshëm”: Dënimi i Thaçit sjell “Sërpskan” në Kosovë

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Dejona Mihali sulmon Hashim Thaçin ditën e protestës: Kërko falje

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Befason Sejdiu: Jam shumë i interesuar që VV-ja me udhëheqë qeverinë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Nexhmi Krasniqi para gjykatës: Nuk jemi rob

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Edita Tahiri: Dell dhe Faith ma ofruan postin e Presidentes, por ndërhyri Haradinaj

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë