Një tërmet me magnitudë 3.1 është regjistruar sot në mëngjes në Kosovë, konkretisht në mes kufijve Kosovë–Serbi–Maqedoni e Veriut, sipas të dhënave nga Qendra Evropiane për Monitorimin e Tërmeteve (EMSC).
Sipas EMSC-së, tërmeti ka ndodhur më 15 dhjetor 2025, në orën 06:20:10 sipas kohës universale (UTC), apo 07:20 sipas kohës lokale. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në koordinatat 42.373° N, 21.284° E, me një thellësi prej rreth 9 kilometrash.
Lëkundjet janë ndjerë rreth 35 kilometra në juglindje të Prishtinës, si dhe rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt.













