Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tërnava i drejtohet Prokurorisë Speciale, kërkon zbardhjen e dokumentit “Top Secret 2″

04/09/2026 - 15:47
në Lajme
A A
Tërnava i drejtohet Prokurorisë Speciale, kërkon zbardhjen e dokumentit “Top Secret 2″
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për zbardhjen e plotë të çështjes së dokumentit “Top Secret 2”, i përfshirë në mesin e dëshmive në aktakuzën e PSRK-së për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit.

“Në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), përmes kësaj kërkese zyrtare, kërkojmë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës zbardhjen e plotë të çështjes së dokumentit të pretenduar si ‘Top Secret’, përfshirë origjinën, autenticitetin, mënyrën e sigurimit dhe publikimit të tij, si dhe rrethanat e nxjerrjes së pretenduar nga telefoni i të pandehurit Fatmir Sheholli”, thuhet në një njoftim të BIK për këtë zhvillim.

Në njoftimin e BIK-ut thuhet se përmbajtja e publikuar e paraqet këtë institucion në mënyrë të rreme dhe se pretendohet që Bashkësia Islame është nën ndikimin e shërbimeve të huaja të sigurisë, ndërsa xhamitë dhe medresetë paraqiten si institucione të financuara për qëllime destabilizuese.

“Këto janë akuza jashtëzakonisht të rënda dhe të papranueshme, të cilat cenojnë rëndë integritetin, kredibilitetin dhe dinjitetin e institucionit tonë, të imamëve, teologëve dhe besimtarëve tanë”, thuhet në kërkesën e BIK drejtuar Prokurorisë Speciale.

Kujtojmë se dokumenti është paraqitur nga Prokuroria Speciale si pjesë e provave në aktakuzën ndaj Shehollit.

Dokumenti “Top sekret 2” sipas Prokurorisë, është gjetur në telefonin e Shehollit, dhe aty pretendohet se fonde të mbledhura nga “ambasadat islamike” në Beograd, do të investoheshin në ndërtimin e xhamive në Kosovë.

Sipas përmbajtjes së dokumentit, qëllimi do të ishte shtrirja e ndikimit të islamit, përçarja e shqiptarëve, nxitja e emigrimit dhe ndryshimi i perceptimit të Perëndimit për Kosovën, për të krijuar rrethana që do t’i shërbenin synimit të Serbisë për rikthimin e Kosovës nën juridiksionin e saj./Reporteri.net/

JU REKOMANDOJMË

Gucati paralajmëron ‘revoltë qytetare’: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, nuk rrimë duarkryq

Gucati paralajmëron ‘revoltë qytetare’: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, nuk rrimë duarkryq
04/09/2026 - 17:34

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka paralajmëruar protesta të mëdha në rast se ish-krerët e UÇK-së shpallen fajtorë nga Gjykata Speciale në...

Më shumëDetails

Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij

Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij
04/09/2026 - 17:07

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë se nuk planifikon të takohet me kreun e LVV-së, Albin Kurti. Megjithatë, ai thotë se do të takohej me të në...

Më shumëDetails

KEDS publikon orarin e reduktimeve nga data 5 shtator deri me 8 shtator

KEDS dhe KESCO po importojnë energji elektrike mbi 1 milion euro në ditë
04/09/2026 - 16:50

KEDS ka publikuar orarin e reduktimeve për shkak të punimeve nga data 5 shtator deri me atën 8 shtator. 05.09.2026 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë...

Më shumëDetails

Mesazhi i fortë i SHBA nga Tirana: “Një vend që nuk prodhon asgjë, nuk mbron dot popullin dhe interesat e tij”

Mesazhi i fortë i SHBA nga Tirana: “Një vend që nuk prodhon asgjë, nuk mbron dot popullin dhe interesat e tij”
04/09/2026 - 16:34

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përcjellë një mesazh të fortë të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, mbi atë që përbën fuqinë reale të një...

Më shumëDetails

Shefi i ri i Zyrës së BE-së takon Haxhiun: Diskutuam për synimin strategjik të anëtarësimit të Kosovës shumëetnike në BE

Shefi i ri i Zyrës së BE-së takon Haxhiun: Diskutuam për synimin strategjik të anëtarësimit të Kosovës shumëetnike në BE
04/09/2026 - 16:27

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, pas marrjes së detyrës ka zhvilluar takimin e parë me u.d të presidentes, Albulena Haxhiu. Në këtë takim, sic...

Më shumëDetails

Miftaraj: Historia do ta mbajë mend Avni Deharin si dikush që po tallet me Kuvendin e Kosovës

Miftaraj thotë se Qeverisë i mungon vullneti për implementimin e Kontratës Kolektive
04/09/2026 - 16:02

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar pasi Avni Dehari ka caktuar seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës më 9 shtator. Miftaraj ka shkruar se historia do ta...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Blerina Maloku? Policia e Kosovës ende në kërkim të 22-vjeçares nga Vushtrria

    Kush është Blerina Maloku? Policia e Kosovës ende në kërkim të 22-vjeçares nga Vushtrria

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • 2 minuta e 50 sekonda: Edi u ndalua me shenjën STOP të policisë, del video e plotë pa ndërhyrje

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • 5 të arrestuar pas ngjarjes së rëndë në hotelin në Vlorë, mes tyre edhe një shtetas kosovar (Emri)

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “S’di qysh kom me vazhdu…”, motra e Laurentit me fjalë rrëqethëse pas varrimit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Burrnia është me dalë vetë”, ish banori i BBK reagon për rastin Edi-Jozi

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë