Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tha se ka kërkuar të hiqet: Emri i Dimal Bashës ende figuron në artikullin famëkeq që kriminalizon UÇK-në

06/09/2025 - 21:12
në Kryesore, Lajme
A A
Tha se ka kërkuar të hiqet: Emri i Dimal Bashës ende figuron në artikullin famëkeq që kriminalizon UÇK-në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Unë e kam dërguar një email ku kam treguar që edhe vetë autorja e pranon që unë kam përgjegjësi vetëm për kapitullin 3 dhe të tërhiqet edhe kapitulli edhe emri im nga punimi”

Ndonëse kanë kaluar plot pesë ditë nga pretendimi i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, se i ka kërkuar Jana Arsovskës, bashkautore e punimit famëkeq ‘shkencor’ që kriminalizon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të heqë emrin e tij nga ky punim, emri i kreut të institucionit më të rëndësishëm të Kosovës vijon ende të figurojë në këtë artikull.

“Unë e kam dërguar një email ku kam treguar që edhe vetë autorja e pranon se unë kam përgjegjësi vetëm për kapitullin 3 dhe të tërhiqet edhe kapitulli edhe emri im nga punimi. Për shkak se unë s’kam të bëj me pjesën tjetër asgjë. Këtë e pranon edhe vetë autorja. Edhe unë e kam dërguar emailin ku them: ‘Ju lutem të tërhiqni edhe kapitullin, edhe emrin tim. Unë edhe njëherë kërkoj falje për pavëmendjen time.’” – deklaroi Basha të hënën

Por, mjafton një kërkim i thjeshtë në Google me titullin “Globalizing the Western Balkans: Transnational Crime, Fundamental Islam and Unholy Alliances” për të vërejtur se emri i Bashës figuron ende si bashkautor përkrah Arsovskës në një artikull që ngre akuza tepër të rënda ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e paraqitur si të lidhur me krimin e organizuar dhe ekstremizmin.

Nacionale ka provuar të kontaktojë edhe Jana Arsovskan, por e njëjta nuk ka kthyer përgjigje deri në momentin e publikimit të këtij artikulli.

Herën e fundit që Basha u prononcua lidhur me këtë punim ishte pas dështimit të takimit konsultativ me nënkryetarët e partive të tjera, ku ky i fundit, gjatë një konference për media, kërkoi falje dhe pranoi se “do të duhej të isha më i kujdesshëm”.

Basha tha se angazhimi i tij në punimin e përpiluar bashkë me “studiuesen” Jana Arsovska, kufizohej vetëm në një kapitull mbi depërtimin e islamit radikal në Ballkan. Dhe, sipas tij, po të kishte qenë në dijeni të përmbajtjes së plotë, ai “kurrë nuk do ta pranonte” që emri i tij të figuronte si bashkëautor.

“Kurrë, në asnjë moment, nuk do ta kisha pranuar të jem bashkëautor i një artikulli ku UÇK-ja paraqitet në atë mënyrë. Që nga viti 2008 unë kam botuar opinione dhe kam qenë pjesë aktive e jetës publike. Asnjëherë nuk kam ditur se do të publikohej si bashkëautorësi.”

Disa nga pretendimet e tmerrshme në artikull:

“UÇK-ja nuk mbështetej zyrtarisht nga asnjë shtet, kështu që duhej të mbështetej në burime të tjera alternative financimi (Raufer, 2003; Leëis, 2011; Loëen, 2011). Sipas rasteve të hetuara, fondet për UÇK-në vinin nga shqiptarë të zakonshëm në diasporë, si dhe nga trafikantë droge që vepronin në të gjithë Evropën Perëndimore dhe SHBA-në. Kjo mbështetje nuk kufizohej vetëm në para, por trafikantët e drogës dërgonin gjithashtu njerëz të armatosur për të luftuar përkrah UÇK-së dhe blinin armë në emër të UÇK-së.8 Ndërsa lidhja midis UÇK-së dhe krimit të organizuar është e vështirë të përcaktohet, ka raste gjyqësore të njohura nga Gjermania, Italia, Belgjika dhe Republika Çeke, të cilat sugjerojnë fuqimisht një lidhje midis trafikantëve të drogës dhe UÇK-së (Jonsson, 2013)”

“Në Belgjikë, i ashtuquajturi shef i ‘mafias shqiptare’ VH la plumba para dyerve të njerëzve nga diaspora shqiptare si një kujtesë se taksat ‘vullnetare’ që ata duhej të paguanin në mbështetje të qeverisë në hije dhe UÇK-së nuk ishin realisht “vullnetare”.9 Mbijetesa e UÇK-së varej nga financimi i ofruar nga banditët patriotë që vepronin përtej kufijve. Të ashtuquajturat taksa vullnetare u dërgoheshin organizatave humanitare si Vendlindja Thërret ‘Atdheu thërret’. Xhavit Haliti ishte ish-kreu i logjistikës për UÇK-në dhe deri në vitin 2011 ishte një deputet i lartë për partinë PDK në Kosovë. Sipas një raporti të inteligjencës së KFOR-it, Haliti drejtoi Fondin Atdheu Thërret dhe kur financimi u tha, “u drejtua krimit të organizuar në një shkallë të gjerë”

JU REKOMANDOJMË

Vazhdon skandali me mishin me bakterien Salmonella, kompanisë “Kajmak” Sh.P.K. nga Prizreni i asgjësohen mbi 2 mijë kg
Lajme

Vazhdon skandali me mishin me bakterien Salmonella, kompanisë “Kajmak” Sh.P.K. nga Prizreni i asgjësohen mbi 2 mijë kg

24/12/2025 - 09:49
Kërkohet lirimi i përkohshëm i Kadri Veselit nga Gjykata Speciale
Kryesore

‘Vdes’ edhe shpresa e fundit: Si e arsyetoi Gjykata Supreme në Hagë vendimin që Kadri Veseli të mos lirohet me kusht?

24/12/2025 - 09:39
Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari
Lajme

Baton Haxhiu parashikon rënie të Lëvizjes Vetëvendosje: Ka humbur votuesit rezident

24/12/2025 - 09:18
Ukraina humb edhe një qytet nga Rusia
Lajme

Ukraina humb edhe një qytet nga Rusia

24/12/2025 - 09:12
Sindikata e KEK-ut proteston sot para zyrave të korporatës
Lajme

Zyrtarja e LDK-së: Bie blloku B1 prapë, ditë feste për Vuk Hamoviq e Martin Berishaj

24/12/2025 - 08:57
Kriza me energji – Pas ndërprerjeve, paralajmërohet shtrenjtim dhe ndryshim i tarifave
Kryesore

Kriza me energji – Pas ndërprerjeve, paralajmërohet shtrenjtim dhe ndryshim i tarifave

24/12/2025 - 08:50

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

    Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Specialja mori këtë vendim për Kadri Veselin

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Mërgimtari nga Gjermania gjen shtëpinë e thyer në Kosovë, iu vodhën edhe lugët e kuzhinës

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, MPJD del me njoftim të rëndësishëm për diasporën

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kurti e Peci takohen me mjekë e zejtarë: Do të ndërtohet spitali i ri i Mitrovicës dhe do të investohen 50 milionë euro vetëm për zbulimin e pasurive nëntokësore

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë