Një aeroplan luftarak “Mirage 2000”, që Franca ia kishte dërguar Ukrainës, është përplasur të martën për shkak të dështimit teknik, por piloti ia ka dalë të mbijetojë.
Kështu ka bërë të ditur ushtria ukrainase, raporton gazeta “The Guardian”.
Ishte humbja e parë e një aeroplani “Mirage” prejse Ukraina nisi t’i pranonte sivjet.