Njohësi i ekonomisë, Shenoll Muharremi, ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurti për një postim të fundit në të cilin ai i bëri thirrje diasporës kosovare të votojë në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar rëndësinë e kësaj për forcimin e demokracisë, gjatë një video-adresimi më shumë se pesë minuta.
Muharremi ka theksuar se një thirrje e tillë nuk ka të bëjë me një angazhim të vërtetë për forcimin e demokracisë, por, sipas tij, përbën një përpjekje për të siguruar vota për partinë e tij.
“Kryeministri në një video-adresim mbi 5 minuta të gjatë po i bënë thirrje diasporës me votu sa më shumë se ‘kjo është demokratike’ dhe e ‘rëndësishme’. Si është demokratike me vendosë për jetën e dikujt tjetër, kur nuk jeton aty? Po ju tregoj diçka, kur ju ftojnë kështu politikanët me votu, pak si në panikë, dijeni që nuk e kanë për demokraci e për respekt ndaj qytetarëve por për vota për vete.” – tha ai mes tjerash.
Postimi i plotë:
Kryeministri në një video-adresim mbi 5 minuta të gjatë po i bënë thirrje diasporës me votu sa më shumë se ‘kjo është demokratike’ dhe e ‘rëndësishme’. Si është demokratike me vendosë për jetën e dikujt tjetër, kur nuk jeton aty? Po ju tregoj diçka, kur ju ftojnë kështu politikanët me votu, pak si në panikë, dijeni që nuk e kanë për demokraci e për respekt ndaj qytetarëve por për vota për vete. Ju jetoni në vend që qeverisë tjetërkush dhe aty ne nuk kemi asnjë ndikim, në jetën tuaj. Deri më tani vetëm rreth 33,000 persona janë regjistuar për votim nga dispora. Numri i votuesëve me të drejt vote është ndoshta rreth 1 milion në total. Pra vetëm 3.3% kanë shprehur interes deri më tani. Kjo është shumë normale. Pse? Për shkak se nuk ka logjikë shumë me votu në një vend që nuk jeton e punon. Sidomos personat që janë lindur në një vend tjetër dhe nuk kanë lidhje me jetën e përditshme në Kosovë. Njerëzit në diasporë, në Gjermani, Zvicër, Itali e Austri nuk kanë kohë shumë me u marrë me politikanë e parti politike nga Ballkani. Ata kanë me punu atje ku jetojnë… e puna e ekonomia në ato vende është shumë e rëndësishme. Po ju them disaporës tonë, mos u bezdisni shumë me këto thirrje të politikanëve. A e keni pa, vetëm kur ka zgjedhje vijnë ju vizitojnë e jau kërojnë votën. Kemi me votu ne që jemi në Kosovë dhe thirrja e politikanëve e sidomos qeverisë duhet me qenë me votu sa më shumë ne që jetojmë në Kosovë, që prekemi nga veprimet dhe mosveprime e politikanëve dhe qeverisë. E ju diaspora shume e dashtun dhe respektuar e keni treguar vetën 100x dhe e tregoni secilin muaj me ndihmat financiare për familjet tuaja, investimet në biznese dhe përkrahjen direkt para, gjatë dhe pas vitit 1999… Pra nuk keni detyrim e as nevojë me u shqetësu me votu, po dilni kënaquni me familje atë ditë pushimi e na këtu në Kosovë jemi rreth 1 milionë votues që do të dalim dhe votojmë. Sa më qytetarë të mirë që bëheni e integroheni dhe kontriboni në shoqëritë ku jetoni, aq më shumë nder dhe respekt i bëni Kosovës.