Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Joseph: Beogradi ka përgjegjësi më të madhe për situatën në Kosovë se sa Prishtina

15/12/2024 - 21:57
në Kryesore, Lajme
A A
Joseph: Beogradi ka përgjegjësi më të madhe për situatën në Kosovë se sa Prishtina
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Edward Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, tha se Serbia ka përgjegjësi më të madhe për situatën në Kosovë, por edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të tregojë se serbët në Kosovë janë qytetarë të plotë dhe që Qeveria në Prishtinë i respekton dhe i trajton si të tillë.

I pyetur nëse duke pasur parasysh deklaratën se kriza ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u sjell përfitim liderëve të të dyja palëve, ai sheh një situatë të ngjashme në Maqedoninë e Veriut, ai tha se nuk e krahason atë, sepse situata në Maqedoninë e Veriut është krejtësisht e ndryshme nga ajo në Kosovë dhe Serbi.

“Serbia dhe Kosova nuk janë njësoj përgjegjëse. Ata nuk janë njësoj përgjegjës për këtë situatë. Serbia refuzon të njohë Kosovën dhe pranon status quo-në për ta mbajtur Kosovën në këtë situatë të pasigurt. Prandaj, Serbia ka përgjegjësi më të madhe për situatën në Kosovë se sa Kosova. Por sigurisht që kryeministri Kurti ka përgjegjësinë e tij. Ai gjithashtu duhet të tregojë se serbët e Kosovës janë në fakt qytetarë të plotë të Kosovës dhe se Qeveria në Prishtinë i respekton dhe i trajton ata si të tillë”, tha Joseph në një intervistë për shërbimin maqedonas të Radio Evropës së Lirë.

I pyetur se si do të ndikojë ndalimi apo vazhdimi i luftës në Ukrainë në situatën e sigurisë në Ballkan, ai thotë se aty sheh pasoja të mëdha.

“Nuk mund ta kemi këtë në rajon. Kjo është ende e paqartë. Ende ka tensione, shikoni mes Kosovës dhe Serbisë, sulmi i fundit terrorist. Madje SHBA-të kanë bërë të ditur se ishte një sulm kriminal dhe i tmerrshëm në Kosovë, i cili kishte për qëllim shkatërrimin e ujësjellësit, i cili ndikon në furnizimin me ujë dhe energji elektrike të gjithë Kosovës. Nga kërcënime të tilla, ne shohim se ka aktorë në rajon, të cilët duan vetëm një sinjal se Rusia është kthyer disi, dhe SHBA-ja dhe BE-ja kapitullojnë, dhe ata bien dakord për një axhendë të ngjashme këtu në rajon, duke pushtuar territore, duke ndarë kufijtë, duke i detyruar njerëzit të lëvizin dhe të minojnë sovranitetin e shteteve, jo vetëm të Kosovës, por edhe të Malit të Zi, Bosnjë-Hercegovinës. Prandaj, do të ishte shumë e rrezikshme të kishim një dorëzim të tillë ndaj Putinit”, shtoi Joseph./REL/

JU REKOMANDOJMË

Kadrijaj ia dhuron Kurtit fotografinë me mikun e tij të studimeve: “E kanë hequr nga puna në RTK“

Kadrijaj ia dhuron Kurtit fotografinë me mikun e tij të studimeve: “E kanë hequr nga puna në RTK“
15/10/2026 - 11:42

Në seancen plenare të mbajtur sot, Time Kadrijaj nga AAK, i ka dhuruar Albin Kurtit fotografinë ku i njejti shihet me gazetarin dhe drejtorin e Radio Kosovës Ernest...

Më shumëDetails

Strategjia për Hagën, Kurti-deputetes së PDK’së: Ta lëmë Grupin Punues të punojë, njëherë duhet ideja e vizioni, pastaj kostoja

Strategjia për Hagën, Kurti-deputetes së PDK’së: Ta lëmë Grupin Punues të punojë, njëherë duhet ideja e vizioni, pastaj kostoja
15/10/2026 - 11:39

Deputetja e PDK’së, Ariana Musliu-Shoshi, ka pyetur kryeministrin Albin Kurti për strategjinë që do të ndiqet për mbrojtjen në Apel të katër ish-krerëve të UÇK’së në Hagë. Ajo...

Më shumëDetails

“Në vjeshtën më të bukur të jetës time”, Sali Berisha mbush 82 vjet, ndan foto me gruan e tij

“Në vjeshtën më të bukur të jetës time”, Sali Berisha mbush 82 vjet, ndan foto me gruan e tij
15/10/2026 - 11:38

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, sot ka mbushur 82 vjet. Ai ka shkruar se kjo është ‘’vjeshta më e bukur e jetës’’ së tij. Ish-kryeministri shqiptar, në postimin...

Më shumëDetails

Protesta e 5 tetorit, Musliu: Të hetohet zinxhiri komandues, qytetarët u përballën me skena të papara të dhunës fizike

Protesta e 5 tetorit, Musliu: Të hetohet zinxhiri komandues, qytetarët u përballën me skena të papara të dhunës fizike
15/10/2026 - 11:32

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, nga foltorja e Kuvendit, është deklaruar për protestën e 5 tetorit, ku pati edhe tensione mes policisë dhe protestuesve. Musliu,...

Më shumëDetails

Daut Haradinaj thotë se një bashkëpunëtor i Serbisë u takua në Dubai: “E di që AKI-ja po e ndjek”

Daut Haradinaj thotë se një bashkëpunëtor i Serbisë u takua në Dubai: “E di që AKI-ja po e ndjek”
15/10/2026 - 11:26

Daut Haradinaj nga Aleanca ka bërë pretendime për një person që, sipas tij, po bashkëpunon me Serbinë dhe ka zhvilluar takim në Dubai. Në emisionin “Rubikon” të Klan...

Më shumëDetails

Hamza tregon që u takua me Kurtin para dy dite, ka disa porosi edhe për Shiroka-Pulën

Hamza tregon që u takua me Kurtin para dy dite, ka disa porosi edhe për Shiroka-Pulën
15/10/2026 - 11:24

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka njoftuar se para dy ditëve është takuar me kryeministrin Albin Kurti për të folur për çështjen e gjykimit të katër ish-krerëve të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Reagon avokati i Mehmetajt: Kërkojmë hetim të plotë dhe mbrojtje efektive të gazetarit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë