Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Thirrja telefonike që nuk u realizua kurrë”, Bekim Jashari kujton gratë e familjes Jashari në Ditën e Gruas

08/03/2025 - 16:43
në Lajme
A A
“Thirrja telefonike që nuk u realizua kurrë”, Bekim Jashari kujton gratë e familjes Jashari në Ditën e Gruas
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Bekim Jashari kujtoi dhe nderoi sakrificën e nënës Zahide, nënës Feride, Adiles, Zarifës dhe vajzave të familjes Jashari, të cilat u bënë simbol i qëndresës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.

“Tre ditë radhazi, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, u munduam shumë që të lidhemi me familjen tonë në Prekaz. Telefoni nuk u hap asnjëherë. Heshtja ishte e rëndë, por askush prej nesh nuk mundi ta imagjinonte atë që po ndodhte në të vërtetë”, tha ai.

Postimi i plotë:

Tre ditë radhazi, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, u munduam shumë që të lidhemi me familjen tonë në Prekaz. Telefoni nuk u hap asnjëherë. Heshtja ishte e rëndë, por askush prej nesh nuk mundi ta imagjinonte atë që po ndodhte në të vërtetë.

Më 8 mars, në vend që të dërgonim urimet tona për nënën Zahide, nënën Feride, Adilen, Zarifën dhe vajzat e familjes sonë, morëm lajmin që na theu shpirtin por na e rriti krenarinë, rënien e tyre heroike.

Ato nuk ishin thjesht nënat, gratë dhe motrat e familjes sonë. Ato ishin shtylla që e mbanin shtëpinë të fortë, edukonin fëmijët me dashurinë për atdheun dhe qëndronin gjithmonë krah për krah me babën Shaban, balin Adem dhe babushin Hamzën.

Nuk ishin vetëm mbështetëse, ishin luftëtare. Gjatë sulmeve mbi familjen tonë dhe në ditët e Epopesë, ato ndihmuan me armatim, refuzuan të ndaheshin nga lufta dhe qëndruan deri në frymën e fundit, me guxim afër burrave.

Për të dëshmuar heroizmin dhe vendosmërinë e tyre, Zoti la gjallë motrën time, Besartën. Ajo është dëshmitare e asaj që ndodhi dhe amaneti i i atyre që zgjodhën lirinë përpara jetës.

Gra të tilla kishte anekënd Kosovës, dhe ato janë po aq meritore për çlirimin e Kosovës sa edhe burrat që mbajtën pushkën në krah.

Sot, në Ditën e Gruas, dua të uroj me gjithë shpirt motrën time, Besartën, të vetmen që më ka mbetur nga babushi dhe nëna.

Dua të uroj edhe gruan time, e cila me përkushtim e vazhdon traditën e nënave tona, duke rritur dhe edukuar fëmijët me të njëjtat vlera që na mësuan nëna Zahide dhe nëna Feride.

Lavdi grave të familjes sonë!
Lavdi grave të Kosovës që u bënë dritë në errësirën e luftës dhe qëndruan të pathyeshme deri në çlirim

JU REKOMANDOJMË

Akrashtica në përkrahje të plotë për Ferit Idrizin
Lajme

Akrashtica në përkrahje të plotë për Ferit Idrizin

01/10/2025 - 21:16
Rama pritet nga çifti mbretëror në Danimarkë (VIDEO)
Lajme

Rama pritet nga çifti mbretëror në Danimarkë (VIDEO)

01/10/2025 - 20:55
Zemaj: Nëse ka bazë, presidentja t’i drejtohet Kushtetueses
Lajme

Zemaj: VV-ja po e faktorizon Listën Serbe

01/10/2025 - 20:44
Presidentja Osmani pritet me nderime nga Mbreti e Mbretëresha e Danimarkës
Kryesore

Presidentja Osmani pritet me nderime nga Mbreti e Mbretëresha e Danimarkës

01/10/2025 - 20:31
“S’kemi votë për Simiqin, konstituimi s’bëhet duke shkelur rregulloren” reagimi nga PDK pas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese
Kryesore

“S’kemi votë për Simiqin, konstituimi s’bëhet duke shkelur rregulloren” reagimi nga PDK pas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese

01/10/2025 - 20:15
Me librezë të Vetëvendosjes specializoi për doktor, zbuloni “fatlumin” nga Zvicra
Kryesore

Me librezë të Vetëvendosjes specializoi për doktor, zbuloni “fatlumin” nga Zvicra

01/10/2025 - 20:02

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ”Po ta rrit mbesën një z*zak…”- Getinjo reagon ashpër

    ”Po ta rrit mbesën një z*zak…”- Getinjo reagon ashpër

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • “Po vini në pikëpyetje besueshmërinë e dëshmitarit?” – “Përplasje” për KFOR-in në Hagë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Arrestohet edukatorja në një çerdhe, dyshohet se keqtrajtoi një fëmijë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dyfytyrësia e përsosur: Atë çka e shante te populli për Thaçin, sot e mçon Kurtin vet

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Ku është shkelja?”, Juristi Alban Krasniqi sqaron njoftimin e Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë