Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Thjeshtimi banal i “së keqes”

02/10/2022 - 22:09
në Opinione
A A
Nevoja për “armikun kujdestar”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në përpjekje për të goditur kundërshtarët, deputetë e qeveritarë po propagandojnë, duke e interpretuar realitetin në mënyrë sa më banale që është e mundur. Duke shfrytëzuar çdo mënyrë për t’i manipuluar dhe gënjyer qytetarët.

Imer Mushkolaj

E dëgjova të mërkurën një deklaratë skandaloze të kryetarit të Këshillit Grevist të SBASHK’ut. Ai e krahasoi qasjen e qeverisë karshi mësuesve me vitet ’90, në kohën e regjimit të Slobodan Milosheviqit.

Nuk ka poshtërsi më të madhe se të bëhet një krahasim i tillë, nga kushdoqoftë dhe për cilëndo qeveri qoftë. Vitet ’90 janë më të vështirat në historinë e re të Kosovës dhe çdo krahasim me regjimin kriminal të regjimit serb të asaj kohe është i turpshëm.

Gjatë këtij muaji të grevës në arsim, përfaqësuesit e SBASHK’ut nuk janë përmbajtur edhe në deklarata të tjera. Kryetari i SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, pas takimit me kryetarin e PDK’së, pati deklaruar se nuk duhet lejuar që Kosova të bëhet një shtet diktatorial. Kjo irritoi pushtetarët, të cilët e forcuan edhe më shumë qëndrimin e tyre se nuk do t’i plotësojnë kërkesat e sindikalistëve.

Në përpjekje për të nxjerrë qeverinë sa më të keqe, zyrtarët e SBASHK’ut kanë zgjedhur që “të keqen” ta thjeshtojnë aq shumë, ta banalizojnë.

Por, nuk janë të vetmit këta që veprojnë kështu. Deputetë të pushtetit e opozitës, por edhe qeveritarë e ish-qeveritarë çdo ditë manipulojnë në përpjekje për të përfituar politikisht.

Zyrtarët e Vetëvendosjes vazhdojnë të përmendin “20 vjeçarin” e famshëm të partive që kanë qenë në pushtet, ndërkaq ata nga opozita zgjedhin madje edhe të fyejnë njerëzit e qeverisë, duke i cilësuar si “nji shpi budallë”, siç vepron kryetari i AAK’së. Në këtë mënyrë, animozitetet partiake shtohen, e bashkë me to edhe diskursi i papranueshëm që tejkalon kufijtë e një komunikimi korrekt politik.

* * *

Manipulimet nuk prajnë as kur bëhet fjalë për çuarjen përpara të agjendave të caktuara në Kuvend. Sa e sa herë janë dëgjuar deputetë me orientim proislamik të përmendin udhëzimin administrativ “që ndalon shaminë në shkolla”, ndërkohë që nuk ekziston një dokument i tillë. Udhëzimi nuk ka të bëjë vetëm me shaminë në shkollë, por me një sërë ndalesash për nxënësit. Por, mënyra se si është interpretuar e keqinterpretuar me qëllim, ka krijuar përshtypjen në publik se bëhet fjalë vetëm dhe vetëm për ndalimin e shamisë.

Njësoj ka ndodhur edhe me projektkodin civil. Një numër deputetësh të shumicës parlamentare, por edhe të opozitës kanë votuar kundër, duke propaganduar se kodi mundëson martesën e personave të gjinisë së njëjtë. Kundërshtuesit e kodit civil kanë zgjedhur që të hedhin poshtë një ndër dokumentet më të rëndësishme për shtetin dhe shoqërinë, duke manipuluar se një nen i tij është rrezik për moralin e shoqërisë.

Pra, “gardianët e moralit” kanë zgjedhur, thjesht, të gënjejnë, për t’i arritur disa qëllime të vetat. Kodi i ri civil parasheh mundësinë për bashkësi civile të personave të të njëjtës gjini, por martesa rregullohet me ligj.

Këta “gardianë” janë të njëjtit që kërkojnë respektim selektiv të të drejtave të njeriut. Përderisa kërkojnë që të lejohet shamia në shkolla, në të njëjtën kohë janë kundër kodit civil. Megjithatë, këtë “të keqe” që, sipas tyre, po i kanoset shoqërisë, e kanë thjeshtuar deri në banalitet, duke ua përshtatur mbështetësve të tyre. Aq më keq, kur vetë kushtetuta e lejon atë që parashihet në kod, kurse e ndalon atë që e ndalon udhëzimi administrativ për shkollat.

* * *

Deputetë, qeveritarë e zyrtarë të tjerë publikë do të duhej të kishin më shumë përgjegjësi në deklaratat dhe veprimet e tyre. Por, mjafton për të përcjellë një seancë të Kuvendit, për të parë se në çfarë niveli debatojnë e “argumentojnë” ata.

Të zgjedhurit nga qytetarët e kanë për detyrë që ata t’i informojnë, e jo t’i keqinformojnë. Deputetët mund të kenë bindjet e tyre personale, por kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut, ata duhet ta kanë të qartë rëndësinë që kanë ato për shoqërinë dhe shtetin.

“E keqja” dhe “të këqijat” duhet përmendur, por jo duke i thjeshtuar në aso mënyre, sa të mbeten vetëm një gënjeshtër. Jo duke cenuar një grup shoqëror, për ta favorizuar një grup tjetër. Jo duke mashtruar publikisht, në përpjekje për t’i arritur qëllimet e veta.

JU REKOMANDOJMË

Washington Post: Bukoshi, kryeministri që dinte rrugën e çlirimit nga Serbia
Opinione

Washington Post: Bukoshi, kryeministri që dinte rrugën e çlirimit nga Serbia

11/06/2025 - 11:55
Halil Matoshi: Falemnerës për shërbimin, Kryeministër!
Lajme

Halil Matoshi: Falemnerës për shërbimin, Kryeministër!

10/06/2025 - 19:40
Njeriu më i pasur në planet i bën dhuratë Trumpit, ja sa para i dha Elon Musk republikanit për fushatë
Opinione

Kush rrezikon më shumë nga konflikti?

09/06/2025 - 12:11
Idealizimi fatkeq i demokracisë!
Opinione

Idealizimi fatkeq i demokracisë!

04/06/2025 - 14:33
Idealizimi fatkeq i demokracisë!
Opinione

Idealizimi fatkeq i demokracisë!

02/06/2025 - 17:50
Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari
Opinione

Kryetar pa qytet – rimendimi i Prishtinës

02/06/2025 - 11:34

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Moska kërcënon Serbinë, Vuçiq në Ukrainë për herë të parë, Rusia lëshon raketa e dronë

    Moska kërcënon Serbinë, Vuçiq në Ukrainë për herë të parë, Rusia lëshon raketa e dronë

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Paralajmëron shefi i inteligjencës së jashtme të Gjermanisë: Rusia është e vendosur të testojë vendosmërinë e NATO-s

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • LAJMI I FUNDIT: Emrat e tre grave që u arrestuan sot në ministrinë e Liburn Aliut

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Dosja penale e pronarit të restorantit që akuzohet për grabitjen në Suharekë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Konflikti mes Sekiraqëve dhe Capave, publikohet dosja e të arrestuarit të fundit

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë