Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, është përball sot ashpër me një qytetar.
Derisa po pinte kafe në kryeqytet qytetari i afrohet dhe i jep një faturë ku i thotë “mbaje këtë faturë se i ke ba milionat, a kujtohesh kur thoshe hajna ata. Marre këtë shtet po e vidhni” dëgjohet teksa i thotë qytetari deputetes Pacolli.
Pacolli i ka reaguar ashpër duke i thënë ‘unë s’tutna’ derisa i njëjti është larguar nga personi me të cilin Pacolli po pinte kafe.