Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tifozja shqiptare në ndeshjen Zvicër-Serbi: Nuk u frikësova, isha e gatshme të vdisja duke e bërë shqiponjën

04/12/2022 - 22:45
në Lajme, Sport
A A
Tifozja shqiptare në ndeshjen Zvicër-Serbi: Nuk u frikësova, isha e gatshme të vdisja duke e bërë shqiponjën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tifozja më e përfolur në ndeshjen Zvicër – Serbi, Anila Mahalla, në një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën ka treguar detajet kur ajo e bëri shqiponjën në shkallët e stadiumit gjatë ndeshjes.

Ajo tha se në hyrje të stadiumit nuk lejohej flamuri i Kosovës e as ai i Shqipërisë, e siç tha ajo, me vete i kishte të dy.

“Me vete i kisha të dy. Të Shqipërisë e panë dhe ma morën, por të Kosovës e kisha fshehur në krah të jaknës dhe nuk arritën ta shohin”.

“Në momentin që kam hyrë ka qenë ora 22 (koha lokale në Katar, +2 orë nga koha lokale në Kosovë), jam ulur dhe kam nisur ta shoh ndeshjen dhe ai ka qenë momenti kur Shaqiri e shënoi golin e parë dhe e nxora flamurin dhe s’kisha zë për të festuar, isha shumë e lumtur”, është shprehur Mahalla në “Botërori Special” në Klan Kosova.

Mahalla tutje tha se kur pa anash saj, e kuptoi se ishte në mesin e fansave serbë të cilët, tha ajo, e ofenduan atë, por shtoi se festën nuk e ndali për asnjë moment.

“Ata e thirrën sigurimin për të ma marrë flamurin, atyre iu thash që nuk ka shanse që ta merrni flamurin. Ata nuk u ndalshin (duke kërkuar) prej meje që unë të largohem prej pjesës ku isha”, është shprehur Mahalla.

Ajo më tej tha se nuk është ndier e frikësuar për asnjë moment. Bile ajo tha se “pa menduar dy herë kisha vdekur duke e bërë shqiponjën, por me u frikësu, asnjëherë”.

“Erdhi goli i dytë dhe unë po e nxjerr flamurin dhe po festoj, dhe ata erdhën dhe më larguan pasi sipas tyre krijoja situata tensioni në stadium. Unë iu thash që flamurin s’mund ta merrni”, tha Mahalla.

Tifozja e flaktë tha se në këtë moment vendosi të largohej nga ajo pjesë, ku tha se ka pritur që të sulmohet nga tifozët serbë.

“Vendosa të largohesha nga ajo pjesë. Në atë moment kam pritur që dikush të vijë të më sulmoj, por jam çuar dhe kam vazhduar ta bëj rrugën time dhe ta bëj shqiponjën”, tha Mahalla.

Tifozja më e famshme në këtë ndeshje, tha se ka marrë shumë mesazhe ofenduese pas lojës, teksa tregoi se ajo është rritur nga një familje patriotike në qytetin e Ferizajt.

“Jetoj në Katar që tri vite, jam nga Ferizaj. Unë jam rritë në një familje patriotike, ku gjyshi im ka qenë ish i burgosur politik në Jugosllavi dhe jam rritë në frymën e flamurit”, deklaroi Anila Mahalla. /Klankosova.tv

JU REKOMANDOJMË

Pamje nga vendi ku ka humbur jetën shtetasi amerikan në Prevallë

Pamje nga vendi ku ka humbur jetën shtetasi amerikan në Prevallë
10/04/2026 - 23:25

Një 24-vjeçar shtetas amerikan ka vdekur dje pas një vetaksidenti me motoçikletë katër-rrotës në Prevallë. Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim, me anë të një postimi në rrjetin...

Më shumëDetails

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt

Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt
10/04/2026 - 23:21

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se i uron fat JD Vance-it para bisedimeve në Pakistan gjatë fundjavës. I pyetur se si do të dukej një marrëveshje e...

Më shumëDetails

Një person i shtrirë në tokë – Pamje nga vendi i ngjarjes ku u plagosen dy persona në Ferizaj

Një person i shtrirë në tokë – Pamje nga vendi i ngjarjes ku u plagosen dy persona në Ferizaj
10/04/2026 - 23:18

Dy persona dyshohet se janë plagosur mbrëmjen e sotme në Ferizaj, në afërsi të një barnatoreje. Gazeta Insajderi ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku një person...

Më shumëDetails

Kur miku i Kosovës, Eliot Engel fliste në SHBA: Asnjë vend nuk më ka prekur zemrën më shumë se Kosova

Kur miku i Kosovës, Eliot Engel fliste në SHBA: Asnjë vend nuk më ka prekur zemrën më shumë se Kosova
10/04/2026 - 23:00

Ish-përfaqësuesi i SHBA-së, Elliot Engel, i cili shërbeu 16 mandate në Kongres dhe përfaqësoi një pjesë të Westchester-it dhe Bronx-it, ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Engel lindi më...

Më shumëDetails

Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin amerikan

Gazetari shqiptar në SHBA: Engel i mbylli sytë përgjithmonë, por do të mbetet i pavdekshëm në kujtesën e shqiptarëve
10/04/2026 - 22:53

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-kongresistit amerikan Eliot Engel, duke e cilësuar atë si një mik të madh dhe të pazëvendësueshëm...

Më shumëDetails

Të shtëna me armë në këtë qytet të Kosovës, pla’gosen dy persona

Të shtëna me armë në këtë qytet të Kosovës, pla’gosen dy persona
10/04/2026 - 22:40

Një incident ka ndodhur rreth ors 22:00 në rrugën “Driton Islami”, në afërsi të rreth-rrotullimit, në Ferizaj ka pasur të shtëna me armë zjarri. Lajmin për IndeksOnline e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

    Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hashim Thaçi jep intervistë nga burgu për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • I vazhdohet paraburgimi Agim Gërbeshit, i dyshuar për detyrim dhe armëmbajtje pa leje

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Time Kadriaj e ashpër me Donika Gërvallën: Mos ta faltë Zoti evladin e keq, se ta fëlliqë emrin e familjes

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Largime nga puna në palestrën sportive në Mitrovicën e Veriut, Armend Sejdiu: Spastrim etnik, nisi me sulme e presione

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë