Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tifozja shqiptare në ndeshjen Zvicër-Serbi: Nuk u frikësova, isha e gatshme të vdisja duke e bërë shqiponjën

04/12/2022 - 22:45
në Lajme, Sport
A A
Tifozja shqiptare në ndeshjen Zvicër-Serbi: Nuk u frikësova, isha e gatshme të vdisja duke e bërë shqiponjën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tifozja më e përfolur në ndeshjen Zvicër – Serbi, Anila Mahalla, në një intervistë ekskluzive për Klan Kosovën ka treguar detajet kur ajo e bëri shqiponjën në shkallët e stadiumit gjatë ndeshjes.

Ajo tha se në hyrje të stadiumit nuk lejohej flamuri i Kosovës e as ai i Shqipërisë, e siç tha ajo, me vete i kishte të dy.

“Me vete i kisha të dy. Të Shqipërisë e panë dhe ma morën, por të Kosovës e kisha fshehur në krah të jaknës dhe nuk arritën ta shohin”.

“Në momentin që kam hyrë ka qenë ora 22 (koha lokale në Katar, +2 orë nga koha lokale në Kosovë), jam ulur dhe kam nisur ta shoh ndeshjen dhe ai ka qenë momenti kur Shaqiri e shënoi golin e parë dhe e nxora flamurin dhe s’kisha zë për të festuar, isha shumë e lumtur”, është shprehur Mahalla në “Botërori Special” në Klan Kosova.

Mahalla tutje tha se kur pa anash saj, e kuptoi se ishte në mesin e fansave serbë të cilët, tha ajo, e ofenduan atë, por shtoi se festën nuk e ndali për asnjë moment.

“Ata e thirrën sigurimin për të ma marrë flamurin, atyre iu thash që nuk ka shanse që ta merrni flamurin. Ata nuk u ndalshin (duke kërkuar) prej meje që unë të largohem prej pjesës ku isha”, është shprehur Mahalla.

Ajo më tej tha se nuk është ndier e frikësuar për asnjë moment. Bile ajo tha se “pa menduar dy herë kisha vdekur duke e bërë shqiponjën, por me u frikësu, asnjëherë”.

“Erdhi goli i dytë dhe unë po e nxjerr flamurin dhe po festoj, dhe ata erdhën dhe më larguan pasi sipas tyre krijoja situata tensioni në stadium. Unë iu thash që flamurin s’mund ta merrni”, tha Mahalla.

Tifozja e flaktë tha se në këtë moment vendosi të largohej nga ajo pjesë, ku tha se ka pritur që të sulmohet nga tifozët serbë.

“Vendosa të largohesha nga ajo pjesë. Në atë moment kam pritur që dikush të vijë të më sulmoj, por jam çuar dhe kam vazhduar ta bëj rrugën time dhe ta bëj shqiponjën”, tha Mahalla.

Tifozja më e famshme në këtë ndeshje, tha se ka marrë shumë mesazhe ofenduese pas lojës, teksa tregoi se ajo është rritur nga një familje patriotike në qytetin e Ferizajt.

“Jetoj në Katar që tri vite, jam nga Ferizaj. Unë jam rritë në një familje patriotike, ku gjyshi im ka qenë ish i burgosur politik në Jugosllavi dhe jam rritë në frymën e flamurit”, deklaroi Anila Mahalla. /Klankosova.tv

JU REKOMANDOJMË

Del RAPORTI/ Shqipëria, e fundit në Europë për cilësinë e ujërave në plazhe

Del RAPORTI/ Shqipëria, e fundit në Europë për cilësinë e ujërave në plazhe
28/06/2026 - 22:32

Pavarësisht lajmeve të paguara në mediat ndërkombëtare, propagandës qeveritare dhe mediatike për “Shqipërinë turistike”, ajo që ndodh në terren është një realitet krejt tjetër. Teksa agjencitë qeveritare numërojnë...

Më shumëDetails

Dyshohet për vdekjen e një kosovari në Ulqin

Dyshohet për vdekjen e një kosovari në Ulqin
28/06/2026 - 22:00

Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Plazhin e Vogël në Ulqin. Siç po raportohet në media, një person i moshuar ka...

Më shumëDetails

PREVENT: Beogradi shfrytëzon dezinformimin me rryma fetare për të dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës

PREVENT: Beogradi shfrytëzon dezinformimin me rryma fetare për të dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës
28/06/2026 - 21:36

Serbia vazhdon të përdorë narrativat për ekstremizmin islam si pjesë të një strategjie për ta dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe për të minuar harmoninë ndërfetare mes shqiptarëve,...

Më shumëDetails

Protestuesit mblidhen për të 29’tën herë në Tiranë – sipas tyre njerëz të pushtetit “duan të nxisin dhunë”

Protestuesit mblidhen për të 29’tën herë në Tiranë – sipas tyre njerëz të pushtetit “duan të nxisin dhunë”
28/06/2026 - 20:54

Në Tiranë po mbahet dita e 29-të e protestës. Protestuesit u grumbulluan në sheshin “Skënderbej”, ku më tej nisën marshimin drejt Kryeministrisë. Një prej nismëtarëve të kësaj proteste,...

Më shumëDetails

Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar

Biden kritika për Trump: Një humbës i paaftë dhe i korruptuar
28/06/2026 - 20:00

Ish-presidenti amerikan, Joe Biden e quajti presidentin Donald Trump “një humbës” në një fjalim të shtunën, ku përmendi përpjekjen e pasardhësit të tij presidencial për transformimin e Uashington...

Më shumëDetails

Vala e të nxehtit në Evropë lidhet me 1,300 vdekje, thotë OBSH

Temperaturat e larta/ MSh jep informata të rëndësishme për qytetarët
28/06/2026 - 19:46

Vala e paprecedentë e nxehtësisë së fillimit të verës në Evropë mund të jetë shkaktare për qindra vdekje, sipas kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka raportuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “BMW”-ja më ndoqi nga fshati deri në Komoran, më gjuajti të më vr@s – 19-vjeçari denoncon tentim vr@sje, alarmon policinë

    Mosmarrëveshja mes ish-krushqve në Skenderaj eskalon në kanosje me armë, sekuestrohen revole e fishekë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    196 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Vëllezërit bëhen “kërrsh” mes vete në Obiliq për shkak të një prone, ndalohen për 48 orë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kompleksi i Bujaria Home drejt përfundimit, bëhu me banesën e ëndrrave në Mitrovicë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë