Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tjetër gjobë për Telekomin e Burbuqe Hanës, shkeli ligjin e punës (DOKUMENT)

10/03/2025 - 18:50
në Ekonomi, Lajme
A A
Tjetër gjobë për Telekomin e Burbuqe Hanës, shkeli ligjin e punës (DOKUMENT)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Telekomi i Kosovës është gjobitur me një mijë euro, pasi punonjësi i kësaj ndërmarrje, Sadri Hykosmani, fitoi rastin në Inspektoratin e Punës. Kjo gjobë i shtohet listës së madhe të gjobave që iu janë shqiptuar ndërmarrjes publike përgjatë menaxhmentit të kryeshefes, Burbuqe Hana, lidhur me të drejtat e punonjësve dhe parregullsive në konkurse pune.

Gazeta Insajderi ka siguruar vendimin e Inspektoratit të Punës, i marrë në shkurt të këtij viti, i cili dënon Telekomin me një mijë euro gjobë.

Në dënim thuhet se ndërmarrja publike nuk i ofroi kontratë të pacaktuar Sadri Hykosmanit, punonjësit të Telekomit i cili kishte punuar për më shumë se 10 vite atje.

“Pas shqyrtimit të ankesës nga pala ankuese, Sadri Hykosmani, me nr prot.796/24 të datës 15.08.2023 dhe shqyrtimit të dokumenatcionit relevant të prezantuara nga ana e punëdhënësit Telekomi i Kosovës Sh.a, u konstatua se punonjësi Sadri Hykosmani është në marrëdhënie punë me punëdhënësin nga viti 2010, edhe pse ka mbajtur mbi dhjetë (10) vite angazhim pune me kontrata në kohë të caktuar, i njëjti nuk është pajisur me kontratë pune me kohë të Pacaktuar, është bërë konstatimi i këtyre parregullësive:

Punëdhënësi është përgjegjës për cenimin e dispozitës së nenit 10 paragrafi 5 Ligjit Nr. 03/L- 212 të Punës, i cili ka përcaktur se: “Kontrata për një periudhë të caktuar që ripërtërihet në mënyrë të qartë ose të vetëkuptueshme për një periudhë të punësimit më të gjatë se dhjetë (10) vite, konsiderohet si kontratë për një periudhë të pacaktuar kohore“”, thuhet në vendim.

Inspektorati i Punës bën të ditur se përkundër vërejtjes përmes raportit zyrtar, Telekomi i Kosovës nuk ka marrë vendim për ndryshimin e gjendjes së konstatuar në të.

Inspektorati i Punës si mbikëqyrës i Ligjit të Punës ka gjobitur në vazhdimësi Telekomin e Kosovës.

Ndërmarrja publike e ka shkelur një udhëzim administrativ që është obligativ të zbatohet edhe për ndërmarrjet publike. Përmes evitimit të këtij udhëzimi administrativ, kryeshefja ekzekutive Burbuqe Hana përzgjedhte njerëzit e preferuar të saj nëpër konkurse.

Kjo manifestohej përmes largimit të testit me shkrim, kufizimit të afatit kohor për ankesa dhe përfshirjeve të saj nëpër komisione vlerësuese.

Nga Telekomi i Kosovës kanë pasur fjalë të rënda për Inspektoratin e Punës. Zyrtari kryesor i Financave dhe Thesarit në Telekom, Feim Kelmendi – i cili e ka shpërfaqur haptazi mbështetjen ndaj VV’së – e ka cilësuar si “gjobëvënës të paligjshëm” institucionin në krye të së cilit po qëndron jashtëligjshëm Hekuran Nikçi, i emëruar nga Qeveria Kurti.

“E konfirmojmë që Inspektoriati i Punës i ka shqiptuar disa gjoba adminstrative ndaj Telekomit te Kosovës. Këto gjoba i kemi konsideruar të jashtëligjshme dhe jashtë kompentencave të Inspektoriatit te njëjtat i kemi atakuar edhe në gjykatë. Inspektoriati i Punës në fakt ka dalë tërësisht jashtë binarëve të kompetencave që i takojnë me ligj dhe është shndërruar në gjobëvënës të paligjshëm ndaj Telekomit të Kosovës, duke shqiptuar në vazhdimësi gjoba të jashtëligjshme ndaj Telekomit të Kosovë. Arsye për këto sigurisht mund të i dinë vetëm ata”, deklaronte Kelmendi në një përgjigje me shkrim për Insajderin.

“Telekomi i Kosovës si ndërmarrje publike nuk është e obliguar të zbatoje UA Nr. 07/2017, Telekomi i Kosovës procesin e rekrutimit  dhe konkurseve publike dhe te brendshme e ka të rregulluar me rregullore të brendshme, rregullore e cila eshte aprovuar nga Bordi i Drejtoreve. Kjo rregullore është ne harmoni te plote me Ligjin e Punes te cilin Telekomi i Kosoves është i obliguar ta zbatoje. Sicili konkurs i brendshëm ose i jashtëm që është zhvilluar nga Telekomi i Kosovës është zhvilluar në harmoni të plotë me rregulloren e brendshme”.

Sidoqoftë, gjykatësja e Gjykatës Komerciale, Vlora Pacolli, motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacollit, në dy raste të veçanta ka nxjerrë vendim duke i dhënë të drejtë Telekomit të Kosovës në ankesat e tyre lidhur me gjobat që ua ka shqiptuar Inspektorati i Punës për shkelje të të drejtave të punonjësve të ndërmarrjes publike.

Gazeta Insajderi kishte raportuar për dy vendime të periudhave të ndryshme kohore, ku vënë në mëdyshje ligjshmërinë e Inspektoratit të Punës. Këto dy vendime, të nxjerra nga gjykatësja Vlora Pacolli, e cila është edhe motra e deputetes Fitore Pacolli, e “aprovojnë” nofkën që nga menaxhmenti i Telekomit thonin për Inspektoratin e Punës: Gjobvënës i paligjshëm.

Në një vendim të nxjerrë më 28 nëntor të këtij viti, Pacolli ia aprovon në tërësi ankesën e Telekomit të Kosovës lidhur me një gjobë prej tre mijë eurove, e cila është konfirmuar nga dy shkallët e Inspektoratit të Punës.

“Gjykata vlerëson se i të paditurit Inspektorati i Punës ka tejkaluar kufijtë e kompetencës të cilat me ligj të veçantë janë përcaktuar tek një institucion tjetër, në këtë rast, të gjykatës, dhe me nxjerrjen e vendimit të kontestuar, ka vepruar në kundërshtim me nenin 5 par. 5 të Ligjit të Inspektoratit të Punës, par. 6 dhe 7 të Rregullores UA nr.07/2012 dhe nenin 70 par. 1.4 dhe 1.6 të Ligjit të Punës, andaj gjykata bazuar në nenin 35 të LKA-së, konstatoj se akti administrativ i lëshuar nga organi administrativ në kundërshtim me parimin e ligjshmërisë të përcaktuar ne LPPA, neni 4, Organet publike veprojnë në përputhje me Kushtetutën, legjislacionin në fuqi, si edhe me rregullat e përgjithshme administrative të zbatueshme brenda kompetencave të tyre dhe në përputhje me qëllimin për të cilat janë dhënë këto kompetenca”, thuhet ndër të tjera në aktvendim.

Në ankesën e aprovuar në tërësi të ndërmarrjes Telekomi i Kosovës, thuhet se inspektori që kishte shqiptuar këtë gjobë iu është referuar gabimisht Ligjit ë Punës, teksa pretendon se Inspektorati i Punës nuk ka kompetencë të trajtoj dhe vendos për çështje të kontesteve të punës.

“E në rastin konkret, Inspektori i Punës, Fatmir Halili, nuk ka pasur autorizime që të trajtojë ankesën e ankuesit … Konsideron se Inspektori i lartpërmendur ka tejkaluar kompetencat e veta të cilat i janë përcaktuar ligji dhe si rezultat, vendimin e ankimuar e konsideron të padrejtë dhe të paligjshëm për shkak se Inspektori, ka shqiptuar gjobat duke u mbështetur dhe referuar gabimisht në nenin 92.1 të Ligjit të Punës nr.03/L-212 sepse në rastin konkret me dispozitat e nenit 92.4 përpos që nuk ka kompetencë të trajtoj dhe vendosi për çështje të kontesteve të punës, asnjëra nga gjobat e shqiptuara për cenimet e pretenduara nga i padituri, nuk janë të përcaktuar si gjobë në Udhëzimin Administrativ Nr.07/2012“, thuhet ndër të tjera në aktvendim.

Ngjashëm veproi edhe në një rast tjetër motra e Fitore Pacollit. Ajo në një aktgjykim të këtij viti aprovon në tërësi ankesën e Telekomit të Kosovës për një gjobë të Inspektoratit të Kosovës për shkelje të të drejtave të punonjësve dhe shtyn ekzekutimin e saj. 

JU REKOMANDOJMË

Ramë Lahaj rrenqethë me këngën e Jakup Ferrit në ”Air Albania”, dy orë para ndeshjes së madhe
Lajme

Ramë Lahaj rrenqethë me këngën e Jakup Ferrit në ”Air Albania”, dy orë para ndeshjes së madhe

07/06/2025 - 18:47
“Gjendja në Ballkan shumë më e mirë se para tri dekadave, por disa probleme janë të vjetra nga ajo kohë”, Kurti e pret në takim ish-presidentin Mesiq
Kryesore

“Gjendja në Ballkan shumë më e mirë se para tri dekadave, por disa probleme janë të vjetra nga ajo kohë”, Kurti e pret në takim ish-presidentin Mesiq

07/06/2025 - 18:09
Policia Shqiptare publikon planin operativ për ndeshjen Shqipëri-Serbi që luhet sonte
Lajme

Policia Shqiptare publikon planin operativ për ndeshjen Shqipëri-Serbi që luhet sonte

07/06/2025 - 17:59
Lista përfundimtare e votuesve, KQZ: Kosova ka 161 mijë e 700 votues më shumë
Kryesore

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

07/06/2025 - 17:32
VV zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Drenasit
Lajme

VV zyrtarizon kandidaturën për kryetare të Drenasit

07/06/2025 - 17:18
“The Guardian”: Ndeshja Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e incidentit të vitit 2014
Lajme

“The Guardian”: Ndeshja Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e incidentit të vitit 2014

07/06/2025 - 16:56

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Jo më gomone dhe kamionë, shqiptarët shpikin një metodë të re për t’u futur në Angli

    Jo më gomone dhe kamionë, shqiptarët shpikin një metodë të re për t’u futur në Angli

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1490 Shpërndaje
    Shpërndaje 596 Tweet 373
  • Këngëtari Labinot Rexha promovoi villën luksoze të eksponentit të VV-së të arrestuar për drogë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Mehmetaj për ministren Rizvanolli: Kjo merret me krim, është versioni grua i Faton Pecit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë