Tollovia në qytetin e Ferizajit po krijon probleme të shumta në komunikacion, e krejt kjo për shkak të mungesës së rrugëve dhe zgjidhjeve adekuate nga komuna e drejtuar nga Agim Aliu i PDK-së, që po synon edhe një mandat.
Kandidati i LDK-së për kryetar komune, Visar Azemi, ka publikuar një video gjatë vozitjes në komunkacion ku për t’i kaluar 2 kilometra rruge iu deshtën 23 minuta kohë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kryetari aktual mburret për kinse projekte të mëdha, por në fakt njërës nga problemet më të mëdha, komunikacioni i stërngarkuar, nuk i ka dhënë zgjidhje.
Më poshtë video e Visar Azemit: