Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tradhtia e Parë

22/06/2022 - 11:05
në Opinione
A A
Tradhtia e Parë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

T’i themi gjërat troç?

Vetëm akti i parë i tradhtisë u përket përmasave të tmerrit ekzistencial, sepse tradhtitë e tjera pastaj vijnë gjithnjë e më shpesh sa të duken përherë e më të zakonshme. Pra, tani pasi që Albin Kurti e kreu aktin e parë të tradhtisë ndaj vendit me marrëveshjen për energjetikë, kemi për të parë gjithnjë e më shpesh marrëveshje në funksion të krijimit të autonomisë serbe
në Kosovë.

Rreth para një jave, një prej njerëzve më të pandershëm në kontinentin tonë, sa i përket aftësisë për të gënjyer ndër sy dhe shërbyer shefit pa asnjë princip, Besnik Bislimi, paralajmëroi se marrëveshja me Serbinë për energjetikë është shumë afër.

Si fillim, kjo tregoi se Kurti e Bislimi kishin zhvilluar biseda të fshehta, me thika mbi sistemin energjetik të Kosovës, me Vuçiçin e Petkoviçin. Lidhur me këtë marrëveshje, e cila, me siguri nuk është lidhur brenda një nate, ata nuk kanë dhënë llogari as para opinionit publik, as para Kuvendit të Kosovës.

Tufa e mashtruesve të pacipë të VV-së, që kanë çuar njerëz në varr e nëpër burgje me idenë e demokracisë së drejtpërdrejtë, ia punuan prapa shpine një Kosove duke e vendosur para aktit të kryer me marrëveshjen për energjetikë.

Për më shumë, ata bënë një gabim të tmerrshëm strategjik, duke e rikthyer dialogun nga faza përfundimtare për njohje të ndërsjellët, në biseda teknike, siç është rasti për targa dhe energjetikë. Emëruesi i përbashkët i këtyre dy marrëveshjeve është trajtimi i privilegjuar i Veriut të Kosovës nga pjesa tjetër e Republikës së Kosovës.

Pra, me çdo standard të VV-së, aktivistët e të cilës deri dje i kanë thyer dhëmbët nëpër rrugë gjoja se për çlirim të Kosovës e sot janë shndërruar në nënpunës të nënshtruar për një rrogë mujore duke arsyetuar çdo vendim kundër vendit të tyre, nga sot e tutje, Besnik Bislimi e Albin Kurti janë tradhtarë të kombit shqiptar.

Ata kanë tradhtuar popullin, i cili ua dha mbi 50% të votave duke ia thyer premtimin se do t’i rivlerësojnë marrëveshjet e Brukselit nga dialogu i dëmshëm. Sot, ndërkaq, për një grusht pushtet, ata me një mburravecëri të paparë zgërdhihen teksa e shesin marrëveshjen për energjetikë si sukses madhor të qeverisë së tyre.

Po, pikërisht të njëjtën marrëveshje nga ana përmbajtësore, të cilën Albin Kurti e quante që e gjymton shtetësinë, dëmton ekonominë dhe dezintegron energjetikën e Kosovës.

Asgjë nuk ka ndryshuar sot vetëm faktit që Albin Kurtit i është përmbushur epshi i papërmbajtshëm për pushtet dhe po i pëlqen hajnia e paskaj në bashkëpunim me Xhelal Sveçlen, Haki Abazin (këtë hajdut të përmasave botërore), Liburn Aliun, Hysen Durmishin, mes shumë të tjerëve.

Janë pikërisht kjo bandë kriminale që kanë manipuluar veçanërisht të rinjtë e Kosovës me fushata: bojkotoni produktet e Serbisë, rezoluta kundër importit të prodhimeve serbe, vendosje të reciprocitetit me Serbi, që sot nuk e përmendin fare faktin se kanë thyer çdo rekord sa i përket vëllimit tregtar dhe ekonomik me Serbinë.

Sot, pas kësaj marrëveshje, unë as nuk mund ta përfytyroj se si një aktivist i ndershëm i VV-së me ideale të shëndosha (nëse ka mbetur ndonjë i tillë), ndihet pasi shefi i tij ka nënshkruar një marrëveshje ku kompania shtetërore serbe, JP Elektroprivreda Srbij Beograd, e udhëhequr nga mafiozi çetnik, Milorad Grçiq, nëpërmjet Elektroserver, përfaqësuar nga një prej kuadrove më të vyer kriminal të strukturave paralele, Boban Novakoviq, do të bëhet hisedare në sistemin energjetik të Kosovës. Kjo është politikisht ndarje e sovranitetit e funksionalisht ndarje e sistemit energjetik me Serbinë.

Ata që kanë një pikë moral duhet të largohen menjëherë, të tjerët normalisht do të vazhdojnë duke i thurur lavde e elozhe i cili me recitale patriotike i futi nën sqetull të Aleksandër Vucicit e Milorad Grçiqit. Mafiozi Martin Berishaj, i cili ka një përvojë të madhe ndërmjetësimesh në marrëveshjet mes Albin Kurtit e pinjollëve të Rankovicit e Stanishiqit në sektorin e energjisë, duhet të ketë edhe informacion të holluar për këtë çështje. Prandaj, ai duhet ftuar urgjentisht nga prokuroria si pjesë e një hetimi kriminal lidhur me motivet dhe interesat që kanë shtyer Qeverinë për ta ndarë sistemin energjetik të Kosovës si me thikë.

Nga ana tjetër, njeriu që deri dje refuzoi Ballkanin e Hapur me idenë se Serbia nuk e njeh Kosovën, sot ja fali Serbisë një pjesë vitale të energjetikës me një marrëveshje ku nuk përmendet fare fjala Republikë kur bëhet fjalë për Kosovën. Kjo megjithatë nuk është më e keqja. Kushdo që bën lexim teknik të kësaj marrëveshje nuk e ka kuptuar thelbin e gjësë. Pak a shumë, lajmi më i rëndësishëm është se Albini, sikurse ka thyer çdo besë të dhënë deri më sot, ka filluar t’i zbatoj marrëveshjet e arritura me Serbinë nga fillimi i dialogut e këndej.

Kjo i bie që marrëveshja për energjetikë është vetëm pregatitje e terrenit për zbatim të asociacionit të komunave me shumicë serbe në një të ardhme shumë të afërt. Kjo edhe më tutje i bie se ai ka filluar ndarjen e resurseve me Serbinë për t’i vënë nën ombrellën e autonomisë së Serbisë nëpërmjet Asociacionit. Kjo do të jetë pjella më e shëmtuar e kumarisë së tij me Aleksandër Vucic, me të cilin shahen në media kohë pas kohe për t’iu hedhur sy njerezve të këtij vendi, e ndajnë resurset e sistemit të energjisë së Kosovës me marrëveshje gjentëllmenësh.

Sa për të përmbushur zellin e tij sadist, ai ua hedhi shqiptarëve para syve, një deputete të papjekur, mendjelehtë e që s’merr gjë vesh nga puna e saj, Jeta Statovci, për ta përshëndetur përzemërsisht arritjen e marrëveshjes për autonominë energjetike të Serbisë në Kosovë. Kjo tregon se deri në ç’shkallë ka arritur degradimi politik në Kosovë, kur marrëveshja e ndarjes së energjetikës së vendit, duhet të arsyetohet nga një kërkushhiçe.

Pjesa tjetër, ndërkaq, është punë e njohur. Lumiri kur vie puna te çëshjet e mëdha me Serbi zakonisht e mbyllë gojën sepse e di shumë më mirë se ne me çfarë punë merret një pjesë e familjes së tij. Ndërkohë Memli Krasniqi nuk u ndie i gjallë për shkak të shumë kusureve të tij që ia ka zbuluar Faton Peci e Albin Kurti, edhe për shkak të përcaktimit të tij të prerë për ta tjetërsuar PDK-në në një klub të përdalë gastronomësh. Si ka mundësi, Partia Demokratike e Kosovës, pasardhësja e UCK-së, të shitet deri në këtë ditë e të tmerrohet deri në palcë nga një Albin Kurt, i cili ua ndajti sistemin energjetik të Kosovës ndër sy? Këto janë pasoja kur braktisen idealet e partia në emër të qytetarisë iu besohet pianecëve, narkomanëve dhe tenderomanëve profesionist.

Sot ka filluar praktikisht hyrja e kompanive shtetërore të Serbisë në sistemin energjetik të Kosovës. Hapi i rradhës është formalizimi i autonomisë së serbëve – kush e di me çfarë emërimi të gjetur nga Petkoviq dhe bashkëpunëtori i tij në Kosovë, Bislim Bislimi – në Republikën e Kosovës.

Kjo pra nuk është veç tradhti, sepse nuk është një akt. S’janë as veç bashkëpunëtorë të Serbisë, sepse bashkëpunimi është një proces me ndërmarrje të përbashkët të dy palëve. Kjo ftesë e një pjese të Serbisë në territorin e Kosovës është tëhuajsim i krejtësishëm. Kjo është të mos ekzistosh si palë fare dhe dorëzim total i vetes.

Kështu do shkruante sot Albin Kurti nëse kryeministri s’do ishte ai.

JU REKOMANDOJMË

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën
25/06/2026 - 15:13

Opinion nga Ulsi Manja Raporti i Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit ngre pikëpyetje serioze mbi pavarësinë, paanshmërinë dhe standardet...

Më shumëDetails

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë
22/06/2026 - 16:38

Ky debat rreth qytetarëve shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë që vijnë në protestë është shumë hipokrit. Përpjekja e Edi Ramës për t’i distancuar ata...

Më shumëDetails

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës
20/06/2026 - 21:52

Analisti politik Lulzim Peci ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj projektit të gazit amerikan, duke e cilësuar atë si “aventurën më të madhe politike që nga...

Më shumëDetails

Si mund ta ripërcaktojë energjia rolin e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor

Maliqi: Një Serbi nën ndikimin dhe varësinë prej NATO-s dhe BE-së është mbi të gjitha në interes të Kosovës
20/06/2026 - 15:47

Shkruan: Agon Maliqi Që nga momenti kur administrata Trump mori detyrën në janar të 2025-ës, vëzhguesit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë kanë pyetur veten nëse politika e...

Më shumëDetails

Cila është e vërteta për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike dhe rolin e “SHOQËRISË CIVILE “

11/06/2026 - 14:09

Shkruan: Muhamet Mustafa CILA ËSHTË E VËRTETA PËR NDËRTIMIN E KAPACITETEVE TË REJA ENERGJETIKE DHE ROLIN E “SHOQËRISË CIVILE “ Çka parashihte “Strategjia e zhvillimit te energjisë 2005-2015”...

Më shumëDetails

DITA BOTËRORE E MJEDISIT

DITA BOTËRORE E MJEDISIT
05/06/2026 - 11:03

Shkruan: Msc. Labinot Smakaj  I. Një shoqëri mund të mbijetojë përkohësisht edhe pa stabilitet politik dhe ekonomik, por nuk mund të mbijetojë pa ujë të pastër, ajër të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Këta janë dy policët që u rrahën në stacionin policor në Prishtinë

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Dyshohet se la maunën me mall 20 mijë euro të kalojë pa kontroll, suspendohet doganieri Arton Lushaku

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kraki reagon për kodin e veshjes në Komunën e Mitrovicës të vendosur nga Peci: “Komuna s’mund t’u imponojë rregulla qytetarëve”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Humb jetën kosovari 42 vjeç pas një aksidenti në vendin e punës në Gjermani

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë