Spanja është tronditur nga aksidenti hekurudhor që shkaktoi dhjetëra të vdekur e të plagosur të ndodhur në Toledo. Kjo ngjarje e rëndë nuk ka lënë indiferentë futbollistët në La Liga që kanë reaguar duke sulmuar ashpër Ministrin spanjoll të transporteve, Oscar Puente.
Marcos Llorente i Atletico Madrid nuk u kursye aspak në sulmet e tij në rrjetet sociale me mesazhin e dhënë, duke gjetur mbështetjen edhe të kolegëve të tij Dani Carvajal dhe Thibaut Courtois që e ripostuan atë. Në qendër të kritikave të forta të Llorentes është superkativiteti i Puentes në rrjetet sociale.
‘I dashur Oscar Puente, nuk mendon se ka ardhur momenti që të lësh mënjanë Twitter dhe të përqendrohesh te puna për të cilën të paguajmë?-shkruante Llorente në postimin e tij në Instagram Story.
Futbollisti i Atletico Madrid më pas nënvizoi rëndësinë e mbrojtjes së qytetarëve kur ata përdorin infrastrukturën publike.
‘Kur në mes janë jetë njerëzore, minimumi që mund të pretendohet nga një ministër transportesh është përgjegjësia, serioziteti, siguria dhe respekti-vijonte Marcos Llorente që shkonte akoma më tej në mesazhin e tij, pikërisht te debatet në rrjetet sociale të përfaqësueseve të institucioneve
‘Na ka ardhur në majë të hundës me politikanë që duken më të shqetësuar që të fitojnë debatet në rrjetet sociale sikur janë 13 vjeçare sesa të përgjigjen në lartësinë e duhur ndaj përgjegjësive të tyre-vijon sulmi i futbollistit që e mbyllte mesazhin e tij duke kërkuar llogari për mungesën e shërbimeve dhe rreziqet e lidhura me transportin.
‘Twitter nuk është detyra jote, detyra jote është transporti publik, siguria dhe dhënia e llogarisë kur gjërat shkojnë keq; deri tani, në këtë pikë, je një katastrofë-e mbyllte mesazhin e tij Llorente përpara se të ripostohej nga Carvajal e Courtois.















