Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tragjedia në Koçan: Nga magazinë qilimash në diskotekë të katastrofës

16/03/2025 - 18:42
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Tragjedia në Koçan: Nga magazinë qilimash në diskotekë të katastrofës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, ka deklaruar të dielën se diskoteka “Pulse” ka funksionuar me licencë të falsifikuar.

Një ndërtesë e vjetër, dikur magazinë qilimash, mori jetën e 59 personave. Diskoteka “Pulse” funksiononte si hapësirë argëtimi për të rinjtë, pavarësisht kushteve të papërshtatshme, deri në momentin e tragjedisë që tronditi Maqedoninë e Veriut.

Ky objekt në qytetin e Koçanit, në bazë të raportimeve, ka kaluar disa herë në duar të pronarëve të ndryshëm. Ajo kishte qenë një depo e thjeshtë, pa infrastrukturën e nevojshme për ngarkesën e njerëzve dhe aktiviteteve që ndodhnin brenda saj.

E pavarësisht kushteve të papërshtatshme, diskoteka “Pulse” ka vazhduar të operojë. Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, ka deklaruar të dielën se diskoteka “Pulse” ka funksionuar me licencë të falsifikuar.

Të paktën 59 persona humbën jetën në orët e hershme të mëngjesit, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti me mbi 1.500 pjesëmarrës. Gjithashtu, mbi 155 persona janë plagosur. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se zjarri ka shpërthyer për shkak të mjeteve piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçimi.

Kjo tragjedi ka tronditur jo vetëm Maqedoninë e Veriut, por edhe fqinjët e saj rajonalë, duke lënë një shenjë të thellë dhimbjeje dhe solidariteti. Kosova, Shqipëria dhe Serbia kanë shprehur gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e nevojshme, duke qëndruar pranë qytetarëve dhe liderëve të Maqedonisë së Veriut në këtë moment të vështirë.

JU REKOMANDOJMË

Peci kap kacinë në Selac, ndihmon punëtorët në hapjen e rrugës nga shembja e dheut
Lajme

Peci kap kacinë në Selac, ndihmon punëtorët në hapjen e rrugës nga shembja e dheut

20/12/2025 - 11:06
Hamza publikon zotimin e dytë programor: Rritje 50% e pensioneve dhe ndihmave sociale
Kryesore

Hamza publikon zotimin e dytë programor: Rritje 50% e pensioneve dhe ndihmave sociale

20/12/2025 - 10:55
36’shja e LDK’së, Rrezarta Krasniqi: Qytetarët po e konfirmojnë besimin në LDK dhe programin qeverisës
Lajme

36’shja e LDK’së, Rrezarta Krasniqi: Qytetarët po e konfirmojnë besimin në LDK dhe programin qeverisës

20/12/2025 - 10:42
Ish-ministri Reçica: Lëvizja Vetëvendosje po i përdor politikat sociale si karrem fushate
Lajme

Ish-ministri Reçica: Lëvizja Vetëvendosje po i përdor politikat sociale si karrem fushate

20/12/2025 - 10:24
Katër punëtorë nga Kosova kapen duke punuar pa dokumente në Zvicër, lëshohet urdhri për dëbim
Lajme

Katër punëtorë nga Kosova kapen duke punuar pa dokumente në Zvicër, lëshohet urdhri për dëbim

20/12/2025 - 10:11
Policia publikon pamje nga aksioni i sotëm ndaj kontrabandimit me armë e municion (VIDEO)
Kryesore

Bie në pranga i kërkuari me dy urdhëresa të gjykatës, përfundon në Burgun e Hajvalisë

20/12/2025 - 09:20

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria miraton vendime preliminare për shpronësime në disa projekte infrastrukturore

    Qeveria miraton vendime preliminare për shpronësime në disa projekte infrastrukturore

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Arrestohet i dyshuari për plagosjen e 17 vjeçares E.V. në Vushtrri

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ndahet nga jeta zyrtari policor Albion Maxhuni

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ky është zyrtari i ATK-së i arrestuar në flagrancë në aksionin kundër korrupsionit

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Gazetari i FAZ Michael Martens tallet me njohjen e Bahamas: Si do ta influencojë njerëzimin boshti i fuqishëm Nassau-Prishtinë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë