Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tre gishtërinj në Skenderaj – LVV i tha PZAP-së se “s’vërehet asgjë”, evidentimi i provokimit të rëndë nxiti shumë reagime

04/02/2025 - 17:43
në Lajme
A A
Tre gishtërinj në Skenderaj – LVV i tha PZAP-së se “s’vërehet asgjë”, evidentimi i provokimit të rëndë nxiti shumë reagime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga zona ku LVV-ja po e mbante një tubim elektoral në Skënderaj më 27 janar u ngritën tre gishtërinj. Për këtë provokimin me simbolin e paramiltarëve serbë, PZAP e gjobiti partinë në pushtet. Vendimi ngjalli shumë reagime.

Për një sërë arsyesh, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të shtunën e dënoi me 35 mijë euro Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndër to, më së shumti ra në sy njëra. PZAP kishte evidentuar se në tubimin e kësaj partie në Skënderaj më 27 janar, mbështetës të Albin Kurtit kishin provokuar duke ngritur tre gishtërinj.

Ky simbol serb në vendin që i ndjen ende plagët nga lufta me Serbinë si duket e kishte tensionuar situatën aq shumë, sa Policisë iu desh edhe të ndërhynte për ta shmangur konfrontimin, me qytetarë që fishkëllenin praninë e kryeministrit atje. Tubimi i LVV-së mbahej në një zonë ky ishte edhe lapidari i një fëmije të vrarë nga forcat serbe.

“Në ankesën 248/2025, pretendohet se me 27 janar 2025 në tubimin e mbajtur në Komunën e Skenderajt janë publikuar disa fotografi, në rrjetet sociale dhe mediat elektronike të mbështetësve të LVV, të mbledhur në këtë tubim, duke ngritur tre gishta lartë, gjest i cili është simbol ekskluziv serb, i cili në tre vitet e fundit ka marr ngjyrime nacionaliste, pasi u përdor nga forcat paramilitare serbe në luftërat e zhvilluara në Ballkan. Parashtruesi i ankesës si prova ka bashkangjitur Fotografia e publikuar nga tubimi i mbajtur në Komunën e Skenderajt, dhe ftesën e njoftuar nga subjekti politik LVV, për tubimin në Komunën e Skenderajt”, thuhet në arsyetimin e PZAP.

Në përgjigje të kësaj ankese, LVV-ja i ka thënë PZAP-së se në ato pamje, “për një vrojtues të rëndomte ndoshta mund të dakordohemi se vetëm një flamur vërehet mirëpo asgjë tjetër lidhur me gjendje faktike”.

“Në përgjigjen për ankesën 248/2025 të LVV-së, pretendohet se shkrimi i bashkangjitur në fotografi nuk dëshmon asgjë as vendin as personin që do të ndërlidhte me subjektin LVV, madje për një vrojtues të rëndomte ndoshta mund të dakordohemi se vetëm një flamur vërehet mirëpo asgjë tjetër lidhur me gjendje faktike”, tregon PZAP në arsyetimin e vendimit.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku i quajti “qyqanë të orkestruar” ata që fishkëlluan dhe hodhën fishekzjarre në Skënderaj atë ditë.

“Për çudi, komuna paralele e Serbisë atje nuk ju bënte fort përshtypje. Harroni që na ndalni. Po thyejm bastione një nga një, cep më cep”, ka shkruar ai.

Ngritja e tre gishtërinjve, fillimisht një gjest që shprehte Trininë e Shenjtë si simbol i Ortodoksisë Serbe, është bërë më i njohur si shprehje e etno-nacionalizmit serb në emër të të cilin janë kryer krime deri në gjenocid.

Vendimi i PZAP-së që evidentoi provokimit, ngjalli shumë reagime të hënën.

Deputetja Blerta Deliu, që vjen nga PDK-ja, partia e cila sikurse edhe vetë ajo vjen nga ajo pjesë e vendit, tha se ky gjest është “përbuzje e thellë ndaj qytetarëve të Drenicës”. Ky veprim i “aktivistëve të LVV-së” , tha ajo “shpërfaq më së miri urrejtjen, brutalitetin dhe formën se si një subjekt politik ka degraduar deri në atë nivel sa të përçojë edhe mesazhe të paramilitarëve në një vend që historikisht ka dhënë shumë për Kosovën”.

“Javën e kaluar kemi pasur kthimin e eshtrave të një të riu të vrarë në Polac të familjes Kabashi, që pas sa e sa vitesh rivarroset në Skënderaj”, tha ajo të hënën në Pressing në T7. “Unë as në ëndërrat më të këqija nuk e kam menduar se diçka e tillë mund të ndodhë nga eksponentë ose më mirë të them militantë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët me kaq urrejtje shpërfaqin një nivel të lartë të brutalitetit para atyre njerëzve që kanë dhënë shumë për Kosovën, kanë ende plagë të hapura, kanë ende viktima dhe kanë ende të pagjetur”.

Regime, natyrshëm, pati edhe nga të tjerë në PDK, si nënkryetarja e kësaj partie, Vlora Çitaku.

“Ky akt i shëmtuar nuk është vetëm provokim. Është përbuzje. Urrejtje. Patologji. Vend i vogël jemi për ta përtypur gjithë këtë vrer e helm. Marre!”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Analisti Dukagjin Gorani tha se s’do ta besonte këtë, po të mos e shihte vendimin e PZAP-së.

“Mos me pasë pa deklaratën e PZAP-së përnjëmend nuk kisha zënë besë. Nuk kisha zënë besë që dikush në Kosovë është kaq i marrë, që është në gjendje me e bë një provokim të tillë çfarë është me i çu tre gishta, në mënyrën qysh salutohet ajo në kontekstin ideologjik e qe besa shpeshherë edhe shovenist serb”, tha ai në Pressing.

Gazetari Lirim Mehmetaj tha se s’komentoi për këtë deri të hënën, pasi i dukej “e pabesueshme” që diçka e tillë mund të ketë ndodhur.

“Nën këtë gjest janë vrarë, masakruar e dhunuar mijëra shqiptarë në Kosovë vetëm në luftën e fundit. Kurrë s’e kisha besu që do të kemi në Kosovë një parti që provokon me simbole serbe. Unë këtë nuk e shoh ndryshe pos në vazhdën e lëvdatave për Oliver Ivanoviç-in, thurjen e elozheve për Zoran Gjingjiç-in, bisedat me Milan Radojiçiç-in e mallit që Albin Kurti thoshte se e ndjen për Beogradin në bisedë me Çedomir Jovanoviç-in. Turp”, shkroi ai në Facebook.

Për shkelje të shumta të kodit të etikës, PZAP i ka gjobitur me rreth gjysmë milioni euro partitë politike. Koalicioni i organizatave të shoqërisë civile “Demokracia në Veprim” (DnV) ka evidentuar se LVV prin për nga numri i rasteve ku është përdorur gjuha e urrejtjes.

JU REKOMANDOJMË

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
Lajme

Vajza që ishte shpallur e zhdukur gjendet në një banesë me dy persona, rasti po hetohet!

13/07/2025 - 09:36
Maqedonci: FSK ishte e gatshme për ndërhyrje më 24 shtator nëse do të na kërkonte KFOR dhe NATO
Lajme

Maqedonci: Lufta e UÇK-së ishte e lavdishme, por shoqëria dhe politikanët nuk e promovuan mjaftueshëm

13/07/2025 - 09:20
Ng’ërçi politik në Kosovë rrezikon të thellojë krizën buxhetore
Kryesore

IKD: Katër institucione të pavarura janë jofunksionale, Kuvendi i bllokuar po rrezikon shtetin dhe të drejtat e qytetarëve

13/07/2025 - 09:10
Kolona në Merdarë, kjo është gjendja në pikat kufitare
Lajme

Kjo është gjendja e pikave kufitare të Kosovës

13/07/2025 - 08:46
Kurti me Rashiqin e Rizvanollin në rezidencën e diplomates amerikane për takim me zyrtarin e DASH – çfarë u diskutua sipas tij?
Kryesore

Kurti me Rashiqin e Rizvanollin në rezidencën e diplomates amerikane për takim me zyrtarin e DASH – çfarë u diskutua sipas tij?

13/07/2025 - 08:30
Ngriten çmimet, rëndohet edhe më shumë shporta e qytetarit në Kosovë
Ekonomi

Çmimet po “fluturojnë”, inflacioni në qershor arrin në 4.3% – rritje të madhe te kafeja, energjia dhe ushqimet bazë

13/07/2025 - 08:19

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    231 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 58
  • I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

    211 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 53
  • Policia në kërkim të Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, dyshohen për përfshirje në një vepër të rëndë penale

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Pla’goset një person me armë zjarri në Vushtrri

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë