Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tre kërkesat e sindikalistit Jasharaj për ministrin e ri të arsimit në Kosovë

15/06/2026 - 13:08
në Lajme
A A
SBASHK-u paralajmëron: Shtatori mund të nisë me grevë të përgjithshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka shprehur pritjet e tij nga ministri i ardhshëm i Arsimit, duke kërkuar rikthimin e praktikës së mëhershme të shpërndarjes së teksteve shkollore dhe hapjen e dialogut me akterët e arsimit për çështjet kryesore që prekin sistemin arsimor.

Ai tha se ministri i ri duhet të jetë njohës i arsimit dhe i gatshëm të dëgjojë këshillat dhe propozimet e të tjerëve.

“Uroj që të vijë një ministër që e njeh dhe e do arsimin dhe i dëgjon edhe këshillat e propozimet e të tjerëve. Uroj që ministria dhe ministri i ardhshëm, cilido qoftë, të kthehet në mënyrën e shpërndarjes së teksteve si dikur, ku ministria do të përgatisë marrëveshje me botuesit dhe pastaj ata do t’i shpërndajnë librat në shkolla, në mënyrë që mësimdhënësit, në fillimin e vitit të ri, t’i ndajnë librat shkollorë sipas numrit të nxënësve në klasa”, ka deklaruar ai për Indeksonline.

Jasharaj ka kritikuar modelin e përdorur në vitet e fundit për sigurimin e teksteve shkollore, duke thënë se ai ka krijuar vështirësi për prindërit.

“Mos të shkohet më me metodën e 2-3 viteve të fundit, sepse prindërit kishin halle të vraponin nga njëra librari në tjetrën dhe të prisnin për rimbursim. Pra, më mirë është të kthehemi në mënyrën e kahershme, që tekstet shkollore të dërgohen në shkolla e pastaj të shpërndahen, e jo të presim 2-3 muaj për furnizim. Të përgatisë marrëveshje me botuesit e teksteve shkollore. Të kthehemi në metodën e kaluar”, ka theksuar ai.

Tutje, Jasharaj ka kërkuar gjithashtu që ministri i ardhshëm të ketë gatishmëri për dialog dhe të adresojë çështjen e kontratës kolektive.

“Uroj që ministri i ardhshëm të ketë prirje për dialog, në mënyrë që të debatojmë për të gjitha çështjet. Kërkesa e parë për ministrin e ri është të nënshkruhet kontrata kolektive, sepse jemi nga vendet e rralla në botë që s’kemi marrëveshje as në nivel vendi e as kontratë kolektive”, vlerësoi ai.

Sipas Jasharajt, një tjetër prioritet duhet të jetë përmirësimi i kushteve të punës në shkolla dhe ngritja e çështjes së pagave në sektorin e arsimit.

“Do të bisedojmë për kushtet e punës, në mënyrë që shkollat të mos i ngjajnë shekullit të kaluar, që të ndahen mjete dhe ato të jenë me mjete bashkëkohore e jo me shkumësa e shpuza. Edhe ministri ta ngrejë zërin për pagat, sepse kemi pagat më të vogla karshi pagave në arsim në Shqipëri, Mal të Zi dhe vendet e tjera”, tha Jasharaj.

JU REKOMANDOJMË

Vrasja për emrin e rrugës në Prizren: Kërkohet paraburgim për nënën me dy djemtë e saj

Vrasja për emrin e rrugës në Prizren: Kërkohet paraburgim për nënën me dy djemtë e saj
15/06/2026 - 13:59

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Prizren, për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj tre...

Më shumëDetails

Beteja për mandatet e fundit, kush janë kandidatët që rrezikojnë të humbasin ulësen në Kuvend?

Beteja për mandatet e fundit, kush janë kandidatët që rrezikojnë të humbasin ulësen në Kuvend?
15/06/2026 - 13:30

Numërimi i votave për zgjedhjet e 7 qershorit ende nuk është përmbyllur plotësisht, ndonëse pjesa më e madhe e fletëvotimeve është përfshirë në rezultatet preliminare, përfshirë votat e...

Më shumëDetails

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë godet këtë vend

Serbia goditet nga tërmeti
15/06/2026 - 13:20

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 ballë të Rihterit goditi Davao Oriental në Filipinet jugore të hënën. Epiqendra e tërmetit ishte e vendosur 67 kilometra (41 milje)...

Më shumëDetails

Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje

Kryeziu – Kurtit: Krijimi i lajmeve për të shantazhuar e për të mbyllur debatet mbi keqpërdorimet, është taktikë tipike e lajmeve të rreme
15/06/2026 - 12:50

Ismet Kryeziu nga KDI, ka shkruar në lidhje me tri palë zgjedhjet e fundit që ka thënë se kanë dëshmuar se zgjedhjet nuk janë zgjidhje për çdo krizë...

Më shumëDetails

Arrestohet nëna e 16-vjeçarit në Prizren, dyshohet për shtytje në vrasjen e kushëririt

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
15/06/2026 - 12:25

Një konflikt familjar në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar me një viktimë dhe disa të arrestuar, mes tyre edhe nëna e të dyshuarit. Zëdhënësi i Policisë për...

Më shumëDetails

Vazhdon numërimi i votave me postë, KQZ përditëson të dhënat e fundit

Aksioni i manipulimit të votave: Kryeprokurori i Gjakovës del në koferencë në ora 15:00
15/06/2026 - 12:16

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave jashtë Kosovës, përkatësisht përmes postës, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që u mbajtën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

    EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47
  • Kaq vota mori Kurti, në Burojën e Hashim Thaçit dhe në Broboniqin e Kadri Veselit

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Numërohen afër 30% nga votat e diasporës, kjo është 5-shja më e votuar e LDK-së

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Pas bastisjeve dhe hetimeve në Shqipëri, a do të hetohen edhe në Kosovë bizneset e Samir Mane?

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    623 Shpërndaje
    Shpërndaje 249 Tweet 156

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë