Trepça e ka mposhtur Bashkimin, me rezultat 79-63, në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës.
Çereku i parë filloi mirë për Bashkimin, duke e fituar me rezultat 21-19, teksa në të dytin mitrovicasit u rikthyen duke e fituar me rezultat 22-13.
Edhe çerekun e tretë, Trepça e fitoi me rezultat 20-14. Çereku i fundit nuk dhuroi ndonjë surprizë, pasi gjithashtu mitrovicasit u treguan më të saktë, duke e fituar me rezultat 18-15, për rezultatin përfundimtar 79-63.
Më i dalluari në fitoren e Trepçës ishte Erjon Kastrati, me 11 pikë, tetë kërcime dhe katër asistime.
Trepça në finale do të përballet me Prishtinën, që eliminoi Golden Eagle Yllin.












