Trepça e ka fituar përballjen e parë gjysmëfinale të play-offit të Superligës së Basketbollit, ndaj skuadrës së Pejës.
Rezultati përfundimtar në palestrën e sportit ”Minatori” në Mitrovicë, ishte 86-78, shkruan IndeksOnline.
Dardan Berisha i Pejës ishte basketbollisti më i dalluar në ndeshje, me 19 pikë të shënuara.
Te Trepça më i miri ishte Drilon Hajrizi, me 17 pikë.
Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Pejës dhe Trepçës zhvillohet ditën e diel më 26 mars, në palestrën ”karagaçi”.













