Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tri ditë nga v’rasja e trefishtë, Mefail Shkodra me djemtë ende në arrati – policia me masa të shtuara për kapjen e tyre

13/08/2025 - 09:30
në Lajme
A A
Tri ditë nga v’rasja e trefishtë, Mefail Shkodra me djemtë ende në arrati – policia me masa të shtuara për kapjen e tyre
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ende ndodhen në arrati, Mefail Shkodra bashkë me dy djemtë e tij, Edoni dhe Engjull Shkodra, të dyshuar për vrasjen e trefishtë në qendër të Gjilanit.

Nga Policia në Gjilan ditën e djeshme kanë thënë se po punohet intensivisht për kapjen e tyre.Policia të martën bëri të ditur  se janë zhvilluar bastisje në lokacione të ndryshme ku kanë dyshuar se janë duke u strehuar të dyshuarit.

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të shtuara për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve të këtij rasti të rëndë. Janë zhvilluar shumë bastisje në lokacione të ndryshme ku kemi besuar se mundë të strehohen të dyshuarit”, tha policia për Reporteri.net.

Policia gjithashtu tha se janë njoftuar edhe të gjitha pikat kufitare që nga momenti i parë kur është raportuar rasti.

Tashmë janë bërë tri ditë nga ngjarja tragjike në qendër të Gjilanit. Nga ky rast mbetën të vrarë babë e bir, argjendar, dhe një person tjetër, i cili vdiq në QKUK, pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Kurse personi i katërt i plagosur, gjendja e tij tashmë është stabile.

Policia po të dielën kur ndodhi rasti shpalli në kërkim Mefail Shkodrën dhe djalin e tij, Edonisin, të dy të arrestuar në fund të muajit qershor të vitit 2024 për fajde. Po atë ditë, pasdite, Policia shpalli në kërkim djalin tjetër të të dyshuarit për vrasjen e trefishtë, Engjullin.

Gjykata Themelore në Gjilan të hënën doli me një sqarim ku tha se Mefail Shkodra s’kishte lëndë aktive, por që në të kaluarën kishte qenë i dënuar për tri vepra penale, të cilat ishin të përfunduara.

Në anën tjetër, Gjykata Themelore e Prishtinës dha sqarime po dje për lirimin e Mefail dhe Edonis Shkodrës, ku thuhej se kishin ofruar një parcelë në të cilën kishte dy objekte të ndërtuara dhe që plotësonin dorëzaninë e kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës në vlerë prej 70 mijë euro, 50 mijë për Mefail Shkodrën dhe 20 mijë për djalin e tij, Edonisin.

“Me datë 08.10.2024 Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka pranuar Propozimin për Zëvendësimin e masës së Paraburgimit me masën e Dorëzanisë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për çështjen penale ndaj të pandehurve M.Sh. dhe E.Sh., ( lidhur me të pandehurin M.Sh. është propozuar dorëzania në vlerë prej 50,000.00 € (pesëdhjetë mijë euro), ndërsa ndaj të pandehurit E.Sh. është propozuar dorëzania në vlerë prej 20,000.00 € (njëzetë mijë euro)”, thuhej në njoftimin e Gjykatës.

Prokuroria Speciale e Kosovës në një komunikatë të lëshuar, tha se Mefail Shkodra ishte liruar pasi s’kishte më kushte për vazhdimin e paraburgimit ndaj tij, por që i njëjti po hetohet për dy raste.

Lidhur me vrasjen e trefishtë, Inspektorati Policor i Kosovës të hënën e 11 gushtit, suspendoi nga puna katër zyrtarë policorë. Gazeta Online Reporteri.net raportoi qysh dje se zyrtarët e suspenduar janë Bekim Sabedini, Ardian Demiri, Metush Arifi dhe Shaban Hajdaraj. Sabedini- rreshter në Njësinë e Hetimeve Rajonale në Drejtorinë e Policisë në Gjilan, Demiri – hetues në Stacionin Policor në Gjilan, Arifi – polic në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Drejtorinë në Gjilan si dhe Hajdari – rreshter – Shef i Hetimeve në Stacionin Policor në Novobërdë.

Po më 11 gusht, në polici, mbrëmjen e së hënës është dorëzuar djali tjetër i Mefail Shkodrës, Enisi, i cili ditëne djeshme është liruar në procedurë të rregullt Enis Shkodra.

Lajmin e ka konfirmuar avokatja e tij, Lirije Kovani, e cila tha se klienti i saj është liruar në procedurë të rregullt, meqë s’ka pasur prova se ka qenë i përfshirë në rast.

“Prokurori i shtetit sot e la të lirë dhe është ndërprerë masa e ndalimit. Ai është liruar në procedurë të rregullt pasi me asnjë provë të vetme nuk është vërtetuar që ai ka qenë i përfshirë në këtë rast” – tha avokatja në RTV Dukagjini.

JU REKOMANDOJMË

A do të jetë Haxhiu kandidatja e propozuar nga VV edhe në tri seancat e ardhshme? – Tregon deputeti Rexha
Lajme

Kryeziu: Nuk ia vlenë që Albulena Haxhiu të ndryshohet për teket e partive opozitare

13/08/2025 - 12:39
Ish-kandidati i VV-së për deputet emërohet drejtor i ATK-së, Mushkolaj: Shkojmë me kapjen e radhës
Lajme

Ish-kandidati i VV-së për deputet emërohet drejtor i ATK-së, Mushkolaj: Shkojmë me kapjen e radhës

13/08/2025 - 12:33
Pamje: Luftanija kineze përplaset me anijen e Rojës Bregdetare të Kinës gjatë ndjekjes së një barke filipinase
Lajme

Pamje: Luftanija kineze përplaset me anijen e Rojës Bregdetare të Kinës gjatë ndjekjes së një barke filipinase

13/08/2025 - 12:18
Çitaku: Një militant në krye të ATK-së, VV-ja u zhveshën nga çdo vlerë që e predikonin
Lajme

Çitaku: Një militant në krye të ATK-së, VV-ja u zhveshën nga çdo vlerë që e predikonin

13/08/2025 - 12:15
Krasniqi: VV ta kuptojë se mediat nuk i frikësohen, nuk i fut nën kontroll
Lajme

Krasniqi: Shqiptarët në Kosovë janë helmuar nga deklarata mashtruese të sfeqlave, bahtirave e atiqave

13/08/2025 - 12:06
Vr’asja e Enver Bajraktarit në Lipjan, i dyshuari del para Gjykatës
Lajme

Vr’asja e Enver Bajraktarit në Lipjan, i dyshuari del para Gjykatës

13/08/2025 - 11:52

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • EKSKLUZIVE: Nga Audi Q5 te bllokimi i llogarive -Si shpërtheu konflikti në mes të Gjilanit dhe cila është lidhja e fajdexhiut me policët e suspenduar?

    EKSKLUZIVE: Nga Audi Q5 te bllokimi i llogarive -Si shpërtheu konflikti në mes të Gjilanit dhe cila është lidhja e fajdexhiut me policët e suspenduar?

    175 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • Vëllai i Armend Mujës pjesë e listës së VV për asamblist, nuk kalon kandidatura e Doni Beshirit

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Shkoj menjëherë, në sekondë”, analisti i sigurisë lëshon studion në mënyrë të çuditshme

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • ‘E thirri nëna e tij, ai shkoi te vendi i ngjarjes’: Flet avokatja e djalit të Mefail Shkodrës

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Publikohet momenti i vr*asjes në Gjilan (VIDEO)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë