Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pamje: Luftanija kineze përplaset me anijen e Rojës Bregdetare të Kinës gjatë ndjekjes së një barke filipinase

13/08/2025 - 12:18
në Lajme
A A
Pamje: Luftanija kineze përplaset me anijen e Rojës Bregdetare të Kinës gjatë ndjekjes së një barke filipinase
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Filipinet kanë publikuar pamje dramatike, në të cilat shihet një luftanije kineze duke u përplasur me një anije të Rojës Bregdetare të Kinës gjatë ndjekjes së një barke patrulluese të Filipineve në Detin Jugor të Kinës.

Incidenti ndodhi afër cekëtinës së kontestuar Scarborough të hënën, përderisa Roja Bregdetare e Filipineve po shoqëronte barka që po u dërgonin ndihma peshkatarëve në atë zonë, thanë autoritetet filipinase, shkruan gazeta “The Guardian”.

“Veprimet e tyre [anijeve kineze] nuk paraqitën rrezik vetëm për barkat dhe personelin filipinas, por gjithashtu rezultuan në përplasjen fatkeqe mes dy anijeve kineze” – tha të martën Ministria e Jashtme e Filipineve, duke e akuzuar ekuipazhin kinez për “manovrime të rrezikshme dhe ndërhyrje të paligjshme” në misionin e rifurnizimit.

Në pamje shihet një anije e Rojës Bregdetare të Kinës dhe një anije tjetër shumë më e madhe me numrin 164 në trup duke u përplasur me një zhurmë të madhe pas anijes filipinase.

Në fotografi të publikuara më vonë shihet anija me pjesën e përparme shumë të dëmtuar nga përplasja.

Zëdhënësi i Rojës Bregdetare të Filipineve, Jay Tarriela, në një deklaratë tha se më herët gjatë ballafaqimit, anija “BRP Suluan” u “shënjestrua me top uji” nga kinezët, por “me sukses” iu shmang atij.

Tarriela tha më tej se ekuipazhi kinez në anijen e dëmtuar nga përplasja nuk iu përgjigj ofertës së Filipineve për asistencë.

Gan Yu, zëdhënës i Rojës Bregdetare të Kinës, konfirmoi se kishte ndodhur një ballafaqim, por nuk e përmendi përplasjen mes dy anijeve kineze. “Roja Bregdetare kineze i ndërmori masat e nevojshme në përputhje me ligjin, përfshirë vëzhgimin, shtyrjen nga jashtë, bllokimin dhe kontrollimin e barkave filipinase për t’i larguar ato” – tha ai në një deklaratë.

Kina as nuk e ka konfirmuar, as nuk e ka mohuar incidentin, duke thënë vetëm se ka marrë masa “ligjërisht” për t’i sprapsur barkat filipinase.

JU REKOMANDOJMË

Gruda: Haradinaj është hero i gjallë, thirrja për pushkatim është trishtuese

Gruda: Haradinaj është hero i gjallë, thirrja për pushkatim është trishtuese
13/08/2026 - 10:59

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar ndaj thirrjes së një mërgimtari për pushkatimin e Ramush Haradinajt në Kuvend. Gruda tha se, pavarësisht dallimeve politike, statusi i Haradinajt...

Më shumëDetails

Muharremi: Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë zbatimin e ligjit, madje edhe t’i nxjerrin nga zyrat kryeministrin dhe ministrat e betuar si deputetë

Muharremi: Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë zbatimin e ligjit, madje edhe t’i nxjerrin nga zyrat kryeministrin dhe ministrat e betuar si deputetë
13/08/2026 - 10:45

Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në vend, duke e cilësuar si të drejtë qytetare nxjerrjen nga zyrat e Qeverisë të kryeministrit...

Më shumëDetails

Deputetja e VV-së: Për çfarë uzurpimi po flisni? Kurti ka marrë dyfish vota më shumë se PDK-ja

Deputetja e VV-së: Për çfarë uzurpimi po flisni? Kurti ka marrë dyfish vota më shumë se PDK-ja
13/08/2026 - 10:25

Deputetja e zgjedhur e VV-së, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, i ka reaguar deputetes së PDK-së, Vlora Çitaku, e cila mëngjesin e sotëm e quajti Albin Kurtin “uzurpator” të Zyrës...

Më shumëDetails

Publikohet identiteti i të arrestuarit për spiunazh

Arrestohet serbi në Jarinje, dyshohet se i ofroi ryshfet zyrtarit policor
13/08/2026 - 10:17

Fehim Sali është arrestuar nën dyshimet për veprën penale të spiunazhit, në një operacion të përbashkët të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale. Fehim...

Më shumëDetails

Putini nuk mund të pretendojë më fitoren në Ukrainë, thotë fituesi i Çmimit Nobel për Paqen

Putini nuk mund të pretendojë më fitoren në Ukrainë, thotë fituesi i Çmimit Nobel për Paqen
13/08/2026 - 10:03

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe dhe ish-kryeredaktori i gazetës së pavarur ruse “Novaya Gazeta”, Dmitry Muratov, ka deklaruar për BBC-në se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk mund...

Më shumëDetails

E rëndë në Podujevë: Dy burra rrahin një grua, dërgohet në QKUK

E rëndë në Podujevë: Dy burra rrahin një grua, dërgohet në QKUK
13/08/2026 - 10:01

Dy burra janë arrestuar pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një gruaje në Podujevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është identiteti i personit të arrestuar si i dyshuar për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Mërgimtari hyn “i përgatitur” në Kuvend, bën thirrje skandaloze për pushkatimin e Ramush Haradinajt

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Në shtëpi iu gjetën armë nga Policia e Kosovës – Serbi Nenad Rashkoviq dyshohet se fshehë armë që janë përdorur në Mas’akrën e Kalludrës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Tensionet në Kuvend, PDK merr këtë vendim!

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë