Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Triku me diasporën”; “300-400 milionë euro”: Renditet faktorët që ndikuan në fitoren e VV-së më 28 dhjetor

07/01/2026 - 16:04
në Kryesore, Lajme
A A
“Jemi me sytë nga ju”, vjen reagimi i parë i VV-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Debati rreth fitores së VV-së mbi 50 për qind në zgjedhjet e 28 dhjetorit nuk ka të ndalur. Një javë pas mbajtjes se zgjedhjeve, njohësit e rrethanave politike kanë vazhduar të tregojnë arsyet që quan tek fitorja e thellë e VV-së.

Ata kanë përmendur dy arsye kryesore që kanë ndikuar në këtë rezultat.

Sipas tyre, shpërndarja e qindra milionëve eurove nga Qeveria Kurti për kategori të caktuar disa ditë para zgjedhjeve dhe ardhja në numër të madh e diasporës ia kanë siguruar fitoren Albin Kurtit.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, është shprehur i bindur se shpërndarja e parave nga qeveria ka ndikuar në rezultat.

Në një intervistë për ATV, ai ka ironizuar duke thënë se me 300-400 milionë euro edhe në Shqipëri do t`i kishte fituar zgjedhjet.

“Ky precedent që u kriju, me shpërnda qindra miliona euro, shifrat janë zyrtare, nuk po flas sa janë dhënë nder dorë. Veç nëse ngjallet Ibrahim Rugova, se këtu nuk ke pse del ma në zgjedhje. Tepër pak janë 50 për qind, me 300-400 milionë në Shqipëri dhe në Maqedoni të Veriut i kisha fitu zgjedhjet. Me shku me gjithë ato para”, ka thënë Hasani.

Ai ka bërë me dije se duhet te ndalet me ligj një praktik e tillë.

“Totalisht është e pabarabartë, për këtë është ligji që të ndalon, në disa vende. Në Maqedoni me kushtetute e ke, t`i ndalon operacionet të caktuara financiare, e formon një qeveri 100 ditë para zgjedhjeve. Duhet me i bo ato, janë garancione kushtuese, ndryshe është e pakuptim gara zgjedhore”, ka thënë Hasani.

Kurse, analisti Shenoll Muharremi ka përmendur një faktor tjetër që ka mdikur në këtë fitore.

Ai ka vlerësuar se partia e Albin Kurtit e ka përmbysur realitetin me një “trik” elektoral.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se me sjelljen e votës së diasporës VV-ja e ka përmbysur realitetin.

“Kjo çka ka ndodhë më 28 dhjetor mundet me qenë shokuese, por edhe traumatizuese për partitë opozitare. Por, në fakt, realiteti nuk ka ndryshuar, vetëm është tjetërsuar. Faktet dhe trendet në Kosovë janë të njëjta. LVV ka qeverisë dobët dhe e ka keqmenaxhu ekonominë dhe energjinë, e ka rritur varfërinë dhe i ka acaruar marrëdhëniet me SHBA-në dhe BE-në. Ky fakt nuk ka ndryshu. Trendi i LVV-së është në rënie brenda vendit, te banorët e Kosovës që jetojnë këtu”, ka shkruar ia, duke treguar se çka ndikoi në rezultat.

“LVV e ka bërë një përmbysje të realitetit duke përdorë një “trik” elektoral që e ka deviju vullnetin e banorëve të Kosovës. Nëse i ka sjellë 150,000 votues nga diaspora, kjo mjafton me tjetërsu vullnetin dhe me përmbysë realitetin. Por kjo nuk është e qëndrueshme, është diçka që ndodh një herë në një datë apo afat kohor të caktuar”, ka shkruar Muharremi.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit i ka fituar bindshëm partia e Albin Kurtit.

Sipas rezultateve preleminare të KQZ-së, VV-ja ka ftuar 50.88%, PDK-së 20.30%, LDK-ja 13.27% dhe AAK-ja 5.51%.

JU REKOMANDOJMË

Vërshimet në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme del me raport
Kryesore

AME: Përmirësohet situata e vërshimeve në Kosovë

08/01/2026 - 19:31
Osmani pas takimit me Ulutas: Bashkëpunimi me KFOR-in dhe NATO-n thelbësor për sigurinë në Kosovë
Lajme

Osmani pas takimit me Ulutas: Bashkëpunimi me KFOR-in dhe NATO-n thelbësor për sigurinë në Kosovë

08/01/2026 - 19:26
Përditësimi i fundit, në këtë pikë kufitare pritjet po zgjasin deri 1 orë
Lajme

Përditësimi i fundit, në këtë pikë kufitare pritjet po zgjasin deri 1 orë

08/01/2026 - 19:12
Rrahmani i VV-së: Kurti dhe Rama, të dytë kanë bërë gabime
Lajme

Rrahmani: Nuk jemi shkri në PDK, por kemi marrëveshje

08/01/2026 - 18:55
Gjuha fyese që përdori Petkoviq ndaj Osmanit, reagon Prindon Sadriu: Të kujton taktikat e përdorura Millosheviçi e Putini
Kryesore

Nga një banesë 50 mijë euro deri te shtëpitë në Marigona Hill – Si u pasurua Vjosa Osmani ndër vite

08/01/2026 - 18:46
“Jemi me sytë nga ju”, vjen reagimi i parë i VV-së
Lajme

“As 50% e votave nuk e kënaqin Kurtin, synimet janë përtej qeverisjes”

08/01/2026 - 18:30

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një tjetër mandat për Vjosa Osmanin?, ja çka thotë Albulena Haxhiu

    Një tjetër mandat për Vjosa Osmanin?, ja çka thotë Albulena Haxhiu

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje kryetari i kësaj dege në PDK

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Pranoi qe mori një milion eurot nga BKS-ja: Do t’i kthej me keste…| Detaje nga deklarata e Valon Berishes se BKS-së

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Dështuan të bëhen deputet/ Këta kandidat nga VV pritet t’ia shohin hajrin formimit të qeverisë Kurti 3

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Ukë Rugova President ose Kryetar i Kuvendit” – Analisti zbulon se janë zhvilluar bisedime mes LDK-së dhe VV-së

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë